FOTO: “Vjehrra jote është ëndrra e çdo nuseje!” U vendos në siklet për raportin me Jozefina Topallin, si reagoi modelja e njohur?

20 Shtator 2022, 15:39Lifestyle TEMA

FOTO: “Vjehrra jote është ëndrra e çdo

Cindy Marina dhe djali i Jozefina Topallit, Genard Topalli kanë qenë një nga çiftet më të përfolura të showbizit shqiptar që kur konfirmuan lidhjen e tyre në fillim të vitit. Por, pjesa rreth të cilës ka më shumë kuriozitet është marrëdhënia e moderatores me ish-kryeparlamentaren.

Gjë për të cilën e ka ngacmuar edhe Ermal Mamaqi Cindy-n së fundmi në “Dance with me”. “Sindi është ëndrra e çdo vjehrre, nuk e di a je e fejuar apo… bëj shaka se e di mos u përgjigj. Dhe vjehrra jote është ëndrra e çdo nuseje”- tha Ermali duke qeshur, megjithatë Cindy nuk zbuloi detaje teksa tha: “Nuk kam unazë, tani kam ardhur vetëm me varëse dhe vathë, unazë nuk kam.”

Në intervistat e dhëna publikisht, ajo nuk i ka shpëtuar pyetjeve në lidhje me Genarin. Ajo ka deklaruar se ai është mbështetësi i saj më i madh për çdo gjë që bën dhe për këtë e vlerëson, duke shtuar se ai s’është xheloz. Cindy ka zbuluar se familjet e tyre janë prezantuar, por duke mos dhënë shumë detaje.

“Kurrë nuk jemi bërë xheloze për njëri-tjetrin. Ai nuk është tip xheloz, është mbështetësi më i madh që kam, për çdo gjë që bëj. E vlerësoj shumë për këtë, sepse ne jetojmë në botën e mediave dhe nëse partneri është xheloz, është problem për punën. Nëse nuk ke një person që të shtyn përpara bëhet edhe më e vështirë. Jam shumë e lumtur që ai është mbështetësi më i madh. Kemi 1 vit bashkë dhe gjërat janë bërë familjare, jemi prezantuar me familjet e njëri-tjetrit”-ka thënë ajo.

Bukuroshja ka zbuluar se kanë një vit që janë të dashuruar, por kanë preferuar që marrëdhënien e tyre ta mbajnë larg mediave. “Shën Valentinin e kalova mirë. Po e pranoj edhe vetë që jam në një lidhje, thjesht kam dëshirë ta mbaj private. Më kanë pyetur edhe më herët, po nuk e kam pranuar. Nuk është sekrete, por është private. Është diçka që dua ta mbaj për vete pjesën e lidhjes.Ne bashkë kemi disa kohë, kemi një vit. Nuk është një diskutim që bën bashkë se ky është moment ta bëjmë publike. Është një pyetje që ma bëjnë vazhdimisht dhe kjo është një gjë që dua ta mbaj private. Mendova ta postoj që edhe mos të më pyesin, sepse kjo është një thikë me dy presa, edhe po ta thuash, edhe po mos ta thuash”, u shpreh Cindy kohë më parë.

 

3 Komente

  1. J
    Jorgo

    ama Mama qi ia paska thene.... sipas ketij te gjitha nuset do vdisnin t'ua lepinte vjehra biseksuale..... Dava mamaqisherash....

    1. L
      Lutfi Dervishi

      Lum Genari qe e ka! Shume sexy qenka derisa dhe keto gazetaret tyryfyçka bejne pornografi dhe jo detyren e gazetarit.

      1. M
        Mimoza...

        Je sh elegane dhe e bukur zemer...

        Lini një Përgjigje