Banesa shkodrane e familjes Xhevahire Çela.

16 Korrik 2025, 20:49Kulturë TEMA
Banesa shkodrane e familjes Xhevahire Çela.

Banesa karakteristike ndodhet në një prej lagjeve të njohura në Shkodër “Tophane”. Banesa karakteristike qytetare shkodrane gëzon statusinMonument Kulture, Kategoria I, që nga viti 1977.

Banesa mbi 200 vjeçare, ndërtim guri rrethohet nga mure të larta që nuk lejojnë që ajo të vërehet nga jashtë, por hapësirat e bollshme të pjesës së jashtme, gdhendjet me dru janë dëshmi e vlerave të saj kulturore. Origjinalitetin e saj, aktualisht vazhdojnë ta ruajnë dy nga dhomat e katit të dytë, të cilën Shaban Dini e ruan me shumë kujdes e përkushtim dhe e ka kthyer në një minimuze të familjes së tij.

Banesa është e variantit me çardak të mbyllur dhe me shkallë të brendshme. Ruan qartë karakteristikat e banesave të periudhës së shek XVIII-XIX duke trashëguar të pa cenuar një mjedis karakteristik të `odës së miqve.

Ornamentika e zbukurimores së ketij mjedisi karakteristik ku spikasin gdhendjet me dru, tavan oktagonal me rozetë të shkeputur rrethore,një trapazan të gdhendur,një dollap të gdhendur, nje derë me thurje në formë shporte, një sergjen dhe tre dritare të punuara me motive të ndryshme.

(Marrë nga DRTK Shkodër)

Lini një Përgjigje