nga Sebastian Zonja
Më 17 shkurt të vitit 1885 doli për botim libri “Aventurat e Hak Finit”, me autor Mark Tuein. Hak Fini dhe Tom Sojeri janë dy personazhe të dashur të letërsisë për fëmijë, që kënaqesh kur i lexon edhe plak, sepse flasin për botën e zhurmshme të çdo fëmije që e humbim me kohën për të mos e rigjetur më.
Janë të rrallë ata që ruajnë zhurmën dhe fëmijën trazovaç brenda vetes ndërsa rriten. Nuk po flasim për ndonjë roman të zakonshëm, por për romanin që i çel udhë një rryme të re në letërsinë amerikane.
Që tregon si ishte jeta në Misisipin e shekullit të shkuar. Haku me shokun e tij, Xhimin, ndërmarrin aventura të jashtëzakonshme që të mbajnë lidhur faqe pas faqeje se si do përfundojë kjo ngjarje.
Mark Tuein është pseudonimi i Samuel Langhorne Clemens.
Një burrë shakaxhi dhe interesant për ata që e kanë njohur, që rrëfente pafund nga jeta e tij si kapiten anijeje, minator apo si gazetar. Në librat e tij, krahas humorit gjen fshikullimën e shoqërisë amerikane të kohës.
Ne fakt titulli i sakt ne shqip eshte Aventurat e Ekelbert Finit. U bera nostalgjik mbasi e kam patur ne bibloteken time personale dhe mund ta kem lexuar mbi 10 here.Ne ate periudhe nje familje konsiderohej me nivel te lart dhe ne gjendje kur ne shtepi kishte nje bibloteke te pasur me vepra klasike dhe te kohes per aq sa botoheshin ne ate periudhe. Kjo ishte ne te vertet pasurija jone,librat ishin shume te cmueshme dhe ne qe i dispononim ndiheshim mire dhe i gezoheshim kesaj pasurie.Kisha mbi 2000 libra dhe tani nuk e di se ku kane perfunduar,mbasi kam 30 vite qe kam ikur dhe shtepine ku banonja iu kthye pronarit legjitim..dhe me sendet dhe plackat e familjes time u morren te afermit e mij.
Keto jane kryeveprat e perbotshme qe sa me shume kohe kalon, aq me te kerkuara behen, e jo bajgat e zagareve tane qe na cajne bythen ore e minut me letyrat qe sajojnr, dhe guxojne te levdohen se kane vleresime boterore.