Rama: Do i godasim pa mëshirë ata biznesmenë që nuk u japin hakun punonjëseve! Jemi ‘në luftë’ për krah pune

1 Maj 2023, 21:20Ekonomia TEMA

Rama: Do i godasim pa mëshirë ata biznesmenë që nuk u japin

Me kritika të shumta u drejtua kryeministri Edi Rama ndaj disa prej pronarëve të fasonerive në Korçë, për të cilët tha se kishte një mesazh pasi po shfrytëzojnë gratë me paga nën kufirin minimal të përcaktuar.

Ai tha se të gjithë ata punëdhënës që shfrytëzojnë punonjëset me paga minimale do të kenë pasoja të rënda siç edhe ligji e përcakton.

“Kam një mesazh për dy a tre individë që nuk po ua përmend emra, që janë pronarë në industrinë prej material porositësi dhe nuk u japin grave atë rrogë që meritojnë. Unë u coj një mesazh që të rregullojnë urgjentisht marrëdhëniet me ato gra që punojnë aty. 40 mijë lekshin nuk duhet ta diskutojnë aspak, duhet ta japin në bankë. Bëjnë mirë të marrin avokatë nëse janë analfabetë dhe nuk dinë të lexojnë ligjin. Ta lexojnë dhe të shohin se çfarë pasojash kanë nëse u hanë hakun punëtorëve tek paga.

Nëse nuk futen në kornizën e ligjit, do më kenë mua tek fabrika, për t’i bërë leckë në sy të të gjithë popullit shqiptar. Dhe pastaj t’u rrojnë miliardat, t’u rojnë miliardat dhe shtëpitë e treta. Sepse do ta kenë për turp të shohin në sy fëmijët e tyre. Sepse ato gra janë si motrat dhe nënat e tyre që meritojnë hakun. Sipërmarrësve u them: ua njohim të gjithë kontributet, por ama atyre sipërmarrësve që nuk do kuptojnë se kemi hyrë në një luftë në Europë për krahun e punës, do t’i godasim pa asnjë mëshirë, do i bëjmë shembull, do i vëmë në rrugë dhe tabela dhe do u themi turp turp!”-tha Rama.

8 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    zagar i Sorrosit, erdoganit vuqiqit, lol

    1. L
      Lani

      Po sikur te mos ishte dhe aq problem krahu i punës?! Atëherë boll i kanë punonjëset rrogat?!

      1. A
        Apo jo?

        Megjithese duket thirrje humane, ne thelb ajo eshte rrumpallizem. Nuk ka shejtan ne boten kapitaliste qe te rregulloje me urdher "haken" qe duhet paguar. Kjo eshte nje marredhenie midis punedhenesit dhe punemarresit dhe vetem tregu dikton cmimin e punes. Me ben pershtypje se ne Shqiperi, partite e kane bere ne mode te jene kunder "oligarkeve" dhe harojne se ata jane shtylla e ekonomise ne nje shoqeri te shendoshe kapitaliste. Bile edhe Sali Berisha qe duhej te ishte i djathte dhe "kapitalist", shan "oligarket" si marksist-leninist qe eshte dhe perfaqesues i Revolucioni te Proletaritait. Rama dhe kushdo mund te ndeshkojne kedo qe shkel ligjet, por nuk kane te drejte te diktojne rrogat. Ata mund te caktojne nje "rroge minimale", por per kete duhet qe vet Rama te ndimoje ata "oligarke" qe nuk e arrijne dot kete rroge per punonjesit e tyre, nepermjet nderhyrjes nga buxheti i shtetit...Pjesa tjeter eshte "ma nep-ta nap" dhe lini rehat bisnesmenet ne so doni qe dikush te punoje ne Shqiperi. Bisnesmenet jane njerez te nderuar dhe nuk duhet te katandisen ne "daulle" per propagande, apo per vota....

        1. I
          Idioti

          Mjaft me propogande boshe shteti ate detyre ka te vendosi rregulla qe te mbaje ekulibrin midis paleve .ke dhjet vite qe duhet te ushtroje kete funksion keshtuqe ka dy gjera o je budalla o maskara

          1. J
            Jurgeni

            Mire o gari mire vazhdo programin ti.

            1. H
              Homer

              Bletet kane ik ka ngel vetem Kosherja.

              1. P
                Phoenix

                Komunistet gjithmone i shpallin lufte iniciatives se lire dhe te drejtes se prones. Dhe kete lufte, e kamuflojne gjoja per te miren e komunitetit ose masave, por pa i pyetur ato. Nen kete kamuflazh me fjale te bukura per mendjet e dobeta ata zbatojne urdherat e nje grushti njerezish te korruptuar, qe te shkaterrojne pavaresisne dhe lirine ekonomike te shumices dhe te krijojne varesi te sistemi i tyre despotik. Keshtu ata marrin kontrollin mbi c'do gje duke rrenuar gjithcka njerezore e te mire.

                1. E
                  Eni

                  Fillo me oligarjet se I ke prane

                  Lini një Përgjigje