Ministri gjerman: Shqipëria të shmangë gabimet e BE në bujqësi

15 Nëntor 2022, 17:14Ekonomia TEMA

Ministri gjerman: Shqipëria të shmangë gabimet e BE në

Nga Ani Ruci

DW

 

Ministri gjerman i Bujqësisë, Cem Özdemir, tha në intervistë për DW, se Shqipëria duhet të zhvillojë bujqësinë duke shmangur gabimet e BE-së, si p.sh. përdorimi i tepruar i pesticideve.

DW: Cili ishte qëllimi i vizitës tuaj zyrtare, një ditore, në Shqipëri?

Cem Özdemir: Me aq sa di, kjo është vizita e parë në Shqipëri e një ministri gjerman të bujqësisë, gjë që duhej të kishte ndodhur më parë. Kemi marrdhënie shumë të mira me kolegët në Balkanin Perëndimor (BP). Qeveria gjermane dhe kancelari Scholz mbështesin qëllimin e vendeve të rajonit që hap pas hapi t'i afohen më shumë dhe t'i bashkohen Bashkimit Europian, (BE). Shqipëria po ecën vërtet përpara me hapa shumë kurajoze duke kryer reforma dhe modernizuar ekonominë e saj, bujqësinë, adaptuar marrëveshjen e gjelbër dhe strategjine e BE. Dhe në të njëjtën kohë edhe në politikën e jashtme: shikoni rolin që Shqipëria luajti gjatë Presidencës së saj të OSBE-së dhe tani në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Baskuara, ku ka mbajtur një qëndrim shumë të qartë për sanksionet ndaj Rusisë dhe ka dënuar agresionin e pajustifikua rus ndaj Ukrainës. Jemi shumë të lumtur që Shqipëria ka një pozicion shumë të qartë. Kemi shumë gjëra të përbashkëta: fërmerët, konsumatorët tanë për fat të keq po vuajnë për shkak të luftës të nisur nga Rusia, kemi inflacion dhe rritje të kostos së jetesës. Mendoj që është një mundësi e mirë të dëgjojmë dhe të mësojmë nga njëri-tjetri

DW: Cilat janë sfidat e përbashkëta, për kapërcimin e të cilave Gjermania dhe Shqipëria mund të bashkëpunojnë?

Cem Özdemir: Të dyja vendet vuajtën nga kriza prej pandemisë corona, që pati një ndikim të thellë në ekonomitë tona dhe qytetarët tanë. Lufta e pajustifikuar e Rusisë ndaj Ukrainës, inflacioni i lartë, kriza ekonomike. Natyrisht kriza më e madhe e njerëzimit në këtë shekull është ajo e ndryshimeve klimatike, humbja e bio-diversitetit. Ne lypset të merremi me të gjitha këto kriza duke bashkëpunuar me njëri tjetrin. Nuk ka asnjë kuptim të shtyhet lufta kundër ndryshimeve klimatike. Mendoj që kjo nuk duhet bërë nesër apo pasnesëe, duhet bërë sot, tani. Kemi humbur kohë, duhet ta kishim bërë së bashku më herët. Jam shumë i lumtur që kemi të njëjtin mirëkuptim me Shqipërinë, gjë që e bën bashkëpunimin më të lehtë.

DW: Cilat mendoni se janë sektorët e bujqësisë ku Gjemana dhe Shqipëria mund të bashkëpunonë, tani që zhvilluat bisedime me homologen tuaj shqiptare, ministren e Bujqësisë dhe të Zhvillimit Rural, Frida Krifca dhe vizituat agrobiznese në Krujë dhe Lezhë?

Cem Özdemir: Shqipëria po hedh hapa kurajozë dhe po ecën përpara. Shqipëria ka bërë progres, siguron prodhime bujqësore për tregun e saj dhe eksporton. Janë prodhime me cilësi që vlerësohen jashtë vendit. Jam thellësisht i bindur që hap pas hapi Shqipëria do t'i afrohet BE-së dhe do të ecë drejt anëtarësimit. Sikurse e dini, sektori i bujqësisë është shumë i rëndësishëm, është një nga parakushtet për t'iu bashkuar BE.

DW: Çfarë reformash dhe ndryshimesh duhet të duhet ndërmarrë Shqipëria në sektorin e bujqësisë që t'u afrohet standardeve të BE-së në këtë sektor të ekonomisë?

