Çfarë tregon mesazhi i dytë nga Londra për Sali Berishën?!

30 Korrik 2022, 17:41Politika Ylli Pata

Çfarë tregon mesazhi i dytë nga Londra për Sali

Duket se në mjedisin e opinionit publik po përjetohet një handikap i çuditshëm. Ka një polarizim të madh mes palëve, thjesht e vetëm për efekt e interes së dy figurave politike që tashmë janë të “sëmurët terminal të tranzicionit shqiptar”.

Natyrisht që bëhet fjalë për Sali Berishën e Ilir Metën; të dy së bashku kanë qenë president e kryeministra, kryetar kuvendi dhe figurat që kanë mbizotëruar këto 30 vitet e tranzicionit shqiptar.

Të cilët kanë pasur zenithet por edhe problemet e mëdha gjatë qeverisjeve, por edhe kur nuk kanë qenë në pushtet. Por prej kohësh, më ekzaktësisht prej vitit 2016, Sali Berisha dhe Ilir Meta, i janë kundërvënë një aksioni që SHBA, BE, por edhe mazhoranca socialiste e Edi Ramës ndërmorrën për të ndryshuar apo reformuar drejtësinë në vend.

Një reformë thelbin e ka në vettingun e gjyqtarëve e prokurorëve të vjetër, Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, e natyrisht SPAK dhe Gjykatën Speciale kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, dy institucione të posaçme që kanë për detyrë të merren me zyrtarët e lartë.

E së bashku me Berishën e Metën, këtë linjë e ka mbajtur edhe një enturazh mediatik në opinion, i cili e ka fryrë dhe polarizuar situatën në vend, duke sjellë si alternativë; ose rrëzimin e reformës në drejtësi, ose rrëzimin e Edi Ramës. E me këtë të dytën, menduan që të shpëtonin dhe nga e para.

E kështu u mbars për vite e vite, strategjia e konfrontimit apo e përplasjes që solli në fillim çadrën e më pas djegien e mandateve, bojkotin e zgjehdjeve vendore të 2019-s dhe dhunën para institucioneve. Dhunë që nuk erdhi vetëvetiu natyrisht por u frymëzua në panelet e darkës, pikërisht nga ata që sot bërtasin kundër ndëshkimit amerikan e britanik për Sali Berishën, apo edhe për daljen e dosjes së Ilir Metës.

Është një gjuhe e egër që bënte thirrje, por edhe bën xhanëm për një larje hesapesh “si në 97” me “kallash e me bomba”, me teoritë e “famshme” se “më mirë 3 banda se një bandë e vetme” etj.

E në këtë klimë polarizuese, jemi fiks si në fillimin e viteve 90, kur pushteti i PD-së dhe Sali Berishës polarizoi opinionin pas arrestimit të liderit të opozitës Fatos Nano. Shqipëria ishte e ndarë në dysh, e palët e lidhura me partitë kishin opinionet e tyre, kurse pjesa që është në mes kërkonte një zë më të balancuar, që të sillte një qasje më racionale dhe pa akuza e sharje. Ishte pikërisht në atë kohë, pikërisht në vitin 1993, kur erdhi në opinionin public shqiptar BBC në Shqip. E cila solli lajmin e balancuar alla bbc tipik anglez, por edhe analizën pa “libër shpie” siç e shikojmë çdo natë në panelet e darkës, ku duhet vënë që në fillim pulla e kuqe.

E këtë analizë e solli një gazetar e studiues me origjinë nga Hungaria që e njihte mirë Europën Lindore: Gabriel Partosh. “Bota që erdhi prej të ftohtit” e tij u bë në Shqipëri një best seller që në ditët e para të publikimit në shqip, por edhe analizat e tij shikoheshin nga palët e papërfshira në “përplasje” një mundësi për të kuptuar.

E sot kemi ardhur duket pikërisht në atë periudhë, ku Gabriel Partosh, pas 30 vjetësh, ka kthyer për opinionin publik shqiptar, analizat e tij të ftohta dhe racionale.

