Akuzat e opozitës për Investimet Strategjike, Balla: Janë aludime, përdoren për politikë

23 Qershor 2022, 14:33Politika TEMA

Akuzat e opozitës për Investimet Strategjike, Balla: Janë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka cilësuar aludime të gjitha akuzat e opozitës mbi Investimet Strategjike. Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se kërkesa e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike nuk është në përputhje me qëllimet që ka Kuvendi, e përcaktuar me Kushtetutë.

“Kështu e keni, i leni gjërat rrugëve. Një punë në jetën tuaj nuk keni mbaruar. E mbani mend këndin e lojrave, në parkun e Liqenit, ku heroi Genc Strazimiri doli me pistoletë për të ndaluar këndin e lojërave. Mondi pusho ti. Po Klevis Balliun, heroin e heshtur të Astirit. Ku është Klevisi, ku shtë djali i Fahriut. Njësoj është puna juaj, po patë një gjë të bukur, një gjë që do rregullohet, turreni të gjithë dhe e vetmja gjë që ju bashkon, duhet të ndryshoni emrin, quajeni partia kundër investimeve.

Nuk ngrihet një komision hetimor se ju ka qejfi juve. E drejta e një të katërtës së deputetëve, për të shtruar hetimin parlamentar nuk mund të konsiderohet e pakufizuar. Është një kufizim. Një hetim I iniciuar që nuk lidhet me qëllimet dhe nuk I përket legjislativit, nuk mund të zhvillohet. Nuk mund të abuzohet me këtë pjesë. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë të njëjtën forcë se vetë Kushtetuta.

Të gjitha janë aludime që janë përdorur për nevoja të diskursit politik. Akuzat e pabazuara askund, cenojnë reputacionin e subjekteve investuese. Cenojnë prezumimin e pafajësisë. Arrini dhe në një konkluzion absurd, se ‘mbrojtja e investimeve realizohet përmes hetimeve’. Këta thonë që të mbrosh investimet, duhet t’i delendisësh, t’i bësh copë dhe baltë. Do t’i vaksinojmë me vaksinën e PD-së. Bëjnë pjesë dosjet e investitorëve për përfitimin e statusit të investitorit strategjik. Ju thoni që doni dosjet” – tha Balla.

1 Komente

  1. T
    Taulanti kërkon një motër

    Një profesoreshë dhe shumë vjet deputete dhe ministre e PS por dhe grua me sharm me iniciale AD I thoshte një drejtori të asaj kohe të doganave të Ilir Metës me PS dhe që më vonë shkoi edhe ai nga LSI dhe sot se nga ka humbur t'u u marr me djathë e gjizë.. "Dëgjo ti P... shumë fjalë po dalin per ty e thuhen për ty se është rritur shumë korrupsioni nëpër dogana dhe se ti po bën shumë lekë... Po llafe o llafe A.... I thoshte ai. Ja dhe për ty A.... thonë se të shkep X drejtor policie,.... I tha ai. E çfarë të bëj unë ti besoj tani....!? Po llafe, o llafe I thoshte ai"... Kështu edhe ne ça të bëjmë tani o Tau nga LB shkencëtar i shkencave politike rumëne. Mqs edhe ato fjalë që thoshte Saleh-u mortja për motrën tënde kohë më parë në parlament. (Nuk i besuam) Të besojmë këto fjalë që thuhen tani për investimet strategjike dhe qeverinë tënde ???

    Lini një Përgjigje