FOTO: Këngëtarja shqiptare nuk ndalet me pozat e 'nxehta' në Instagram

21 Shtator 2023, 19:10Lifestyle TEMA

FOTO: Këngëtarja shqiptare nuk ndalet me pozat e 'nxehta'

Keisi Medini është një prej vajzave më të komentuara të momentit në media rozë.

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, u kthye në qendër të vëmendjes me pjesëmarrjen në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.

Bukuroshja bionde gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme ishte mjaft e komentuar për lidhjen e saj të shkurtër me ish-banorin tjetër, Kristi Aliaj.

Por, pas përfundimit të BBVA, Keisi iu është rikthyer angazhimeve se me këngë, ashtu edhe me projekte të tjera.

E njëjta ndërkohë nuk i ka lënë anash as postimet në rrjetet sociale, në të cilat përherë shfaqet mjaft provokuese.

Kështu ka vepruar edhe së fundmi, teksa ka postuar disa imazhe joshëse në llogarinë e saj në Instagram.

Në njërën prej imazheve, Keisi shihet e veshur me minifund ngjyrë blu dhe një bluze të shkurtër po në të njëjtën ngjyrë, ndërkohë në një tjetër postim ajo shihet e veshur me kostum sportive dhe të brendshme.

1 Komente

  1. F
    Fabi

    Tema beji detyrat e shtepise me sakte. Kjo nuk eshte kengetare. Kjo eshte e bija e nje kengetari (Sabianit). Nese ka dhene zerin si sorre ne ndonje kenge me super kompjuterizim, nuk do te thote qe eshte kengetare. Se eshte ofendim per ata qe dine te kendojne dhe profesionit kengetar.

    Lini një Përgjigje