
“Gjysmë kg djath, 7 mijë e 500 lekë. E kupton, shumë e shtrenjtë. E blejmë me pikatore”, thotë një qytetar.
Në një kohë që qytetarët thonë se po blejnë më pak për shkak të çmimeve të larta, Instituti i Statistikave raporton për rritje të konsumit në vend.
Sipas INSTAT, në 3-mujorin e parë të vitit shitjet me pakicë u zgjeruan me 4.4 për qind në raport me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë.
“13 mijë lekë një kile mish dhe 15 mijë lek një kile djath. Çfarë të blesh”, shprehet një qytetar.
Dhe pikërisht në këtë kategori, pra shportën bazë të ushqimit, INSTAT raporton për shtim të konsumit me 3.9 për qind, ndjekur nga artikujt jo-ushqimorë me 5.1 dhe karburantet me 5 për qind.
Kreu i Unionit Agro-Ushqimor, Theodhor Kristuli e shpjegon këtë mospërputhje me diferencat në treg që ofron produkti nga importi me atë vendas.
“Duhet të sqarojmë se çmimet e produkteve nga importi kanë rënë. Këtu ka konsum normal. Problemi i madh është me produktin vendas që po vijon të jetë i shtrenjtë. te kjo kategori ka rënie të konsumit”, thotë Kristuli.
Megjithatë, për Kristulin kriza e konsumit në vend nuk është larg. “Drastikja është në horizont. Ajo të shtonte shpenzimet e prodhuesve duke rritur çmimet”, shton ai.
Të dhënat nga INSTAT reagojnë ndërkohë se niveli i inflacionet te produktet e konsumit në ved vijon të mbetet në nivele të larta, megjithëse në fundin e tremujorit të parë tregoi shenja zbutjeje.(A2)
Qytetaret genjejne. Nuk u ngopen kta. Vetem te diskretitojne qeverine dine. Ne bote po vdesin per buke...mos ishte Edi do vdisnit.
Instat krahason me vitin 1938. Ne jemi shume mire. Sufllaqet tani jane edhe me mustarde
Me falni por ka dicka qe nuk shkon.Inflacion do te thote shvleresim I monedhes vendace qe detyron qe cmimet te rriten ndersa ketu leku eshte monedha qe po I hedh tuc gjithe valutat e huaja dhe cmimet vazhdojne te rriten.