Qeveria "ngrin" fashën 800 kilovat të energjisë dhe për nëntorin

8 Nëntor 2022, 17:43Ekonomia TEMA

Qeveria "ngrin" fashën 800 kilovat të energjisë dhe

Qeveria ka vendosur të mos aplikojë fashën e energjisë 800 kWh as për muajin nëntor. 

Lajmin e njoftoi zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në një deklaratë për mediat mbi situatën energjetike në vend.

"Është koha për solidaritet" tha ajo.

“Në rast se të gjithë bashkë vendosim të kursejmë qeveria shqiptare është e vendosur të mos ekspozojë asnjë abonent ndaj fashës pre 80 kilovatësh”, deklaroi ministrja.

Kryeministri Edi Rama ka shkruar në rrjetet sociale se shifrat e konsumit për muajin tetor janë domethënës ndërsa shton se janë marrë në konsideratë edhe parashikimet e motit për reshje në vijim dhe një rënie të caktuar në çmimin e tregut ndërkombëtar.

“Qeveria shqiptare po mbron të gjithë abonentët familjarë dhe biznesin e vogël nga goditja e çmimit stratosferik të energjisë

Shifrat e kursimit të energjisë për muajin tetor janë domethënëse dhe na japin mundësinë që fashën prej 800 kilovatësh të mos e aplikojmë as për muajin nëntor, duke konsideruar gjithashtu parashikimet e motit me reshje në vijim, si edhe një rënie të caktuar në çmimin e tregut ndërkombëtar të energjisë

Vetëm duke qenë të bashkuar me të vërtetat e kësaj situate ne mund dhe do ta përballojmë edhe këtë sfidë, ku THEMELOR MBETET KURSIMI”, shkruan Rama.

 

1 Komente

  1. J
    Jorgo

    o Bela o te lumte g...pi

    Lini një Përgjigje

    Blog Tema