Deklaratat e ministres britanike për shqiptarët, Tabaku për mediat angleze: Jam ndjerë e kërcënuar

23 Mars 2023, 20:40Politika TEMA

Deklaratat e ministres britanike për shqiptarët, Tabaku për

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka deklaruar se është ndjerë e kërcënuar nga komentet e bëra muaj më parë nga ministrja e Brendshme britanike, Suella Braverman, lidhur me shqiptarët.

Në një lidhje me “skype” për një nga mediat angleze Tabaku kritikoi Braverman për  “veçimin” e komunitetit shqiptar.

Ajo tha se Shqipëria dhe Britania e Madhe duhet të trajtojnë së bashku largimin e shqiptarëve, teksa më tej shtoi se dhe politikanët shqiptarë duhet të trajtojnë problemin nga brenda dhe jo t’i lënë fajin Mbretërisë së Bashkuar.

E pyetur nëse komentet e Bravermanit ishin marrë në mënyrë të gabuar, Tabaku tha se ministrja ka mbajtur të njëjtin tregim për një periudhë të gjatë.

“Kam studiuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe si shqiptare jam ndjerë shumë e kërcënuar nga komentet e saj. Si politikane, më vinte keq që komuniteti i mahnitshëm shqiptar po veçohej, sulmohej dhe ngacmohej vetëm sepse kishte një problem. Ne duhet të pranojmë se ka një problem që duhet trajtuar nga të dyja palët.

Ka një problem në Britaninë e Madhe me sistemin që ekziston atje, por edhe në Shqipëri ka një problem sepse njerëzit po ikin. Rritja e shkallës së largimit të njerëzve, duhet të na bëjë ne politikanët në Shqipëri të kuptojmë se duhet trajtuar nga brenda dhe jo vetëm ta lëmë fajin në anën e Mbretërisë së Bashkuar”, u shpreh Tabaku për median britanike.

Kujtojmë se  Suella Braverman tha se vendi përballet me një “pushtim” nga njerëzit që përshkojnë me varka kanalin e Lamanshit, ku i cilësoi shqiptarët si “kriminelë”.

9 Komente

  1. L
    Lymi

    Kte zonjen e kisha pare mire ne vend te Sali UDB-ashit poooo...spo e merr mortja pushtin plak

    1. x
      xha Beqo

      goc bobe tirone

      1. K
        Koli

        Njerez Fallco.Kjo me shtepi ne Lalez,me udheheqes shpirteror Vrasesin e Janarit dhe Gerdecit,na ju hapka barku per Emigrantet ne Angli.A e ke pyetur ndonjehere Saliun sa Shqiptare u vrane me 97,dhe sa Shqiptare emigruan mbas 97 te tmershme te Saliut.Merr njehere te dhenat sa ikem mbas 97,pasraj veri fajin ketij te sotmit se perse ikin?Tabaks,shiko bythen tende,i ke bo ja 3 femije,Miljonat i ke pale,studimet i paske bo ne Angli si Kalamajte e Likes,dhe tani jep mend per Dhemokracine.Ma va,

        1. J
          Jeta

          Jorida Tabaku e nderon Partine Demokratike.

          1. D
            Demokrati

            Kjo Tabakja nderon Sali foltoren , jo Partinë Demokratike ! Po të qe ndryshe , bashkë me Alibeun duhet të ishin në terren , në kontakt me bazën , për të sqaruar situatën e krijuar e jo duke bërë gam gam nëpër zyra .

          2. M
            Muzaka i Ri

            Po mi goce po, ene greket qe po ikin masivisht nga greqia qeveria Rama e ka fajin, po mereni bejeni. me mire juve, se ju keni eksperience de, he cprisni, bejeni prape "97 ose firma piramidale.

            1. E
              Edi

              Për “97 , Trebickën , Olldashin , Gërdecin , 21 janarin - për këto je ndjerë e kërcënuar ndonjëherë ?

              1. H
                HISTORIA

                Si duket ka ardhur koha qe te kuptohet se ish mbreteresha e detrave eshte ne fundin e saj kjo kuptohet nga reagimi shume I vaket i politikaneve Angleze qe 60 vite me pare ishin gati ta ricopetonin Shqiperine sepse patì kurajon ti kunderpergjigjej marines Angleze (incidenti I kanalit te korfuzit ) ndersa sot Kryeministri Shqiptar brenda ne LONDER ua shkrepi natanti edhe pse nuk e kishte te fshehur si ISA BOLETINI.Kryeministri morì hak edhe per ARIN qe ju grabit nga Anglezet si demshperblim per incidenti e kanalit te Korfuzit . VJEN DITA MBARON AFATI VJEN DITA LAHET HESAPI. BRAVO ZOTI KRYEMINISTER .

                1. H
                  HISTORIA

                  Si duket ka ardhur koha qe te kuptohet se ish mbreteresha e detrave eshte ne fundin e saj kjo kuptohet nga reagimi shume I vaket i politikaneve Angleze qe 60 vite me pare ishin gati ta ricopetonin Shqiperine sepse patì kurajon ti kunderpergjigjej marines Angleze (incidenti I kanalit te korfuzit ) ndersa sot Kryeministri Shqiptar brenda ne LONDER ua shkrepi natanti edhe pse nuk e kishte te fshehur si ISA BOLETINI.Kryeministri morì hak edhe per ARIN qe ju grabit nga Anglezet si demshperblim per incidenti e kanalit te Korfuzit . VJEN DITA MBARON AFATI VJEN DITA LAHET HESAPI. BRAVO ZOTI KRYEMINISTER .

                  Lini një Përgjigje