
Kompania ANK nuk ka siguruar dot financimin e nevojshëm për të ndërtuar rrugën Milot-Balldre, të përfituar përmes një PPP-je në vitin 2019.
Ministria e Infrastrukturës i ka kërkuar kompanisë zgjidhjen e kontratës koncesionare, që në dhjetor të vitit të kaluar, pas tejkalimit të afateve të parashikuara në kontratë.
Koncesioni me vlerë 150 milionë euro u votua në Kuvend në korrik të 2019-s. Sipas kontratës, brenda 12 muajve kompania duhej të dorëzonte projektin e rrugës prej 16 kilometra të gjatë, të kryente pagesën e sigurimit të kontratës prej dy për qind të investimit, ose rreth 3 milionë euro dhe të siguronte financimin.
Afati u shty me një vit nga të dyja palët, por sërish kompania nuk siguroi dot financimin e nevojshëm për nisjen e punës. Bilancet e dorëzuara nga ANK në Qendrën Kombëtare të Biznesit para se të përfitonte këtë koncesion tregonin se të ardhurat e saj ishin rreth 3 milionë euro, ose 2 për qind e kostos së investimit.
Mund të më thoni në cilin vend të botës të japin konçension me PPP me 2% të vlerës. Pa llogaritur këtu cila bankë të krediton me kaq (nqs jo asete, që nuk bën vaki). Duket ashiqare se bie erë pisllik dhe klientelizëm. Pyeteni pak Belën - belanë... Ça shpjegimi jep??
ia gjen narkotiku i gjate ne Dubai
A u sekuestrua sigurimi i kontrates, apo nuk eshte bere akoma?! Nese jo si mund te kalonte ne parlament pa u derdhur sigurimi i kontrates?! Lush mban pergjesi finanzieren e me tej per moskryerjen e punes?!