Shqipëria ndalon naftën ruse, miraton embargon e vendosur nga BE  

13 Nëntor 2022, 17:39Ekonomia TEMA

Shqipëria ndalon naftën ruse, miraton embargon e vendosur nga BE

Shqipëria ka ndaluar importimin e drejtpërdrejt, apo të tërthortë të naftës ruse. Vendimi është marrë ditën e premte nga ana e Qeverisë.

Embargoja ndalon edhe përdorimin e territorit të Shqipërisë si tranzit për naftën e prodhuar, apo tregtuar nga kompani që janë nën bllokadën e vendosur nga Bashkimi Europian prej 3 qershorit të këtij viti.

Vendimi i Qeverisë bazohet te rregullorja e miratuar nga Këshilli i Bashkimit Europian për masat shtrënguese ndaj Rusisë si përgjigje ndaj agresionit të saj në Ukrainë.

Sipas kësaj rregulloreje, kontratat e njëhershme nuk ndalohen deri më datë 5 dhjetor të këtij viti, ndërsa kontratat afatgjata të nënshkruara para datës 4 qershor do të mund të zbatohen deri më 5 shkurt të vitit të ardhshëm.

Gjatë vitit 2021, Shqipëria importonte nga Rusia 11 për qind të totalit të karburanteve, ose rreth 75 mijë tonë.

2 Komente

  1. E
    Eto

    Nafta ruse blehet nga kompanite amerikane, e shitet me.cmime te larta . Gjoja embargo dhe sesin po vete amerikanet me shtrenjte. Ne ate krahe flini se i bete embargo. Po e hame sa krahu me lojera politike . Hajde se mbani ju popull

    1. T
      Trojan

      Ne s jemi ne evrope c pune kemi ne me embargo ,franca dhe gjermania marin sherbimin e rusise nepermjet kanaleve dytesore ,gjermania franca italia kroacia gjithashtu i shisnin arme russise pavaresisht embargos

      Lini një Përgjigje