“Unë besoj se ka dy arsye kryesore që kanë motivuar vendimin e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Së pari, qeveria donte të demonstronte angazhimin e saj për të luftuar korrupsionin. Së dyti. dhe besoj se ky ishte një motiv më i rëndësishëm në rastin e zotit Berisha, autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar, ashtu si homologët e tyre amerikanë, besojnë se zoti Berisha është një forcë përçarëse në politikën shqiptare dhe në kontekstin më të gjerë rajonal. Ky vlerësim i zotit Berisha është thelluar që nga viti 2019 kur qasja e Partisë Demokratike u bë më konfrontuese me dorëheqjen e ligjvënësve të saj nga Parlamenti dhe bojkotimin e zgjedhjeve për pushtetin vendor”, deklaroi Gabriel Partosh, i pyetur për non grata-n britanike të Sali Berishës.

Qëndrimi i tij është realisht një zë jashtë palëve në vend, e që nuk vjen nga qeveritë, por nga ajo pjesë e opinionit publik që nuk ka lidhje me zhvillimet tona. E thotë, sepse e shikon në bazë të të dhënave që ai ka dhe nuk janë të pakta.

Ka gjasa që as ky zë të mos sjellë një gjykim racional në atë pjesë agressive të mbrojtësve të Metës e Berishës, por realisht Partosh nuk flet për ta, por për pjesën që nuk është palë. Për atë pjesë që në çdo shoqëri konsiderohet si “jastëku” që shmang përplasjen e madhe.

E në fakt, këtu duket se synon lëvizja ndërkombëtare që nisi një vit më parë nga Uashingtoni për Sali Berishën për ta ndëshkuar atë, që u përforcua pak kohë më parë nga qeveria e Britanisë së Madhe. Një sinjal i qartë politik që e kanë izoluar totalisht atë, por edhe kolegun e tij politik Ilir Meta, sidomos pasi ka lënë presidencën. Kjo verë e vetmisë së madhe, është një sinjal politik i një vjeshte që duket se do të jetë krejt e ndryshme se ajo e një viti më parë, ku u tentua të bëhej lojë luftash…

TemA

26 Komente

  1. O
    Oliver

    Sali non grata e ka vendin ne burg bashk me liken… jo vetem qe meritojn te tilla ndalesa por plot e plot m keq

    1. k
      k

      Mesazhi nga londra tregon se populi shqiptar eshte injorant,qorr dhe i dobet, qe shkon pas një te korruptuari me damke boterore.

      1. A
        Asd

        Populli shqiptar eshte oportunist i klasit te pare; ata shkojne ku shohin ndonje mundesi perfitimi dhe nuk u behet vone per moralin e veprimit te tyre edhe pse i njohin shume mire personazhet e degraduara te politikes.

      2. K
        Kalec Dega

        Tregon lesh, ashtu si tregon dite per dite per bagetine shqiptare, Edroge Ramazoni.

        1. D
          Dikush

          TI KALEC MOR DORDOLEC RRI URT SE NUK MER VESH ,

      3. H
        Hasan

        Si ne cdo vend tjeter korrupsioni eshte nje nder pikat kyce ku duhet te ndalemi… njejt esht dhe ky veprim ndaj berisha non grates. Ai meriton nje denim teje tmadh

        1. M
          Manjola

          saliu per cdo gje qe ka bere e meriton te jete nongrata, eshte me e pakta per gjithe krimet e bera

          1. M
            Miri

            Likja meriton te shpallet nongrata si shoku i vet, te dy kane bere pafund krime te pajustifikueshme

            1. A
              Alban

              Krimet e likes bashke me salen jane te shumta, duhet te ndalohen dhe ti largohen politikes shqiptare sa me shpejte sepse vetem dem duan te vazhdojne ti sjellin Shqiperise

