Me makinë me qira, 28-vjeçari norvegjez kapet duke shpërndarë kokainë në Patos

19 Prill 2026, 11:11Kronika TEMA
Me makinë me qira, 28-vjeçari norvegjez kapet duke

Një 28-vjeçar nga Norvegjia është arrestuar nga policia në Patos të Fierit, i cili dyshohet se shpërndante kokainë.

Sebastian Temples qëndronte përkohësisht në një ambient të marrë me qira në fshatin Sheqishte të Patosit. Nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij, i marrë me qira, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike.

“Banonte përkohësisht në  Patos dhe dyshohet se ushtronte veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta (kokainë), vihet në pranga 28-vjeçari nga Norvegjia.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast në këtë fushë.

Si rezultat, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi S. T., 28 vjeç, banues përkohësisht në një ambient të marrë me qira në fshatin Sheqishte, Patos.

Nga kontrolli i ushtruar ndaj tij dhe automjetit (të marrë me qira) që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila dyshohet se do të shpërndahej me qëllim përfitimi financiar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.

3 Komente

  1. x
    xha Braho

    hahahahahahaahhaa oh sa kom qesh! Ne Patos.......ku ka vetem pleq e plaka. hahahahahahaha

    Përgjigjjuni
    1. B
      Botë e qelbur

      Tamam norvegjez. Të kishte zgjedhur më mirë Laçin. Mund tja kishte dalë.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bruno

        mos i qr o shoku. po na vijne ene norvegjezet me shit kokaine ketu ne shqiperi??? cne qe zgjodhe patosin or taj? t'kishe ardh knej nga Tirona dhe do kishe fitu ma shume. eh cfare na ka gjet

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje