320 mln euro për aksin Lekaj-Fier, Rama: Shteti nuk do të japë asnjë qindarkë, do jetë me pagesë dhe do e vendosë privati

15 Nëntor 2022, 11:46Ekonomia TEMA

320 mln euro për aksin Lekaj-Fier, Rama: Shteti nuk do të japë

Kryeministri Edi Rama foli në konferencën me gazetarët pas shpalljes së fituesit për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e aksit rrugor Lekaj-Fier me një vlerë financimi prej 320 milionë eurosh.

Rama u shpreh se investimi është 100% privat dhe do të jetë me pagesë, përveç segmentit alternativ që do të vijojë të jetë pa pagesë. Ai u shpreh se shteti nuk do të japë asnjë qindarkë për ndërtimin e kësaj rruge.

“Jo më larg se dje pashë një lajm një lajm Balluku: 7 mln km në rrugën Lekaj. Kush e lexon këtë thonë booo 320 milion nga buxheti për dikë. 

Bëhet fjalë për diçka komplet tjetër. Rrugë që do të ndërtohet pa asnjë qindarkë nga shteti.

Investim 100% privat dhe do të jetë me pagesë përkundër një segmenti alternativ pa pagesë. 

Sa herë kaloj te nënkalimi i Shqiponjës them me vete po këta që diskutonin km kaq, kur kalojnë këtu si ndihen. 

Ju kujtohet sa shumë e kanë gënjyer këtë milet. Një km është ajo. Si quhet në gjuhën inxhinierike, jo në gjuhën time si artist. Ku di ti se çfarë ka në atë kilometër dhe flet”, tha Rama.

14 Komente

  1. N
    Nje arkitekt me 30 vite eksperience

    Degjo ti loqe km. Ai nenkalimi te shqiponja eshte "vepra" arkitektekturore me idiote qe mund te ekzistoje. Po simor ai qe do te hyje ne qender te tiranes kur vjen nga durrsi hyn djathtas ne nje ulluk te ngushte sa per dy makina dhe pastaj edhe me semafor 90 sekonda. Dhe behet lemsh trafiku. Nderkohe qe ata qe vijne nga durrsi dhe duan te hyne ne unazen e madhe per te astir ne vend te hyjne djathtas lart, hyjne drejt poshte ne nenkalim dhe pastaj devijojne djathtas. Duhet te jesh budalla i madh si projektues po edhe hajvan qe mos e shohesh dicka te tille ne kohe e ta korigjosh. Djale i mbare se ke mire. Dalin njerezit nga tirana per durres dhe ne vend qe te hyjne direkt drejt ne autostrade, devijojne majtas njehere ne nje rruge te ngushte. Ti sje ne terezi o trap i gjate.

    1. D
      Detari

      Thjesht pastrim parash.

      1. E
        Emigranti

        Kot lodhesh zoti KRYEMINISTER! Per fat te keq, njerzit ne kete vend jane "specialist" per gjitheçka, vetem se kane nje te keqe te vogel: Nuk u a mer mendja qe nje KRYEMINISTER mund te jete edhe i SINQERTE, kjo pasi qe nga viti i mbrapshte 1992 deri me 2013, kete vend e kane qeverisur QENTE.

        1. j
          jonel

          Perse vazhdohet me rruge me pagese apo me qe jane "rritur" rrogat shume.

          1. g
            gjergji

            Te lumte Rama.Keshtu behet Shqiperia Europe.Si cdo mall i nevojshem ditor qe njerezit zgjedhin.Pra nese don rruge moderne private paguaj,ne se nuk don,udheto ne rrugen e vjetet pa pagese. Ne kapitalizem cdo gje paguhet ,kapitalizmi te krijon mundesi te ndryshme por nuk eshte FILANTROP.

            1. J
              Jorgo

              "gjergj" bolja, ku i ke shoqet sot? shume pak po komentoni

              1. A
                ASD

                Nuk ka zgjedhje o gjergj se rruga re do behet mbi te vjetren. Te dytesorja do jete xhaja me karroc me kal.

              2. E
                Ej e ke seriozisht plako?!

                “Sa here kaloj te nenkalimi i Shqiponjes them me vete po keta qe diskutonin km kaq, kur kalojne ketu si ndihen”, thote! Ja ta them une se si ndihem sa here kthehem nga Durresi per ne Tirane: me ze dhimbja e kokes qe ne Vore kur mendoj trafikun ne palo- zgjidhjen qe keni bere me mbikalimin, ku jugu e veriu ngucen ne nje pacavure devijim per te hyre ne qytet! Ti e ke ne rregull mor vlla, se hyn me fenelina ne Tirane!

