Apel SPAK-ut: Të mos bëhet gardian i mosndëshkimit të Tiranit ‘non-grata’, Sali Berisha

21 Shtator 2023, 17:24Politika TEMA
Apel SPAK-ut: Të mos bëhet gardian i mosndëshkimit të

Nga Zef Brozi*

Sa shpejt kaluan 28 vite (21 Shtator 1995-21 Shtator 2023). Dhe po e kujtoj kete date sepse akoma dhe sot Tirani i djeshem e Non-Grata i sotem, vazhdon te jete i Pandeshkueshmi i ketyre 32 viteve, i mbrojturi mbase edhe nga disa ne SPAK , BKH dhe institucione te tjera. Ishte nata e 21 Shtatorit 1995 kur Parlamenti, me urdhër të Tiranit, dhunoi haptazi Kushtetutën e fallsifikoi votat për të realizuar qëllimet e tij diktatoriale.

I pafund në Ligësi, Djallëzi, Intrigë e Pabesi, Tirani, i cili kishte nën thundrat e tij e në shërbim të vet të gjitha institucionet, nuk mund ta toleronte faktin se kishte dështuar më parë për ta burgosur kryetarin e Gjykatës së Kasacionit (sot Gjykata e Lartë) dhe shtypur edhe atë tentative pavarësie të gjyqësorit që ai kishte dëshmuar me disa vendime e vepra. Në errësirën e 21 Shtatorit 1995, Tirani urdhëroi SHIKU-n famëkeq dhe policinë të rrethonin godinën e Kasacionit dhe të survejonin e ndiqnin kryetarin e kësaj Gjykatë që po punonte në zyrë.

Deputetët e PD-s i urdhëroi të votonin shpejtazi ultimatumin e tij për shkarkimin e kryetarit të Kasacionit nga cdo funksion. Por Parlamenti nuk kishte kuorumin e nevojshëm për të filluar seancen e votimit sepse opozita kishte bojkotuar Parlamentin dhe disa deputetë të PD-s mungonin. Tirani duket se i kishte marrë masat dhe kishte urdhëruar të votonin edhe për deputetë që mungonin. Dhe ashtu u bë. Provat e fallsifikimit të votave në Parlament janë të pakundërshtueshme: procesverbali i votimit dhe dëshmitë e disa deputetëve, përfshirë dhe disa nga ata që ndonëse nuk kishin qënë prezent në Parlament vota e tyre rezultonte pro shkarkimit.

Vetëm me votat e fallsifikuara u bë i mundur shkarkimi i rrufeshëm. Këto prova të fallsifikimit janë bërë publike më 1995 e më pas në Shqipëri si edhe në disa institucione Perëndimore.
Unë, kryetari i Kasacionit, e mësova shkarkimin tim nga lajmet e orës 8:00 të darkës në televizionin shtetëror, kur akoma isha në zyrë edhe me përfaqësuesin e Ambasadës Amerikane, te nderuarin Carl Siebentritt. Faleminderit Amerike, mirenjohes Presidentit Clinton, faleminderit ambasador Shifter, faleminderit i dashur Carl!

Makina të SHIKU-t e policisë më ndoqën kur dola nga zyra dhe u nisa për tek spitali për të vizituar nënën time 88 vjecare që ishte operuar, dhe kur shkova tek pallati ku banoja. Kujdesi e dhëmbshuria për nënën time të shtrenjtë ishin mbi gjithcka edhe ne atë natë tinzare e të pazakontë.

Po e kujtoj atë natë të 21 Shtatorit 1995 jo për vete, por sepse e dua Shqipërinë dhe njerëzit e saj të mirë. Unë me gjithë zemer uroj që asnjë pushtetar,politikan e ish- pushtetar të mos guxojë më të diktojë gjyqësorin e prokurorinë, të mos guxojë të vrasë, përgjakë, shkatërrojë e shkrumbojë vendin, sikurse ka ndodhur me pare. Uroj që koha e pandëshkueshmërisë së krimeve e korrupsionit të politikanëve dhe pushtetarëve e ish – pushtetarëve me te larte te marre fund tani, dhe jo më vonë. Une i bej apel SPAK dhe BKH te mos behen gardian te mosndeshkimit te krimeve e korrupsionit te Tiranit Non-Grata. Njerëz- jeni vigjilente!

