Arbi Agalliu i përgjigjet Manjës: Rama dhe qeveria e tjj kërkon të amnistojë zyrtarët e korruptua

23 Shkurt 2024, 16:10Politika TEMA

Arbi Agalliu i përgjigjet Manjës: Rama dhe qeveria e tjj kërkon

Në një deklaratë për shtyp, deputeti i PD, Arbi Agalliu, shprehet se ata që po kërkon PD-ja të amnistohen janë qytetarët që u ngritën në protesta për të mbrojtur të drejtat e tyre, ndërsa ata që po kërkon qeveria e Edi Ramës ndërmjet ministrit Manja janë zyrtarët e korruptuar që i vjedhin çdo ditë ata.

“Është e kuptueshme që Edi Rama dhe qeveria e tij ka vetëm një interes: si t’i bëjë presion SPAK-ut dhe gjykatave, dhe të falë zyrtarët e vet të korruptuar. Mesazhi i tyre për drejtësinë është i qartë: “Ju dënoni, ne lirojmë!” – vijon më tej Agalliu.

Më poshtë deklaratë e plotë e deputetit të PD:

A është më i fajshëm një grua, burrë a i ri që ka protestuar se kjo qeveri po i shkatërronte shtëpinë, apo zyrtarët e korruptuar që i kanë pirë gjakun këtij vendi dhe që kjo qeveri kërkon t’i amnistojë?!

Ata që kërkojmë ne të amnistohen janë protestuesit që u ngritën për të mbrojtur të drejtat e tyre, ata që kërkoi kjo qeveri janë zyrtarët që i vjedhin çdo ditë ata.

Morali i kësaj qeverie janë kriminelët që i veshi me pushtet dhe të korruptuarit që abuzojnë me pasuritë dhe paratë e shqiptarëve.

Çudi që Ulsiu, meqë qenka kaq i interesuar për protestuesit e pas 2020, nuk solli amendament për ta, por për zyrtarët e korruptuar.

Është e kuptueshme që Edi Rama dhe qeveria e tij ka vetëm një interes: si t’i bëjë presion SPAK-ut dhe gjykatave, dhe të falë zyrtarët e vet të korruptuar.

Mesazhi i tyre për drejtësinë është i qartë: “Ju dënoni, ne lirojmë!”

4 Komente

  1. P
    Pirdh o Agalliu, jo vetem por bashke me Lulin

    PD te mos beje lloqe por te nxjerre nje liste me emrat e atyre qe ajo pretendon se perfitojne... keshtu populli beson opoziten. Ndryshe populli do ta zhduke me vote kete opozite.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Poseidon

      PO OSE SKE DHE E NJE NEN QE LIRON TE KORRUPTUARIT APO KUJTONI SE E KUPTOJME VETE NE.....

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shpendi

        Ky Agalliu i Vlores , do ishte mire te permendete disa emra zyrtaresh te korruptuar qe kerkon te liroje PS-ja , se te flasesh veresie dhe pa pergjegjesi per interesa politike nuk te ben te besueshem . Mos u perdor o Agalli dhe mos harro qe je perfaqsues i qytetareve vlonjate dhe shpejt do vije koha per te kerkuar prape voten e tyre .

        Përgjigjjuni
        1. x
          xoni

          A i njifni kete Agalliun a e dini qe eshte RRK komplet....

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje