Vdekjet nga mbidoza: Meksika fajëson SHBA-në sepse ‘familjet amerikane nuk përqafojnë fëmijët’

18 Mars 2023, 18:29Lifestyle TEMA

Vdekjet nga mbidoza: Meksika fajëson SHBA-në sepse ‘familjet

Presidenti i Meksikës ka thënë se familjet amerikane janë fajtore për krizën e mbidozave nga fentanili, sepse nuk i përqafojnë sa duhet fëmijët e tyre.

Komenti i presidentit Andrés Manuel López Obrador erdhi pas deklaratave të kësaj jave, ku ai foli për krizën e shkaktuar nga fentanili, një opioid sintetik i cili trafikohet nga kartelet meksikane dhe është shkaktar për mbi 70,000 vdekje nga mbidoza në vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

López Obrador, i njohur si Amlo, tha se vlerat e familjes janë shkatërruar në Shtetet e Bashkuara, sepse prindërit nuk i lënë fëmijët e tyre të jetojnë në shtëpi për shumë gjatë.

Të premten, presidenti meksikan tha në një konferencë shtypi se problemi është shkaktuar nga "mungesa e përqafimeve, e mbështetjes”.

"Ka shumë shpërbërje të familjeve, ka shumë individualizëm, ka mungesë dashurie, vëllazërie, përqafimesh dhe mbështetjesh," tha Amlo për krizën në SHBA. Ai ka theksuar vazhdimisht se vlerat familjare të Meksikës janë ato që e kanë shpëtuar vendin nga vala e mbidozave të fentanilit.

Ekspertët thonë se kartelet meksikane po fitojnë aq shumë para tani nga tregu amerikan, saqë nuk shohin nevojën për të shitur fentanil në tregun e tyre vendas.

1 Komente

  1. B
    Ben

    Mund te na shpjegoje ky Meksikani perse Meksika eshte shtet i deshtuar dhe kontrollohet nga kartelet e droges! Sepse perqafohen nga prinderit me shume sec duhet? Ik ore kopuk dhe puno per vendin tim.

    Lini një Përgjigje