FOTO: Bill Gates rigjen dashurinë në moshën 67-vjeçare

9 Shkurt 2023, 12:26Lifestyle TEMA

FOTO: Bill Gates rigjen dashurinë në moshën 67-vjeçare

Mesa duket Bill Gates ka gjetur sërish dashurinë pas ndarjes me ish-bashkëshorten Melinda në vitin 2019. Sipas raportimeve të Mail Online, miliarderi 67-vjeçar është në një marrëdhënie me shoqen e tij të tenisit, Paula Hurd.


Hurd është e veja e bashkëdrejtuesit dhe presidentit të Oracle Mark Hurd, i cili u nda nga jeta në moshën 62-vjecare në 2019 pas një beteje me kancerin.


“Janë të pandashëm,” tha një mik i çiftit për DailyMail.com
“Janë bashkë prej një viti dhe edhe pse ajo është përshkruar shpesh si gruaja misterioze në fakt për rrethin e tyre të afërt nuk është ndonjë mister që ata janë bashkë.”
Dikur shefe ekzekutive e një kompanie teknologjie, Hurd tashmë organizon evente dhe merret me filantropi.


Bashkëshorti i saj i ndjerë kishte një vlerë neto prej 500 milionë dollarësh në kohën kur vdiq. Më herët, dyshja vizituan e Sidnein ku miliarderi takoi edhe kryeministrin e vendit Anthony Albanese.

1 Komente

  1. Q
    Qeveri leshi

    Hajde eshte normale,per moshen qe kane..klasin...pamjen..po jo cudira me 20 a 30 vite diferenc

    Lini një Përgjigje