Cem Özdemir: Jo gjithçka në BE është e përkryer dhe jo gjithçka në Shqipëri është e gabuar. Natyrisht, që duhet vendi të adaptojë strategjitë për të cilat kemi rënë dakord në Bruksel. Por ndërkohë është gjithashtu e rëndësishme që Shqipëria të shmangë gabimet që janë bërë në BE si p.sh. përdorimi i tepruar i pesticideve apo të zbatojë politika të tilla që kemi pasur për një kohë të gjatë në Gjermani si prodhimi masiv me çmime të lira. Rezultatet janë të dukshme: shumë fermerë tani duhet të mos prodhojnë më në këtë mënyrë. Është një përvojë për të dyja palët që duhet marrë në konsideratë.

DW: Gjermania është ndër vendet që kryesojnë në nivel ndërkombëtar për përdorimin e mjeteve dhe teknologjive moderne në sektorin e bujqësisë, ku Shqipëria lë për të dëshiruar. A mendoni se Gjermania mund t'u ndihmojë fermerëve dhe zhvillimit të bujqësisë në Shqipëri me teknikën dhe mjetet e saj moderme?

Cem Özdemir: Me siguri. Dy ministritë do të bashkëpunojnë. Gjatë vizitës dhe bisedimeve që pata në Tiranë u informova që Universiteti Bujqësor i Tiranës bashkëpunon me shumë universitete dhe qendra të Gjermanisë, si me atë në Shtutgart dhe ka shumë programe shkëmbimi mes dy vendeve. Ky është një investim shumë i rëndësishëm dhe me vlerë që justifikon paratë e taksapaguesve gjermanë. Dhe do ta vazhdojmë këtë, sepse vërtet është shumë e rëndësishme që brezi tjetër i atyre që punojnë në bujqësi të studiojë dhe ta marrë përsipër zhvillimin e mëtejshëm të bujqësisë. Duhet ta ndihmojmë këtë brez, ta inkurajojmë t'i japim mundësi të studiojë jashtë vendit. 

2 Komente

  1. B
    Bujku pa toke

    Pallavra. Bujqesia ne Shqiperi eshte eshte kthyer ne Mesjeten e Hershme. Njerzit punojne token me parmende dhe ne rastin me te mire me qe (ne shumicen e rasteve me gomar) e ky flet per perdorim pesticidesh!! Ku do ti gjejne leket njerzit te blejne pesticide? Po edhe po gjeten nuk dine ti perdorin. Te gjithe qeverite jane tallur me fshatin. E kane pare thjesht si thes votash. Nuk ka asnje lloj vizioni per zhvillimin e bejqesise edhe pas 30 vjetesh..(Ah me falni harrova "Akademine e Barinjve"). Nuk kemi c'bejme. Do presim keta akademiket c'te na thone. Qahemi pastaj pse ikin njerizit dhe punojne tokat apo vjelin ullinj ne Greqi. Shyqyr qe ishte Greqia se do kishin vdekur njerzit per buke me keq se nga murtaja. Duhen shume leke, jashterzakonisht shume leke per te zhvilluar sadopak bujqesine shqiptare. Lere pastaj ta sjellesh ne nivel Europian. Por ne kemi vendosur ti hedhim leket tona ne ndertim, te exportojme fuqi punetore te pakualifikuar dhe te importojme dhe domatet..Gjerat ndryshojne, por nuk ka vullnet politik. Duket te gjithe politikanet duan ta lene Shqiperine nje vend qe nuk prodhon asgje sepse parneret e tyre kudo qe jane duan te shesin plehrat e tyre...dhe themi po na semuren njerzit..

    1. s
      saliu

      ligji mallkuar "7501/1" i te pa vizion nga s.berisha dhe "7502/2" i rames i legalizimit te objekteve te ndertuara perkatesisht ne parcelat sipas ligjit7501 e kane shnderruar bujqesine dikur avangarde ,sot ne nje prapambetje totale ku kostoja per njesi prodhimi eshte shume e larte ne krahasim me simotrat shtete fqinje.Aq me keq jane difekte te pariparueshme ckah vendi yne rrjedhimisht ka nje te ardhme te zymte.E tmerrshme si mund te punohet nje parcele toke me gjeresi 9x100m me traktor.Dhe rrjedhimisht a ka rendiment.Perse nuk mblidhen partite dhe presidence te shfuqizojne ligjin antikombetare 7501.Vertete eshte beme e madhe nese e mendoni sadopak me te kaluaren para viteve 90.Mos te harrojme se vendi yne radhitej nder vendet me tokat me te sistemuara.ndersa sot jo vetem qe nuk punohet 7501 por siperfaqe totale pa asnje kriter eshte shperdoruar me te ashtequajturin investime.Sa eshte kostoja e kompensimit te te ish pronareve.na e thoni pakez ti sali dhe ju edi rama.ete tjere e te tjera ,kapitull qe nuk mbyllet lehte.

      Lini një Përgjigje