Kaosi në Kuvend/ Ambasadori i BE-së: Përplasjet ndikojnë tek integrimi, të krijohen kushtet për normalitet

23 Shkurt 2024, 15:50Politika TEMA

Kaosi në Kuvend/ Ambasadori i BE-së: Përplasjet ndikojnë tek

Me mesazhin se tensionet në parlament do të ndikojnë në procesin e integrimit, ambasadori i Bashkimit Evropian kërkon që palët të kthejnë parlamentin në normalitet. Sipas tij opozita duhet t’i rikthehet diskutimeve normale të ligjeve, por edhe duhet të krijohen kushtet që kjo të ndodhë.  Për “Ora News” ai shprehet se kuvendi është vendi ku deputetët duhet të dëgjojnë njëri tjetrin dhe ku nismat të miratohen në formën e duhur.

Tensionet në Kuvend dhe miratimi i ligjeve pa u debatuar dhe diskutuar do të rëndojnë në procesin e integrimit. Ambasadori i BE-së në Tiranë Silvio Gonzato shpreh shqetësimin e tij për këtë situatë.

ërmes mikrofonit të “Ora News” ai kërkon që jeta në Kuvend t’i kthehet normalitetit

Ligjet që kalojnë vetëm me votat e mazhorancës për ambasadorin e BE-së mbeten legjitime, por jo ideale.

Për këtë kërkon që opozita të bëhet pjesë e diskutimeve, por edhe krijimin e kushteve për ta.

Ambasadori Silvio Gonzato: “Mendoj se vendimet janë të rëndësishme, sigurisht të marra në mënyrë sovrane nga Shqipëria. Por nuk është ideale nëse opozita nuk përfshihet ose nuk përfshin veten. Duhet të krijojmë kushtet që kjo gjë të ndodhë.”

Në nëntor diplomatët e akredituar në Tiranë shprehën shqetësimin për tensionet në parlament dhe kërkuan dialog për normalizimin e situatës.

Ambasada e SHBA, Britanisë së Madhe, Gjermane dhe ajo e Italisë theksuan se palët duhet të gjejnë rrugën e përbashkët për të garantuar që parlamenti të mund të ushtrojë rolin e tij mbikëqyrës dhe të veprojë në interesin e të gjithë qytetarëve.

Por prej asaj kohe asgjë nuk ka ndryshuar, ndërsa ligjet diskutohen në komisione online e miratohen në seanca që nuk zgjasin më shumë se 15 minuta.

3 Komente

  1. B
    BE me praza standard boshe...

    Po more ambasador po, por si i behet qe ata qe shkaterojne e djegin jane vegla te putinit? Pse ju te Evropit nuk i sanksiononi disa kokra si Bardhi, Noka, Vokshi, etj pizevenga e pilivesa si pjella te nongrates ruse? Pra rini urte e mos shisni dengla me fraza standarde. Kujdes se mos shperbehet BE vete, ate shihni ju. Te fala shefave ne Bruksel qe shohin endra ne diell.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Baca

      Klishe, as mish as peshk, edhe ju edhe ata; qendrime e deklarata te njellojta ketu e 30 vjet, sa pa buke aq edhe te merziteshme. Shqiptaret mund te jene akoma te varfer, por te japin uje ne bishte te luges, prandaj lerini denglat e mashtrimet o diplomati i oksidentit. Nese vazhdoni kete avaz, gjithnje e me te pabesueshem do beheni.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Martin

        Ambasadori i BE-së në Tiranë Silvio Gonzato eshte nje "fatos i pasur" qe ka ardhur per pushime me rroge te majme ne Shqiperi dhe do te ike duke lene nje vile te bukur ne mbregun e detit Jon. Ai nuk matet dot me mafiozet e vjeter milionere te politikes shqiptare ne Kuvendin e Shqiperise. Stabiliteti i Kuvendit vendoset thjesht me miratimin e ligjit: "Kush shpallet Person Nongrata nga aleatja jone e madhe demokratike SHBA, eshte i perjashtuar automatikisht nga perfaesimi i popullit ne kete forum te larte te pushtetit legjislativ ne Shqiperi.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje