Policia ka proceduar penalisht sot në 20 prill një 33-vjeçar, pasi dyshohet se ka përhapur informacione të rreme në rrjetet sociale, duke shkaktuar panik tek qytetarët.
Sipas uniformave blu, i riu ka shkruar në rrjetet sociale se kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës dhe punonjës të bashkisë janë të infektuar me SIDA. E.K u procedua penalisht për veprën penale “Përhapja e informacioneve të rreme që ngjallin panik”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua celulari i 33-vjeçarit.
Procedohet penalisht një 33-vjeçar, pasi dyshohet se ka përhapur informacione të rreme në rrjetet sociale, duke shkaktuar panik te qytetarët, me pretendimin se kryetari i bashkisë dhe punonjës të bashkisë janë të infektuar me HIV/AIDS.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. K., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua celulari i 33-vjeçarit.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Edhe Bisha çfare nuk ka llomotitur gjithehere, nuk ka faj djaloçi 33 vjeç qe ndjek maskarain se babë e ka.
Po kish i ha këto trapllëqe të infektohen 18 ne HIV në 2026 i bie të lahen një herë në vit dhe të mos njohin sapunin
Mos njohje Sapuni .....hahahahaha !!! Trampi thonte pini disinfektues Banjosh per tu kuru nga Korona,kurse ju (pika G e qejfit ) keni zbulu Sapunin si "ilaq" per Siden ...nga cili Burg e keni shkruar komentin ?!
mondo HIV perhapet kryesisht nga mospasteria folenë e vet ka pasur në vendet më të varfëra të Afrikës dhe nuk transmetohet pa prekur direkt gjakun e personit të infektuar dhe raport seksual
Duhen gjetur lidhjet e tij dhe nga kush i ka marre direktivat.
Infektojeni dhe do të shohë picirin.
Ja pra që ligji kundra shpifjeve ekziston por jo për të gjith. Më kujtohet I ndjeri Koço Devole kur thoshte (humor) " ti heqim shqiptarët e të sjellim ca italian e gjerman , ta ndërtojn Shqipërin e pastaj i ndjekim e i sjellim prap shqiptarët "