Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas votimit për hapjen e dosjeve të Ish-Sigurimit të Shtetit ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve.
Përmes një postimi në Facebook, deputeti i PD thotë se mësimi i të vërtetës iu shërben jo vetëm atyre që kanë qenë drejtpërdrejtë subjekte të dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, por çdo qytetari shqiptar që kërkon të njohë dhe kuptojë historinë e vendit të tij.
Sipas tij hapja e plotë e dosjeve i heq mundësinë pushtetit të shantazhojë, por njëherazi është shpëtim edhe per shpirtin e kujtdo që shantazhohet.
Reagimi i Alibeajt:
E VËRTETA TË BËN TË LIRË !
Diskutimi për deklasifikimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit, apo sic njihet në opinionin e gjerë publik hapjen e dosjeve, ka qenë i pranishëm gjatë këtyre 31 viteve në tryeza të ndryshme të debatit publik, dhe është kthyer gjithnjë si një nevojë, mision dhe objektiv i parealizuar.
Kuvendi i Shqipërisë ka bërë disa përpjekje në këtë drejtim por ato kanë rezultuar të pamjaftueshme për realizimin e zbardhjes tërësore të dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.
Mësimi i të vërtetës iu shërben jo vetëm atyre që kanë qenë drejtpërdrejtë subjekte të dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, por cdo qytetari shqiptar që kërkon të njohë dhe kuptojë historinë e vendit të tij, së bashku me personazhet e tij. Mjetet dhe mekanzimat ligjore që janë sot në dispozicion, nuk janë të mjaftueshëm për realizimin e këtij qëllimi.
Hapja e plotë e dosjeve i heq mundësinë pushtetit të shantazhojë, por njëherazi është shpëtim edhe per shpirtin e kujtdo që shantazhohet.
Prandaj, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, forcës politike që lindi më 8 dhjetor 1990, pikërisht si nevojë jetike për t’i dhënë fund regjimit komunist, paraqesim disa amendamente, me qëllim që cdo qytetari t’i jepet e drejta dhe mundësia për të njohur historinë e regjimit komunist, deri në skutat më të errëta të saj, që mishëron më së miri nga ish-Sigurimi i Shtetit.
Zbardhja e dokumenteve të sigurimit famëkeq do t’i shërbejë kujtesës historike të popullit shqiptar, në mënyrë që struktura dhe ngjarje të tilla të mos përsëriten kurrë më në të ardhmen.
Historia 31-vjecare postkomuniste ka provuar se shqiptarët nuk janë hakmarrës, nuk kërkojnë shpagim, nuk urrejnë, por kërkojnë me ngulm të dinë të vërtetën tërësore të asaj që kaluan në Shqipërinë burg të viteve 1944 – 1991.
Është detyrimi ynë si ligjvënës të Shqipërisë postkomuniste, që të ndërtojmë mekanizmat ligjorë të nevojshëm, për të realizuar këtë të drejtë kaq bazike, gjithëaq thelbësore, për ata që ne përfaqësojmë në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo mund të bëhet vetëm nëpërmjet këtij projektligji, duke i hapur rrugë deklasifikimit të plotë të të gjitha dokumenteve të ish-Sigurimit të për periudhën 29 nëntor 1944 deri në 2 korrik 1991, dhe njohjes së publikut me to.
Amendamentet sjellin ndryshime në dy dispozita të projektligjit “Për informacionin e klasifikuar”, përkatësisht në nenin 10 dhe nenin 22. Në nenin 10, shtohet pika 2, e cila sanksionon deklasifikimin e plotë të të gjitha dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit, me përjashtim të atyre që lidhen me marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe sigurinë kombëtare. Ndërsa, në nenin 22, pika 4/1 sanksionohet detyrimi i institucioneve publike për të publikuar bibliografinë e dokumenteve të ish-Sigurimit të deklasifikuara, si dhe detyrimi që kopje të këtyre dokumenteve t’i vihen në dispozicion cdo personi të interesuar me një kërkesë të thjeshtë për informacion, në përputhje me ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”.
..më në funde do të zhduken spiunët dhe sigurimsat komuniste plehra..!!
Ky Alibeu në atë kohë hante përshesh me llallë , diku në periferi të Fierit , se po të qe pak më i rritur, ky do të ishte një bashkëpuntor shumë i zellshëm i sigurimit . Jo për ndonjë gjë , por duke qenë nip krimineli ballist , do të gjente një mburojë të sigurtë për të ardhmen e tij . Prandaj ky flet serbes se duket i imunizuar nga këto pisllëqe. Nuk i dihet , ndonjë nga fisi tij , mundet që ti dalë emri .
kam nje parashikim e regjistroni daten 21/09/2022 zoti Enkelejd Alibeaj do te jete kryeministri i ardheshem i shqiptarve,ka mbeshtetje shume te madhe nga SH.B.A. personalisht pa patur asnje lidhje me parti politike te cfardo tipi majtas ose djathetas. per cme ka pare syri ne 30 vjetet e fundit jo vetem do ta votoj ,por inkuraioj te gjitheve qe ta mbeshtesin se na ka mbytur llumi,e para duket se eshte nje djale normal dhe i edukuar,dhe ka mbeshtetje absolute nga ambasadoria e respektuar zonja Kim.respekt per te gjithe dhe mos me keqkuptoni se une i di te gjitha,por parashikim e kam per vete e besoj shume.