Ish mbështetësja e zjarrtë e Sali Berishës, Evi Kokalari ka shpërthyer ndaj Belind Këlliçit të cilin e cilëson si kloun dhe thotë se kandidimi i tij në zgjedhjet e 14 Majit është si produkt i pazareve të pista.
Ajo thotë se në këtë drejtim ka mbivlerësuar ndershmërinë e Sali Berishës, pasi besonte realisht se ‘Foltorja’ do të sillte ndryshimin, por nuk rezultoi kështu.
"Tashti më thonë që kjo gjëja mund të ketë gënjyer dhe për masterin dhe prandaj Ministria Arsimit s'ja njeh diplomën. Po gërmoj më tej e do t'ju them.
Se si u reduktua PD e rithemelimit tek ky klloun, zoti e di. Se pse Berisha mbylli sytë dhe veshët me këtë njëri, dhe ky mister është. Që pazaret janë arsye s'ka asnjë diskutim, por sa kyç paska qënë ky pazar që këta sakrifikuan gjithë atë mund të foltores dhe më detyruan dhe mua t'ju dal kundër, është akoma për t’u parë.
Që Berisha bëri gabim që nuk reagoi dhe mbasi i kërkova ndihmë, për sulmet që ky lëtyrë lancoi ndaj meje vjet në verë, besoj se tashmë kaq e kanë kuptuar të gjithë, dhe për të qënë e sinqertë, s'kam ndërmënd ta lë të kaloj. Demokratët mos më kërkojnë më llogari pse i jam kthyer këtij gjësë, apo dhe Berishës vetë. Nëse ndonjë prej jush mendon që sulmet ndaj meje vjet ishin të justifikuara, hajde ma vërtetoni dhe do tërhiqem. Ndryshe, moral koti mos bëni sepse nuk do ta lë kurrë veten të baltosem në mënyrën se si më baltosën disa me dijeninë e plotë të Berishës, vetem se ekspozova vjedhjet dhe manipulimet e këtyre. Dhe gjë mangut nuk do t'i lë....
Tashti shoh foltoren se si po vetshkaterrohet, dhe më vjen keq që me naivitet mbivlerësova aftësitë e tij për të bërë ndryshime reale në PD, që si pasojë, do të sillnin ndryshime në të gjithë arenën politike të vendit. Në fakt aftësitë i kishte, unë mbivlerësova ndershmërinë e tij.
Si përfundim, kjo gjëja (çfarë do që ta quani) gënjeu për diplomën e gjimnazit, mundësisht masterin, gënjeu çdo demokrat prezent që votoi në 30 prill, gënjeu të gjithë ata që votuan kryesinë, gënjeu me garat e forumit rinor, mundësisht me primaret për bashki, dhe ju doni të më mbushni mëndjen që ky është më i mirë se Erion Veliaj???
Nëse prisni mbështetje nga njerëzit thjeshtë se e prezantoni si produkt të PDsë, juve ju ka ikur të gjithëve mëndja. Mua do të më vinte turp të dilja në foto me këtë, le më ta quaja pjesë të foltores. Në fakt këta me zorr e sollën tek foltorja se nuk i vinte. Ndoshta pazaret filluan që atëherë!!
Dhe uroj kjo puna e mos sjelljes së Berishës në fushatë se i bën dëm mos jetë e vërtet, sepse do ishte poshtëruese jo vetëm për Berishën, por për të gjithë ju që militoni akoma në atë parti.
Cirk të mbarë deri në 14 Maj, se ky seriozisht më kujton atë familjen që në kohën e komunizmit dilte rrugëve të Tiranës me arusha Mirën për dore, i binin darjes, arusha kërcente, dhe ne fëmijët argëtoheshim. Ky kuptohet, dajristi....", shkruan Kokalari.
Kellici eshte krimbe te ha nga brenda ngadale ngadale eshte magjyp Tirane .
O ti goca e Dr. Petritit nuk i ke ngjare babait, ai ishte burre i zgjuar dhe nuk ngaterrohej keshtu neper muhabete. Shikonte punen ne Institut, te ndihmonte kur kishe nevoje. Ti nuk i ke ngjare fare po fare. Ndoshta ke ngjare nga raca e mamase, po nuk e njoh e nuk mund te ta shaj mamane. Tani je ne moshe ku duhet te jesh e me e mençur ne zgjedhjet qe ben……
O EVI. Mos u merr me Belind Krriçin. Shif na organizo te djathtën e vertet. Tani që njohe Berishen e vertet, do ta kesh me te leht. Nuk ke pengesa.
Moj Evi ca po thua po keta vjedhjen e kane ne gen profesion ti do tjua heqesh po kush te le moj cupe.
Sado larg të kesh ecur në rrugë në drejtim të gabuar, kthehu!!!
???????????????????? BELIND KRRIÇI