Robert Aliaj: Prapanicat dhe sutjenat u bënë vlerë! Personazhet publike janë deformuar vetëm për t’u shitur

14 Shtator 2023, 15:10Lifestyle TEMA

Robert Aliaj: Prapanicat dhe sutjenat u bënë vlerë! Personazhet

Komentet dhe fyerjet në rrjetet sociale duke prodhuar një gjuhë urrejtjeje dhe mungesë të informacionit, argumentit apo kritikës shënjestrojnë këdo që i përdor.

Gjatë diskutimit në “Shije Shtëpie” në Tv Klan për motivet dhe faktorët që kanë sjellë komentet negative, Robert Aliaj bie dakord me bashkëbiseduesit që rendisin arsye si kultura e përgjithshme e një populli, formimi, ndrydhja, mungesa e konceptimit të lirisë dhe privatësisë së tjetrit, por shton se një rol kryesor në përkeqësimin e situatës e kanë luajtur figurat televizive.

Sipas Aliajt, promovimi i vulgaritetit me qëllimin për t’u shitur është kthyer në një vlerë teksa  përgjegjshmëria ka qenë inekzistente.

''Nuk diskutohet që kultura e përgjithshme është një faktor, por çfarë e bëri këtë kulturë të përgjithshme, çfarë ndikoi më keq? Jemi ne njerëzit e televizionit.

Nuk ka një personazh publik që të shohësh që mos të shesë aty sa lekë ka, sa i blen xhinset, të fryhet, të deformohet si të dojë vetëm për t’u shitur, pra nuk ka një personazh publik në veçanti vajzat, që më vjen shumë keq, e kupton se unë kam vajzë vetë dhe nuk do doja kurrë ta shikoja në atë gjendje, të deformuar vetëm për t’iu përshtatur shijeve të këtij publiku vulgar.

Pra neve, përgjegjshmëria jonë ishte 0. Neve, neve që bëmë televizionin, ne që përbënim opinion, neve ishim fokusuar te mungesat tona, te halli jonë. Dilnim edhe shisnim vetëm sa të bukura jemi, çfarë trupi kam, si i kam prapanicat, shikoni sutjenat, shiko këtë dhe vetëm provokonim dhe u bë vlerë kjo e kupton, se ka kaq vjet që po ndodh kjo nëpër ekran'', tha Aliaj. 

7 Komente

  1. F
    Fisnik

    Te nxjerresh pjeset e trupit ne ekran eshte imoralitet i nxjerresit dhe delenxhillek i kanalit tv! Tradita shqiptare fisnike. Fustani nen gju deri tek kembet!

    1. v
      viktor

      Po yt bir cvlere ka? Po ti qe kengen efundit e ke kenduar ne vitet 80 cvlere ke..ju jeni te gjithe parazite te shpallur VIPA nga pronaret e televizioneve.

      1. K
        Kush flet. Ky është per vete trap zalli.

        Viktor dhe Petriti me poshtë. Keni të dy nga dy birra nje meze per komentet reale qe keni shkruar. Respekte.

      2. P
        Petrit

        Sapo beri pershkrimin e asaj qe shikon cdo mengjes ne pasqyre.Vetveten.(po te heqin thonjet e lyer dhe syzet, mbetesh kalli bosh, pa asnje vlere).

        1. K
          Kim Young

          Ti me gjithe “viktorin” jeni kurva ekranesh

        2. L
          Lakja

          hahahaaa je i madh Robert !

          1. D
            Diku

            Se mos ke ndonje ndryshim ti!

            Lini një Përgjigje