                1. E
                  Ej e ke seriozisht plako?!

                  “Sa here kaloj te nenkalimi i Shqiponjes them me vete po keta qe diskutonin km kaq, kur kalojne ketu si ndihen”, thote! Ja ta them une se si ndihem sa here kthehem nga Durresi per ne Tirane: me ze dhimbja e kokes qe ne Vore kur mendoj trafikun ne palo- zgjidhjen qe keni bere me mbikalimin, ku jugu e veriu ngucen ne nje pacavure devijim per te hyre ne qytet! Ti e ke ne rregull mor vlla, se hyn me fenelina ne Tirane!

                  1. E
                    Ej e ke seriozisht plako?!

                    “Sa here kaloj te nenkalimi i Shqiponjes them me vete po keta qe diskutonin km kaq, kur kalojne ketu si ndihen”, thote! Ja ta them une se si ndihem sa here kthehem nga Durresi per ne Tirane: me ze dhimbja e kokes qe ne Vore kur mendoj trafikun ne palo- zgjidhjen qe keni bere me mbikalimin, ku jugu e veriu ngucen ne nje pacavure devijim per te hyre ne qytet! Ti e ke ne rregull mor vlla, se hyn me fenelina ne Tirane!

                    1. x
                      xhoxhi

                      E bëtë bajat këtë punë.Na thua shteti nuk do paguajë asnjë qindarkë.Dakort.Po privati do verë taksë për rrugën?Do verë.Do paguajnë shqiptarët?Do paguajnë dhe kushedi për sa vjet.Shteti do marë TVSH-në?Do e marë.Pra shqiptarët do paguajnë për privatin dhe për shtetin.Lavdi PPSH-së

                      1. E
                        ERTV

                        Ehh çfarë po i bëni atij populli dhe vendi.... E rropën. Por derisa ka vënë Belanë aty... Kuptohet. Për analogji kujtoni zv kryeministrin Erion Braçen.. A u morr ndonjëherë ai me kësi gjërash. Kjo vazhdon, me ministrinë e transporteve, ka vënë një kukull atje dhe vazhdojnë projektet me Ramën. Kjo del përditë jo si zv kryeministre por si Kingstree vetem me rrugët. Aq legena janë sa thonë segmenti aktual do të rrijë pa pagesë. Por në fakt nuk ka asnjë segment aktual ose dytësor. Por vetëm do të zgjerohet rruga, ai aktuali. Pra dikush sipas këtyre shton 320m€ në fakt kjo është shifra lavatriçe. Se relaisht janë shumë e shumë më pak. Dhe Shqiptaret do ta paguajnë nga hundët. Dhe këtyre bashkim oligarkëve dhe klientelistëve ju falet rruga egzistuese bërë nga paratë publike dhe paret e Shqiptarëve. E kuptoni çfarë bëhet. Dikush do bëj një zgjerim dhe pak gjurmë e re. Dhe do bëhet koncesionar i të gjithës pra dhe asaj egzistuese. Dhe do vjeli Shqiptarët përditë për sa kohë do zgjas koncesioni. Kjo shpjegon mos transparencën dhe mbylljen shpejt e shpejt me një ofertë. Me gjasme bashkim 8 firmash ku më të shumtat janë për kortezi që të justifikohet dallaveri. Ja kaluan dhe Salehut Rilindje hajdute.

                        1. T
                          TAFIL TERFILI

                          autostradat kudo jan me pagese...cdo vend ka tarife te personalizuar...po s deshe me pagu merr rrugen dytesore...dhe mos kujtoni se rruget dytesore jane me te mira ...flas per italine..se shqiperia..udine milano ne autostrade e bo per 3 ore e gjys...vajtje ardhje 82 euro...i here e kom bo me rruge dytesore...7 ore per te shku...pranej mos lajthisni...a sa per hyrjen ne autostrade..nga kodra e diellit qe kom shpine...morr tanxhencialen..dhe direkt ne autostrade...

                          1. A
                            Arbërori

                            Tafil Terfili O taljano, thuhet "unazë", jo "tanxhenciale" (tangenziale)... Ehh mor taljano taljano...

                          Lini një Përgjigje