Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj tha në një konferencë për mediat se Bordi i Transparencës përcakton çmimet e tregtimit të hidrokarbureve prej një viti dhe sfidoi mediat të vërtetojnë çfarë thuhet për funksionimin e tij.
“Ju sfidoj ju dhe këdo tjetër të vërtetoni atë që mediat kanë thënë dhe kanë rithënë në raste të ripërsëritura. Ju supozoni që Bordi merr vendimet jo në bazë të ecurisë së bursës, por në bazë të interesave që janë në fakt inekzistente,” – u shpreh Ibrahimaj.
Ajo deklaroi se efektet e uljes së marzhit të tregtimeve të hidrokarbureve janë të matshme dhe të llogartishme nga çdo qytetar që mund të kërkojë informacion.
“Ne kemi ulur marzhin ndjeshëm, më shumë sesa në gjysmë të marzheve që operoheshin një vit më parë,” – tha Ibrahimaj.
kjo nimfomania e shkrete
ik moj gerdalle meso te flasesh njehere pa leter para ,e pa afte ,ministrja e 140$ karagjoze