Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha tha se Sali Berisha e ka dashur PD për ta përdorur si mburojë kundër SPAK dhe kjo u pa në protestën e thirrur para disa javësh kur i’u komunikua akuza.
Sipas tij, Berisha jo vetëm që nuk përbën shpresë por nuk arrin dot as të ngrihet në këmbë për të bërë minimumin e detyrës për të cilën u thirr një protestë për të mbrojtur të parin e saj.
“Është e qartë besoj që javën e kaluar për çdo demokrat, edhe për ata që në mënyrë më fanatike shkuan pas zotit Berisha, që ajo që kam paralajmëruar para 3 vitesh doli e vërtetë. Zoti Berisha Partinë Demokratike e ka dashur për ta përdorur si mburojë kundër SPAK, si mburojë kundër përcaktimeve të tij si non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe. Dhe kjo u duk qartë në thirrjen e protestës para SPAK ditën kur iu komunikua akuza.
Siç duket qartë që ajo pjesë e PD që zoti Berisha pretendon të përfaqësojë, tashmë është e shkalafitur, e shkatërruar. Jo vetëm që nuk përbën shpresë, por nuk arrin dot as të ngrihet në këmbë për të bërë minimumin e detyrës për të cilën u thirr një protestë për të mbrojtur të parin e saj.
Kjo nuk është Partia Demokratike që meritojnë shqiptarët, kjo nuk është Partia Demokratike që meritojnë demokratët. Shqiptarët dhe demokratët meritojnë një Parti Demokratike, një parti opozitare, një koalicion opozitar i cili nuk ekziston, nuk frymon për hallet e të parit të vet, por për hallet e qytetarëve që nuk bëjnë opozitë fallco, por ditën siç e thashë bashkon votat me Ramën, e natën bën pazare me Ramën, ndërsa në ekrane bën sikur sulmon Ramën. Por që ka një alternativë të qartë të besueshme për ta nxjerrë vendin nga qerthulli i krizave të njëpasnjëshme që ka prodhuar keqqeverisja e korruptuar e Edi Ramës.
Dhe ne jemi pikërisht në rrugë të formësimit të një alternative të tillë dhe thirrjes ndaj qytetarëve shqiptarë për të braktisur një herë e mirë duopolin e Edi Ramës dhe Sali Berishës dhe për të zgjedhur për veten e tyre, për fëmijët e tyre, për familjet e tyre një rrugë të re me një program i cili u përgjigjet nevojave të tyre dhe me deputetë, me kandidat për deputetë të cilët e kanë provuar, e vepra jo me fjalë të cilët kanë vënë interesin publik, interesat e qytetarëve mbi interesat e tyre të ngushta personale”, tha Basha në një intervistë për Top News.
Lul, bashkohu me shoket, je nje bashkepunetor mevlere, por nuk ke kellqe per t'u bere udheheqes.
Martin ,kush ta ka mesuar Kate vjershe , se nga mendja jote nuk e ke . Jane profka te thena e sterthena nga plackitesit dhe mafiozet qe te kane hedhur thonjte ne fyt ty dhe gjithe ne te tjereve . Vazhdo mbahu iso , se mire do te dale ...
Politikanet shqiptare pa perjashtim jane nje çuarje dem e spermes njerezore ........