Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane sapo ka mbërritur në aeroportin e Katanias nga Shqipëria, ku kishte shkuar për arsye studimi.
Rafaelo Beqaj u arrestua nga policia për akuzën e vrasjes së rëndë në rrugë. Punonjësit e policisë kufitare kanë kryer masën e mbajtjes në arrest shtëpie të lëshuar nga gjyqtari hetues.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 3 të 18 dhjetorit të vitit të kaluar në Acireale. Shqiptari drejtonte një makine Audi Q8 kur goditi për vdekje një 16-vjeçar që po lëvizte me një skuter.
Makina me të riun shqiptar që e drejtonte, duke dalë kundër trafikut dhe me shpejtësi të madhe nga Corso Italia, është përplasur ashpër me skuterin që drejtonte i mituri.
Ky i fundit, i cili e kishte të lidhur mirë kaskën, është hedhur disa metra larg nga vendi i përplasjes dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme për shkak të plagëve të marra.
Policia ka rikonstruktuar dinamikën e aksidentit dhe përgjegjësitë e personave të përfshirë, duke konstatuar se ka tregues të rëndë fajësie ndaj shtetasit shqiptar.
E mer Beqir mer Beqo.. ene Rafaelo u bone ti por perseri mbete nje....beqir!
24 vjec per studime me audi Q8,,,mos esht cuni kopil i like Floririt ky,,,