Kadastra kallëzon në SPAK drejtorin e Fierit: I shkaktoi shtetit 9.5 mln lekë dëm

24 Maj 2023, 14:40Kronika TEMA

Kadastra kallëzon në SPAK drejtorin e Fierit: I shkaktoi shtetit 9.5

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka kallëzuar në SPAK drejtorin e Kadastrës së Fierit Arben Voja si dhe specialisten pranë DVASHK Fier, Shpresa Gjikondaj.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh në një dëm të përgjithëm për shtetin shqiptar prej 9.575.060 Lekë.


Nga kontrolli i ushtruar, janë gjetur 36 raste ku nga zyrtarët e lartë tashmë të kallëzuar penalisht, nuk është llogaritur tatimi prej 15 përqindësh.

Sipas verifikimeve, për të njëjtën pasuri të paluajtshme, drejtori i Kadastrës Fier, pas aplikimeve të njëpasnjëshme ka nxjerrë deri në katër përllogaritje të ndryshme, duke shkaktuar në këtë mënyrë një dëm të konsiderueshëm ekonomik.  

Lini një Përgjigje