*Ish- kryetar i Gjykatës së Kasacionit (23 Shtator 1993 – 21 Shtator 1995)

26 Komente

  1. 1
    1

    Respekt per z. Zef po duhet te kerkoj falje per burgosjen qe i beri Fatos Nanos.

    1. V
      Vranakonti

      Te duam o zoti Brozi,te duam por ti je larg. Je ne Amerike. Te duam te vihesh ne krye te drejtesise shqipetare se vetem tii je per drejtesi,vetem ti bene drejtesii,se vetem ti je i besueshem per drejtesi. Drejtesine ne shqiperi e mori Saaliu ne dore dhe e hodhi ne lum.Populli shqipetar eshte padrejtesi,eshte pa frymemarrje. Tirani Salii po sundon akoma,ka vene nen kembet e tij çdo institucion dhe per ta mbuluar kete,akozon Edi Ramen se ai na paska zene te gjitha. Zoti Brozi! Popullin shqiipetar e ka zene nje hall i madh me tiranin Sali dhe kjo eshte fatkeqesia me e madhe.Kishiim shprese te Amerika,por edhe ajo mesa duket ja ka friken Salut.Nuk dihet se si do shpetojme nga ky tiran. Thone qe ka banda te armatosura dhe nga kjo te gjitha institucionet e drejtesise dhe vete policia ja kane friken. Rrojme me shprese se nje dite zoti do te na ndihemoi per ta hequr kete tiran qe po i mer shpirtin popullit shqipetar.

    2. S
      Sali shurraqi monument që mbrohet nga shteti

      Nuk preket komunisti gjakatar Sali,ai kriminel është shpallur monument shteti dhe drejtësia e skapi i tij dhjet gjak nga ky dhe çeçenët e tij se janë edhe komshinj në lalëz

      1. a
        ardit

        Ky eshte ai mostra qe fali 5 se minoritaret qe vrane shqiptare?Pse nuk flet sot per Bejlerin...ky kurva?

        1. S
          SPAK = 12 LLALLA

          Pothuajse c'do segment i shoqerise shqiptare ka perparuar me perjashtim te drejtesise. Nuk ka rendesi sesa institucione te reja drejtesie ngrejme apo cfare emra u veme ata vazhdojne te mbeten llumi i shoqerise shqiptare. Te korruptuar deri ne palce, frikacake qe lepuri krahasuar me ta eshte luan. Te mos ndeshkosh Sali Berishen per krimet qe ka bere ndaj ketij populli eshte tradheti kombetare,eshte imoralitet.

          1. t
            tetovari2

            Kudo në botë tradhëtia kombëtare dënohet me vdekje nëLITAR!

          2. T
            Tartufi

            Ky [ bashipozuk ] ben thyrje,,,,, [ njerz jini vigjilente ] qe te kujton mashtrusit ,komuniste ne lindje te Europes!! Kjo eshte dhe pyke pjetija ,per keto krijesa te deformuara qe kane vegjetuar dhe vegjetojne dhe sot ,neper istitucionet e ketij mileti ,qe luften ndermjet tyre e quajne [ bashipozukeri ] si ky Brosi dhe si ky Sali , qe jane nje lloj bajge lope .

            1. H
              Henks

              Tartuf kari,. Mëso të shkruash shqip..

              1. V
                Vranakonti

                O Tartuf mut shko regjistrohu ne klasen e pare te mesosh germat e alfabetit.

            2. D
              Demokrati orëve të para

              E ku numërohen krimet e Tiranit, përveç SPAK-ut dhe organeve të tjera të drejtësisë. Urojmë që të ikë nga kjo jetë me pranga në duar në emër të mijra nëna e të veshura me të zeza nga ky kriminel i pashembullt.

              1. C
                Curr Peja

                Te lumte Zef! Qe i pari qe e theve gardhin e hekurt te bajraktarit Berisha dhe te ruajti zoti nga plumbat e ketij krimineli te lindur. Njerez si ti i duhen drejtesise, Sa per burgosjen e Nanos, sic shkruan nje komentues duhet ta dije se Kryegjyqtari e kryeprokurori ishte stalinisti Berisha

                1. D
                  Dakord

                  Curr nuk e ruajti zoti Zefin, por USA që e mori me helikopter te tarraca e pallatit. Nuk kishte zot që të ruante në kohën e tiranit dhe madje zot nuk ka fare prandaj lshtë gjallë tirani.

