26-vjeçari vishet si grua që të futet në provim në vend të së dashurës, por ja çfarë e tradhtoi

8 Shkurt 2024, 17:08Lifestyle TEMA
26-vjeçari vishet si grua që të futet në provim në

Autoritetet indiane kanë arrestuar një 26-vjeçar, i cili u vesh si e dashura e tij për të marrë provimet në Universitet.

Bëhet fjalë për Angrez Singh. E dashura e tij, Parajameet Kaur, një 34-vjeçare kishte dështuar më parë për të marrë leje pune si infermiere dhe për këtë i kërkoi ndihmë të dashurit të saj, i cili për dashurinë ishte i gatshëm që të “shndërrohej” në një vajzë.

Në foton e publikuar, 26-vjeçari ka rruar mjekrën, mban një kapele dhe ka lyer buzët rozë. Ajo që e tradhtoi ishte kontrolli biometrik në letërnjoftimin e tij, pasi shenjat e gishtave nuk përputheshin.

Lini një Përgjigje