FOTO: Megan Fox ndryshon look, tregon një dekolte shpërthyese

12 Shkurt 2024, 18:18Lifestyle TEMA

FOTO: Megan Fox ndryshon look, tregon një dekolte shpërthyese

Megan Fox nuk resht së postuari foto mjaft zbuluese të saj në rrjetet sociale dhe duke u shfaqur në evente thuajse gjysmë e zhveshur.

Të shtunën në mbrëmje, më 10 shkurt, modelja është rikthyer në Instagram me foto të reja seksi të saj. Aktorja ka pozuar me flokë rozë dhe me një dekolte të hapur dhe syze të zeza për 21 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Paraqitja e saj gjysmë e zhveshur në Grammy

Pak kohë më parë, Megan Fox bëri të ndjehet prezenca e saj në Grammy përmes fotove që postoi në llogarinë e saj në Instagram. Me flokë rozë dhe stil flokësh të stiluar nga Dimitris Giannetos, Fox shkoi në event e veshur me një fustan të shkurtër metalik që tregonte format e saj të tonifikuara.

Edhe pse ajo nuk u ngjit në tapetin e kuq të Grammy – ajo u pa në një festë në Hollywood Palladium – por ajo arriti të bëhej virale në internet për shkak të veshjes së saj të zgjedhur për natën.

Lini një Përgjigje