Avokatja Entela Dvorani, kandidate e PD për primaret në Korçë e ka cilësuar një lloj provokimi pjesëmarrjen në këtë garë që sipas saj është e përcaktuar.
Në një intervistë për Euronews Albania, Dvorani u shpreh se primaret do t’i fitojë kandidatja Ledina Alolli.
“Nuk ka një garë të vërtetë në Korçë. Nuk jemi të tre në garë, ne jemi të tre fitues. Marrim pjesë për të mbajtur të bashkuar PD.
Unë e di çfarë ndodh nëse fitojnë një nga dy kandidatët e tjerë, por nuk e di çfarë do të ndodhë nëse fitoj unë.
Unë e di që nuk fitoj, sot do fitojë Ledina këtë gjë e di. S’e dija që kishte kaq shumë probleme, mendoja se do ishte një parti tjetër.
E kam parë PD në 92 kur u krijua dhe sot, që është pak më keq”, tha Dvorani.
...po qenke nje cike torollake. Dinja qe PD ishte parti tjeter???!!! Ne Korcen e kultures dhe tradites, kjo lloj PD nuk duhej te ekzistonte dhe te vegjetoje akoma.