VIDEO: Njihuni me të moshuarën që po çmend Internetin dhe sekretet e saj pas "rinisë së përhershme"

20 Shtator 2022, 13:23Lifestyle TEMA

VIDEO: Njihuni me të moshuarën që po çmend Internetin dhe

Një e moshuar është bërë virale në TikTok pasi zbuloi moshën e saj të vërtetë – dhe njerëzit nuk mund ta besojnë se sa e re dhe në formë duket ajo.

Gjatë muajve të fundit, Joan Woodhouse (@joansumner1930) është bërë disi një sensacion në Internet – pavarësisht pamjes së saj rinore, tashmë ka hyrë në dekadën e saj të dhjetë dhe është 92 vjeç. Joan, e cila është nënë e tetë fëmijëve, më e madhja prej të cilave tashmë është 72 vjeç, poston rregullisht në TikTok video për të treguar figurën e saj mahnitëse, duke pozuar me bikini dhe veshje verore.

Dhe ndërsa shumë mund të supozojnë se kjo është rezultat i dietës dhe një regjimi të fuqishëm ushtrimesh, Joan, e cila ka lindur në vitet 1930, ka zbuluar se nuk është kështu.

“Unë nuk pi – vetëm ndonjëherë,” shpjegoi Joan në një video, duke shtuar se zakonisht pi vetëm një birrë. ”Nuk më pëlqen të pi më. Kam pirë kur kam qenë e re”.

Pirja e duhanit gjithashtu nuk është më pjesë e përditshmërisë së 92-vjeçares – ajo e la këtë zakon jo të shëndetshëm rreth moshës 60-vjeçare. ”Të gjitha bisedat për kancerin e mushkërive më frikësuan, kështu që thjesht lashë duhanin.” Ndryshe nga sa mund të mendojnë njerëzit, dieta e Joan nuk përbëhet vetëm nga fruta dhe perime të freskëta – ajo preferon veçanërisht ushqimin anglez.

”Më pëlqejnë byrekët, më pëlqejnë patatet e skuqura, më pëlqejnë gjërat e ziera- më pëlqen ushqimi anglez. Më pëlqejnë patatet e pjekura , më pëlqejnë gjëra të tilla. Unë ha karrota, lakër pothuajse çdo ditë – i dua perimet.”

Duke ndarë sekretet e saj, Joan shpjegoi se gjithçka ka të bëjë me një jetë pa stres dhe pa u shqetësuar shumë. ”Unë kurrë nuk e kam marrë jetën shumë seriozisht, kam qenë shumë, shumë me fat. Unë kam tetë fëmijë – ata janë të gjithë në formë dhe mirë. Unë kam 18 nipër e mbesa të gjithë në formë dhe mirë. Unë kam dhjetë stërnipër, të gjithë në formë dhe mirë. Unë mendoj për më të mirën e gjithçkaje, jo më të keqen si disa njerëz.”

Me pamjen e saj tepër rinore, 92-vjeçarja është bërë virale në rrjetet sociale, duke lënë të habitur përdoruesit e Internetit.

“Unë thjesht nuk mund ta kuptoj këtë. Unë kurrë nuk kam parë dikë në këtë moshë me një zë kaq të fortë/mendje të mprehtë dhe kaq të shëndetshëm!!!'”-shkroi dikush. Një tjetërshkroi: ‘‘Shkencëtarët duhet të hetojnë genet e saj, ata duhet të jenë të mahnitshëm. Unë mendoj se ajo është e bukur.” Teksa nuk mungojnë as batutat e tipit: ”A dukesh kaq mirë sepse i ke shmangur meshkujt? Betohem se më kanë plakur.” 

@joansumner1930 Grandma Joan landed at Manchester 4am this morning. She is now getting ready for a day or celebrations for her son Dale’s birthday ???????????? #virgofamily #virgoseason #england #blackburn ♬ Something about you - Jade ????
@joansumner1930 Grandma Joan definitely gets better with time ☺️????#dance #duetme #youngerthanilook #grandmasoftiktok ♬ original sound - San

1 Komente

  1. T
    TURIEMIGR

    DUHET TE JETE GJENETIKO MOSHA , NQS ESHTE E VERTETE MOSHA. DHE PIKERISHT , ATO QE NDIKOJNE NE MOS GJATESINE E JETES :TE FERGUARAT, DUHANI , DHE PIJA , KJO ZONJE I PASKA LENE NE MOSHEN 60 VJECARE. DHE PER ME TEPER SESHTE MARE FARE ME GJIMNASTIKE ! PO TE MEREJ HE ME KETE KUSHEDI SA ME E RE DO TE DUKEJ !!!!

    Lini një Përgjigje