Rama: Rijetësohet sahati i Gjirokastrës, kujtesë e një qyteti ku edhe gurët flasin (VIDEO)

2 Tetor 2025, 09:08Kulturë TEMA
Rama: Rijetësohet sahati i Gjirokastrës, kujtesë e një

Sahati i Gjirokastrës, një simbol i kalasë dhe qytetit të gurtë, është tashmë funksional.

Mekanizmi i këtij sahati u vendos në këmbanore, falë angazhimit të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale, pamje të sahatit të Gjirokastrës, të cilin e cilësoi të rijetësuar, “bashkë edhe me kambanoren që jehon përtej luginës së Drinosit”.

Rama u shpreh se kjo vjen “si kujtesë e një qyteti ku edhe gurët flasin, por edhe si dëshmitare e historisë së re të Gjirokastrës”.

Sahati i Gjirokastrës është ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XIX, shkruan atsh.

Ky sahat ka qenë dëshmitar i historisë së Gjirokastrës, duke shënuar jo vetëm orët, por edhe ngjarjet e saj më të rëndësishme.

Rikthimi në jetë i këtij objekti simbolik shënon një hap të madh në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe i jep vizitorëve një arsye më shumë për të përjetuar magjinë e kalasë dhe horizontin unik të Gjirokastrës.

2 Komente

  1. a
    arrifi

    ...bravo gjatosh , tani i qive rropt .Good Job.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sass

      Dhe une qe jam coban me nje kope te vogel do shisja 2 qengja dhe do ta rregulloja, Hey kryeminister ke rene poshte shume E quan arritje nje sahat!!!!!!!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje