Balluku inspekton punimet për rrugën e aeroportit të Vlorës: Investimet në Vlorë impakt në të gjithë vendin

12 Nëntor 2022, 14:25Ekonomia TEMA

Balluku inspekton punimet për rrugën e aeroportit të Vlorës:

Rruga e cila do të lidhë aeroportin ndërkombëtar të Vlorës me autostradën Fier-Vlorë po transformohet rrënjësisht duke përmirësuar standardet për qarkullimin e automjeteve, numri i të cilave do të rritet ndjeshëm sapo aeroporti të vihet në funksion.

Punimet për këtë aks u inspektuan nga zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi dhe deputetin Blendi Klosi.

“E gjithë gjatësia e rrugës është 2.9 kilometra. Ka pasur një gjerësi prej 3 metrash, rrugë që shërbente vetëm për Akërninë. Tani ne kemi kaluar në një kurorë 12 metra të gjerë dhe me 9 metra asfalt. Është një rrugë kryesisht e drejtë, por duke qenë një zonë kënetore ka marrë shumë mbushje dhe kemi bërë dhe zhvendosjen e dy kanaleve”, informoi drejtori Berberi sa i takon këtij projekti.

Ndërtimi i aeroportit të ndërkombëtar të Vlorës, tha Balluku, ka nevojë edhe për të gjithë infrastrukturën e nevojshme, për të cilat tashmë ka nisur edhe puna.

“Duke vënë re ecurinë e shpejtë që ka projekti i aeroportit të Vlorës ne na është dashur që të fillojmë t'i përgjigjemi me infrastrukturë. Kështu që gjëja e parë që ka nisur përveç të gjitha lidhjeve të tjera që kanë të bëjnë me OST-në, OSHEE-në, ujësjellësin është dhe rruga që është pjesë shumë e rëndësishme e të gjithë projektit të integruar që ka të bëjë me aeroportin ndërkombëtar të Vlorës”, tha ministrja Balluku.

Duke ju referuar investimeve në qarkun e Vlorës, Balluku tha aeroporti i Vlorës do të jetë aeroporti më i madh në Ballkan, duke qenë kështu një ndër investimet më të rëndësishme për ekonominë e vendit, teksa përmendi gjithashtu edhe tunelin e Llogarasë apo projektin ku tashmë ka nisur puna për portin në zonën e Triportit.

“Të gjitha këto investime në Vlorë nuk kanë vetëm impakt në qark, këto janë investime që kanë impakt në Republikën e Shqipërisë. Aeroporti do jetë më i madhi në Ballkan, i kategorisë 4E dhe i jep gjithë rajonit një mundësi të re për të akesuar pa përdorur hub-et.

Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, sigurisht Shqipëria dhe Kosova nuk kanë më nevojë për hub-e të fluturojnë në kontinente të tjera dhe këtë do e ofrojë Vlora. Jo vetëm që do ndikojë ekonominë shqiptare turizmin shqiptar, por do ndikojë edhe atë rajonal dhe nga ana tjetër e njëjta gjë është dhe me tunelin e Llogarasë.

Tuneli i Llogarasë do të ketë një impakt të jashtëzakonshëm jo vetëm për qarkun e Vlorës”, nënvizoi Balluku. Për deputetin Klosi investimet, jo vetëm në bashkinë e Vlorës, por në të gjithë qarkun e kanë kthyer këtë zonë në një pol të rëndësishëm sa i takon zhvillimit turistik. “Janë të gjitha investime të ndërlidhura me njëra tjetrën sepse nuk mund të kishte një aeroport në një Vlorë të pazhvilluar e cila tashmë ka marrë zhvillime shumë të mëdha infrastrukturorë.

Padyshim nuk mund të ketë vetëm transportin ajror, na duhet dhe transporti detar. Prandaj investimet e mëdha që po bëhen në portat hyrëse detare të Vlorës do ta bëjnë Vlorën dhe gjithë jugun e Shqipërisë një pol të jashtëzakonshëm turistik”, u shpreh Klosi. Aeroporti i Vlorës është vetëm një ndër kantieret e shumta që sot po zhvillohen në qarkun e Vlorës dhe që do të kenë impakt të madh ekonomik jo vetëm për zonën, por për të gjithë vendin.

8 Komente

  1. U
    Un

    Bravo ju pune ,e cecenet e Non Grata ,Ilir Spiuni bejnë protesta

    1. P
      Per inat te sime vjerre

      Great . . !!!!!!!! Vlora...

      1. L
        Lymi

        Patjetër qe do kenë ndikim ne gjithe Repunlikën...psh kduke hedh 13 vjet rresht lekë ne Vlore dhe duke mos hedh asnje lek ne Durrës por perkundrazi duke i prishur edhe portin ....i keni heq 2 kafshatat e vetme të bukës qe kishte DR AFERIM Belës, atij plehrës qe na la Vangjushin dhurat edhe pastaj çau iku, piktorit, lali Fikut edhe çdo pushti tjetër qe ka punuar gjithe pasion per ti bere gropën DR edhe durrsakev per se gjalli

        1. A
          Aqif zylyftari

          O Lyme kujdes se ke proteste neser I duhesh vicidolasit

          1. L
            Lymi

            Te birit te Sheqeres i duhesh ti me Qife....ti dukesh nga ato qe nderron sahan sa here nderron pushteti

        2. Y
          Y.H

          Ju lumte, sinqerisht ju lumte.

          1. G
            Gjergji

            Ju jeni per kete vede. Po i ndryshon faqja keti vendi Edhe nje here forca.

            1. A
              ASD

              Perhere te njejtaf foto dhe video ne TV. Kjo debilja qe shkon ju sqaron inxhiniereve se cfare inxhinieret jane duke bere aty. Te dhjet se qeshuri. Kjo ka 3 muaj shkon cdo jave ne Vlore. Veliaj ka 3 muaj qe flet per shkollen Sami Frasheri. po boll o vlla boll se na cmenet.

              Lini një Përgjigje