              1. S
                Shqiptari

                -Jo me kot,SHBA dhe Anglia(BE) i kane shpallur te dy keta horra dhe mbeturina te komunizmit. —Jane dy njerez qe i kane bere deme te frikshme ketij vendi duke e çuar ate disa here buze gremines. —Pasi e vodhen,e dogjen,e grabiten,e shiten dhe e shkaterruan tere ate qe ishte ndertuar me gjak per 50 vjet,tani tallen se do e bejne parajse dhe do bien mrekulline ne kete vend. —30 vjet keta dy llumra shkaterruan dhe psikologjine dhe mendesine e ketij populli duke u mbeshtetur te horrat,hajnat dhe kriminelet. —Te zene ne çark nga USTALLARET matane Atlantikut,keto hafije te vjetra jane egersuar, —Nuk ka rendesi kane apo nuk kane dosje,jane apo nuk jane spiune,rendesi ka fakti qe Amerika i quan te rrezikshem per demokracine,i quan hajdute dhe kurre nuk mund te bashkepunoje me ta. —I qofte per hajer kesaj pune alla amerikane qe shqiptaret me ne fund te shkeputen nga keto mbeturina toksike te komunizmit.Besoj komedi

                1. M
                  Mand P

                  e vertete keta ja moren shpirtinhqiperise e shtyrdhen deri ne fund i vraft zoti

                2. Çekiçi

                  Denim më te vogel se NON GRATA nuk mund te ketë per keta dy hajdut dhe perdhunus te demokracisë

                  1. Y
                    Yp yp

                    He mo se na e shpife ... mjeran. Shko shkruaj per ndeshje futbolli se per analiza je krejt i paafte. Vetem tarafi yt i nis te thuajse gjitha paragrafet me lidheza. Je aq mendjemadh e trupaket saqe nuk je ne gjendje as te kuptosh as cenet e tua. Si.mund te sjellesh po te njejyin avaz vetem ti e di. "E së bashku me ... E kështu u mbars për ... E në këtë klimë polarizuese ... E këtë analizë e solli një gazetar e ... E sot kemi ardhur duket pikërisht në atë periudhë, ... E në fakt, këtu duket se synon lëvizja ..." Te gjitha keto kotesira ne nje artikull te vetem Mendo çfare skamje gjuhesore, logjike, intelektuale e shpirterore duhet te kete nje person qe shkruan ne kete nivel, pasqyra me e mire e meskinitetit te gazetarise shqiptare.

                    1. S
                      Stela Pata

                      Pirdh Mëro pirdh se kockat e ..... do të gjesh. Dje doli I korruptuar, sot prit se e ngaterruam eshte perçares, neser do paguajme 20 mln bythën e Blairit, deti I kalon Greqisë dhe Saliu del fajtori. Edvini eshte baras me dy Enveri dhe 20 Salinj per nga keqesia dhe malinjiteti qe po fut ne kete vend. Qe kur u shfaq komunisti dhe klyshi I spiuneve Edvini cdo gje eshte kunder cdo gjeje vetem per karrigen e tij. Vetem Mero ćorapja numuron eurot qe I fsheh ne çorape.

                      1. B
                        Bubuzhel Berati

                        Ne se Shqiptaret do ishin njerez te kultuvuar te emacipuar te qytetruar nuk kishte pse te ndodhte as non grata as grata e as dosjet I.M. por i kishin ndeshkuar keta plehra me vote . Eshte inacceptable te degjoshe nje komunist te bertasi poshte komunizmi dhe turma idiote ne ekstaze urraaaa . Sikur non grata te ishte i paster 100% bolle fotografia me familjen e diktatorit Hoxha nje elektorat i kulturuar nuk e votonte pasi kuptohet ka qene pjese e rregjimit diktatoriale .Rastesisht ne YouTube pashe nje passage te idiotit A .Cani ku kishte nje gjitholloge prane nje kone vockel Çurri ne mos gabohem thoshte jam Jurist Théologie Filozofe Animator Profesor Kengetar opera fliste gjuhe te huaje Kineze Greke Italiane Angleze Latine Spanjisht dhe Sénégalisht ja kalonte edhe Peco Vasilit e Zazan Gurrit thoshte : Dosjen spiunit Meta e ka bere Rama eshte e thjesht e bene dosjerin e dergone dhe kaq dhe idioti A Cani me habi e shikonte po Çurri behet te besoje e ka bere Rama ehhh me keta debila qe e konsiderojne veten intelektuale pa llogaritur injorancen poshfe ne baze pa ndihmen e europes amerikes shqiperia behet Afganistan .Rama duhet te filloje te encadre median tv shkollat te risi nivelin se me keta bajga Shqiperia rrezikon .

