FOTOT/ Rita Ora shfaqet joshëse, merr vëmendje komenti tipik shqiptar i të ëmës

23 Nëntor 2022, 09:27Lifestyle TEMA

FOTOT/ Rita Ora shfaqet joshëse, merr vëmendje komenti tipik shqiptar

Rita Ora është padyshim një ndër këngëtaret më të dashura me famë botërore. Ylli shqiptar është shumë aktive në rrjete sociale, ku ka ndarë së fundmi disa fotografi shumë sensuale.

Mirëpo, nëna e saj, Vera Ora, tërhoqi vëmendjen me një koment tipik të një mamaje shqiptare.

Vera Ora i vuri në dukje asaj se është ulur me këpucë në divan. “Qy me kpuca ne kauq, s’po ndigjon”, shkroi Vera shoqëruar me disa të qeshura.

Kujtojmë që disa muaj më parë, Vera dha një intervistë për mediat në vendin tonë, ku foli dhe për karrierën ndërkombëtare të së bijës.

 

2 Komente

  1. M
    Mikeli

    Mund te ma për kthej kush se çfare ka thënë nëna e Rita Orës????! Nuk bëj shaka!

    1. .
      ..

      Mikel ja cfare i ka thene e ema mqs ishe kurioz, “Qy me kpuca ne kauq, s’po ndigjon”, shkroi Vera shoqëruar me disa të qeshura.

      Lini një Përgjigje