VIDEO: I mbyllin derën e shtëpisë me llaç e tulla para dasmës, shakaja mizore që miqtë i bënë nuses spanjolle

15 Shtator 2023, 12:39Lifestyle TEMA

VIDEO: I mbyllin derën e shtëpisë me llaç e tulla para

Një shaka mizore i është bërë një vajze në Spanjë para dasmës së saj. Miqtë e saj menduan se t’i mbyllnin derën e shtëpisë së saj me llaç e tulla, pak para ceremonisë.

Kur u zgjua, ajo u përball me një surprizë të hidhur, pasi ishte e pamundur të dilte për të shkuar në altar. Historia e pabesueshme ka ndodhur në Spanjë, në qytetin e Villamayor de Santiago, në Cuenca.


E gjithë historia u dokumentua në TikTok, pasi miqtë e nuses në fakt kanë filmuar si momentet e punës së natës me llaç e tulla, ashtu edhe momentin kur nusja kuptoi se çfarë kishte ndodhur. Në një video të publikuar në rrjetin social shihet bagazhi i një makine plot me tulla.

Pastaj djemtë që punojnë para derës së shtëpisë së nuses, duke e izoluar. Pasi përfunduan punën, të rinjtë kanë pritur që nusja e ardhshme të zgjohet dhe janë fshehur dhe kanë filmuar reagimin e saj.

Në video shihet vajza duke hapur derën e shtëpisë së saj dhe duke zbuluar se nuk mund të largohet më.

“Thyet zilen e derës dhe murosët derën”, shkroi më vonë vajza pasi u përpoq të prishte murin me tulla. Të dy videot u bënë virale.

Mes komenteve ka nga ata që e ftojnë të renë të rishikojë vendimin e saj për t’u martuar: “Merre si shenjë fati dhe mos shko në altar”.

2 Komente

  1. e
    ehhhhhhh

    sme besohet qe video ne tik tok pa asnje lloje lajmi ose vlere ju e beni lajm

    1. e
      ehhhhhhh

      sme besohet qe video ne tik tok pa asnje lloje lajmi ose vlere ju e beni lajm

      Lini një Përgjigje