                        1. i
                          iliri

                          Bota del e thot ore shife se jane kriminela , shife se jane vrases , jan hajduta keta i shkojn prap nga mrapa , a loqe

                          1. p
                            pollo-12345

                            i ka ardh mesazhi qe ik nga shqiperia se ja ke ca trapin gjith shqiotareve si le ihere me marr frym m qyp muti

                            1. O
                              Orion

                              Ahahhahahaha po ky duhet te jet nongrada ne cdo vend te botes se kshu se ka te gjat me keto gjera qe ka bere,per ne burg je salee

                              1. V
                                Vlonjati 12

                                O Ylli , shume gjate shkruan , e tjer dhe e rrokullis mendimin gjate e gjate e me pak bereqet . E di besoj shprehjen , po te shkruaj gjate se nuk kam kohe te te shkruaj shkurt . Mbaje parasysh kete shprehje , se nuk kane nerva e kohe njerezit qe te te lexojne aq gjate .

                                1. A
                                  Asd

                                  Ose shkurt: Na çave Saliun.

                                  1. M
                                    Mjero kurvicka

                                    Hem,saliu u ka qire motrat

                                    1. A
                                      Anonim

                                      E ka fillume motren tende apo me cfar te permban pragu se shpellaret si sala e si ty felliqen venfin qe u shoft fara juaj ishalla e injoranteve ????????????????????????????????????

                                2. A
                                  Arber iliri

                                  E filloi vjet me 10 shtator 2021 si lufte kunder Lulit,e betua se do e zgjidhte personalisht ceshtjen e nongrates pa perfshire PD,ku jemi?Luli ka ik,Saliu kryetar i nje levizje antiamerikane.Tani ja rrasi edhe Britania po sterhiqet.Mund ta shpallin edhe vende te tjera por sterhiqet.Vetem po e shpalli Putini nongrata vej bast se terhiqet.Pa shaka.

                                  1. A
                                    Anisa

                                    ???????????????????????????????????????????????? ka frik nga putini ????????

                                  2. Z
                                    Zina(Zeqina) sallaksja gjyqtare e ndershme

                                    Kjo non grata nga çdo vend ti vije Sales dhe Likes, ata nuk pyesin fare per keto gjera??? Ne se mendojne keshtu duhet ta mbrojne veten e tyre privatisht e jo me parti??? Po une mendoj qe nuk ka çtju beje as Amerika e as Evropa? Se te dy jane shume trima.

                                    1. E
                                      Ethem Lalaj

                                      OK,Y.PATA: Fatkeqsia qëndon: 1.Si ka mundësi që asnjë politikan nuk qe në gjendje që të ABROGONTE ligjin Bezhani Mezinë 95,97..!? Për të lënë Sb dhe Im 32 vite për shqyer Shqipërinë copë..copë për të lënë më të varfërin në Europë..? 2.Si ka mundësi që Sb dhe Im Spiun 32 vjeçar të mos zbulohen dhe përjashtohen nga politika..? 3.Kush e siguron popullin se këta 2 nuk jan lidhur me agjenturat e huaja për të shkatërruar ekonomin Shqipëtare me teorinë SHOCK të tokës së djegur të 500 ekonomive mbi 350 mild.$..!? 4.Këta 2 kan firmosur ligje e vendime për kundër interesit Kombëtar..siç është shitja e Detit Greqisë nga Sb dhe Lb,etj për të cilat duhet të ket ndjekje penale..! 5.SB DHE IM kanë bërë mbi 50 krime dhe SPAK nuk po lëviz nga KOMA.Akoma do prova për mon gratën Amerikane, Angleze.Apo të gazetarit Anglez të BBS që e quan Sb faktor DESTABILIZUES në Ballkan..! Besoj deri në Shtator këto probleme madhore do veniten dhe populli do fryj syt përsëri..!

                                      Lini një Përgjigje