Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë: Nga tetori rriten pensionet dhe rroga minimale

14 Shtator 2022, 12:47Ekonomia TEMA

Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë: Nga tetori rriten pensionet dhe

Ministrja Delina Ibrahimaj pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë bëri publike vendimet e marra.

Ibrahimaj: Me këtë indeksim të dytë ne e çojmë rritjen e pensioneve për citin 2022 në nivelin 9.5 %. Nga ky vendim përfitojnë të gjithë kategoritë e pensionistëve, pra rreth 678 mijë pensionistë të cilët nga pensioni që do të marrin nga muaji tetor do të kenë një rritje të pensioneve të tyre në nivelin 9.5 %.

Morën edhe një vendim për sa i përket rritjes së pagës minimale në shkallë vendi. Me këtë vendim paga minimale do të hyjë në fuqi 34 mijë lekë dhe ky është një endim i cili prek një numër të madh të punësuarish. Janë mbi 200 mijë të punësuar që përfitojnë.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave shtoi se qeveria ka bërë transparente të gjitha vendimet me qëllim shkurtimin e shpenzimeve buxhetore.

4 Komente

  1. P
    Pensionisti i Porcelanit

    Faleminderit ministre profesioniste dhe njeri i mire Delina Ibrahimaj!

    1. P
      Pensionisti ”komunist”

      E megjithate une pensionisti i metalurgjikut me pensionin e Enver Hoxhes merrja dyfishin e ushqimeve baze qe marr sot. Vetem mishi atehere kushtonte 12 leke ndersa sot 900 leke. Atehere blija 25kg mish ndersa sot 12kg me leket e pensionit.

      1. P
        Pensionisti i shkolles se qenve

        Kur qenka bere mishi 900leke? Me thuaj ku eshte kasaphanja qe te vi te blej une se tek kasaphanja e lagjes sime ketu ne Tirane, mishi qe shet kasapi pi Dibre eshte 1150 leke nje kilogram, qe kur e gatuan duket sikur ha opinga gome jo mish.

        1. P
          Pensionisti i Porcelanit

          Enver Hoxha udhehoqi me sukses te plote Luften Antifashiste ne Shqiperi, rindertoi vendin e shkaterruar nga lufta, por ai deshtoi ne ndertimin e shoqerise socialiste me metoda feudokomuniste. Une kam punuar per socializmin ne Shqiperi 40 vjet, por ate e gjeta ketu ne Suedi, duke u shperblyer si njeri, ndonese pa punuar asnje dite.

        Lini një Përgjigje