                2. c
                  chp

                  zoti Zef mbasi je ne amerike: usa e krijoi ne 1991,,,usa e mbrojti ne krimet 1998 dhe 201 dhe usa po e mbron me non grata gallaten e Bidenit..

                  1. S
                    Salivirusi ppsh

                    SPAK eshte krijuar per te mbrojtur familjen kriminale Berrisha Meta Metaj dhe per te rrezuar qeverine Rama vetem njerzit naive besojne te SPAK. Shembull : Te arrestoshe S .Gjici per nje sexe orale te arrestoshe V.Dako per nje leje ndertimi te arrestoshe ministra per shperdorim detyre ( qe ne fakte te gjithe duhen denuar ) dhe te lesh te lire nje non grata nje komunist nje sekretar te PPSH nje sherbetor i burose politike prodhues dhe minues i demokracise ,shkatetues dhe vrases i 1997 i Grusht shteti 1998 i Cez i Kater protestues te vrare para kryeministrise i Tragjedis se Gerdeci Firmat piramidale Deti i shitur Greqise, Kompleksi Partizani te vrare te djegur vetem drejtesi nuk quhet por nje grupe manipulatoresh te pseudo drejtesie ..

                    1. t
                      tetovari2

                      Ke të drejtë!

                    2. F
                      Franci

                      Z. Brozi ! Tirani nuk do te ndeshkohet nga SPAK-u i tanishem qe drejtohet nga Dumani sikurse deri dje i drejtuar nga Kraja ! Por kjo nuk do te thote qe tirani nuk do te marre denimin e merituar. Do te ndodhe nje revolucion qe do krijoje nje SPAK te ri dhe me ndihmen e amerikane qe si nje vullkan do te permbyse Berishen, Dumanin, Krajen e Co.

                      1. Jovami

                        I pafund ne Ligesi, Djallezi, Intrg, Paburrni..... epitete tamam te pershtateshme

                        1. D
                          D

                          O 1,Nanon nuk e burgosi Zefi,por prokuroria e pergjithshme me nje fare z/v prokuror qe nuk me kujtohet emri,por di qe eshte nga PATOSI,dhe tani ndodhet ne Amerike,konkretisht ne Boston.

                          1. M
                            MAJAKOVSKI

                            Eshte ne nuk gaboj Fatos Dervishi qe firmosi flet arrestin per Nanon

                          2. M
                            Malsori

                            Zefi ban si gore tani hahaah Sala të thjesi si personalitet dhe Ty ike si qeni me bisht nder shalë. Të bëhesh non grata nga America nuk eshte turp por krenari. Pthuuu rracë e keqe se dhe fyteren se ke si njeri

                            1. T
                              T

                              Saliu eshte pervers,kete njeri nuk ka ku e ze Qeni,eshte i grisur nga te gjitha anet, mashtrues,genjeshtar i paskrupullt,kriminel i lindur etj etj,habitem qe ka akoma njerez qe shpresojn ke ky maskara.

                              1. U
                                USA

                                Zefi ke respectin tim maksimal,nen rregimin fashist te Saliut ne vite 92-97 je nga te paktet qe nuk ju nenshtrove ketij krimineli,por eshte per te ardhur keq qe akoma ka njerez qe i shkojn nga pas.

                                1. X
                                  Xhuliano

                                  Zef Brozi, mbetesh ikon e asaj demokracie që prisnin shqiptarët. Berisha do të kishte vrarë si dhe të tjerë që ka vrarë. Imagjino një dështak, një urith ambasadir si Agim Nesho, që bën sot pampersat e berishës, akoma e gënjen mëndja bashk me harxhat se do jenë ministra të jashtëm. Ku ku për ta.

                                  1. V
                                    Vali

                                    Zef, je i rralle per miresi . Bota do qe ndryshe me njerez si Ti.

                                    1. T
                                      Trotski

                                      Respekte Z.Zef Brozi

                                      1. D
                                        D

                                        Flm Majakovsk,Fatos Dervishi ishte,ky ish lepiresi i haleteve te Saliut,rasat muti!

                                        Lini një Përgjigje