Pse të rinjtë në Francë nuk janë më të interesuar për të bërë seks?

1 Gusht 2022, 21:00Lifestyle TEMA

Pse të rinjtë në Francë nuk janë më të

Më shumë se 4 nga 10 të rinj të moshës 15 deri në 24 vjeç nuk kanë bërë seks në vitin 2021.

Por për këta të rinj, ky revolucion aseksual është një mënyrë për t’i rezistuar normave shoqërore rreth intimitetit dhe seksualitetit, raporton agjencia e lajmeve franceze LeMond.

Sipas raportit, edhe pse reklamat erotike dhe sugjestionuese me pozicione thuaje akrobatike, synojnë të zgjojnë dëshirat seksuale dhe fantazitë e pushuesve, dhe t’i udhëzojnë ata që pushimet e verës janë po aq një mundësi për të bërë banjo dielli dhe shijuar një gotë rosé, sa edhe një mundësi për t’u ‘çiftuar’, mesa duket situata mes të rinjve francez tregon tërësisht të kundërtën.

Me ç’duket, rezultatet e sondazhit të përvitshëm të IFOP në shkurt 2022, hedhin poshtë thuajse çdo stereotip rreth të rinjve nën 25 vjeç në Europë.

Sipas anketës, 1000 të rinj nga mosha 15 deri në 24 vjeç u intervistuan edhe për perceptimin e tyre rreth HIV-it dhe rrezikshmërinë e tij.

Një përgjigje ra në sy mes të tjerave: në 12 muajt e fundit, 43% e të rinjve të anketuar nuk kishin kryer marrëdhënie seksuale dhe 44% e kishin bërë këtë vetëm me një partner.

“Larg klisheve për një rini plot hormone, ndërveprimet sociale të të cilëve drejtohen nga dëshira të shfrenuara nga mungesa e kufizimeve profesionale dhe martesore, adoleshentët dhe të rinjtë në Francë duket se po përjetojnë një recesion seksual”, raporton Lemonde.

Ky sondazh shtyu disa gazetarë të agjencisë të kërkojnë mendimin e gjeneratave më të pjekura rreth rezultateve, dhe dy reagime ranë në sy.

Teksa njëri prej të intervistuarve reagoi menjëherë duke thënë se: “A mund ta besoni, pothuajse 1 i ri në 2 nuk bën seks!” dikush tjetër iu përgjigj: “Dhe çfarë pastaj?”

2 Komente

  1. K
    Ku është problemi këtu?

    Ku është problemi këtu? Brisi i Tatimeve po mendon që në të ardhmen e afërt të bëhen nënë duke u fekonduar artificilisht, pra pa bëtë seks me një partner. Edhe Rama thonë ashtu e ka bërë Zahon, shkoi në laborator mjeksor dhe fekondoi Lindën. Iku koha e Enverit me nënat heroina, tani ka vetëm heronj të droguar apo vetmitarë.

    1. K
      Ky eshte problemi

      Problemi eshte ketu o kok K.r, qe te pyesesh mamin qe sa here ta ka palluar Rama, ose me mire, mer ate foton ku Rama ka dale nudo, e lepie mu ke rrocka se te ben mire, ah se desh harrova, coja dhe saliut se dukesh qe je pjelle e tije.

      Lini një Përgjigje