FOTO/ PD kërkesë për interpelancë me kryeministrin për rastin McGonigal: Ja pyetjet që duhet të përgjigjet Edi Rama

28 Janar 2023, 13:20Politika TEMA

 

FOTO/ PD kërkesë  për interpelancë me kryeministrin për

 

Partia Demokratike kërkon interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama për të dhënë shpjegime për skandalin McGonigal.
Shkresa është përcjellë zyrtarisht nga kryetari i Grupit të PD, Enkelejd Alibeaj i krahas parashtrimit të fakteve se pse kërkon këtë interpelancë urgjente, numëron dhe disa pyetje për të cilat sipas tij duhet të përgjigjet Edi Rama.

"Në këto kushte ngrihen disa pyetje, të cilave deri më tani Kryeministri Edi Rama ka refuzuar t’u japë përgjigje: (i) Kush janë personat, të cilët kanë qenë në katër takimet, e cituara në akt-padi? (ii) Cfarë është diskutuar gjatë këtyre takimeve? (iii) Si e takoi Kryeministri, zyrtarin e lartë të FBI-së, si një person privat që kishte ardhur jashtë funksionit apo si një person i dërguar nga FBI? (iv) Nëse e ka takuar si person privat, përse ka diskutuar me të cështje që lidhen me koncesionet e naftës? (v) A ka qenë pjesë e këtyre bisedimeve sulmi i stisur ndaj Partisë Demokratike për financime ruse? (vi) Si shpjegohet që menjëherë pas takimeve me Kryeministrin, agjentit të FBI-së i janë paguar 225.000 dollarë? (vii) Si shpjegohet që menjëherë pas takimeve me Kryeministrin, agjenti i FBI-së inicion hetimin penal për lobistin amerikan të Partisë Demokratike? (viii) A mundet Kryeministri të provojë se Agron Neza nuk ka vepruar i porositur prej tij, kur ka deklaruar se kishte informacion mbi lobistin e Partisë Demokratike, të marrë nga zyra e Kryeministrit shqiptar? (ix) Kush janë funksionarët e zyrës së Kryeministrit që kanë dërguar të dhëna dhe informacione për fillimin e kësaj cështjeje penale? (x) Cili ishte burimi i drejtuesve të Partisë Socialiste që flisnin për një cështje penale ndaj lobistit amerikan të Partisë Demokratike, ndërkohë që cështja ishte nën hetim dhe mbulohej nga sekreti hetimor? (xi) Cfarë natyre kanë pasur marrëdhëniet e Kryeministrit me Z. Dorian Ducka? (xii) Cila është arsyeja që ky shtetas është pajisur me pasaportë diplomatike dhe me një email qeveritar, në një kohë që ishte i angazhuar në një aktivitet privat? (xiii) Pse qeveria shqiptare ka shkelur ligjin për t’i dhënë koncesionin e tre fushave naftëmbajtëse një kompanie të lidhur me Z. Neza dhe Z. McGonigal? (xiv) Pse qeveria shqiptare i ka dhënë koncesione dhe statusin e investitorit strategjik oligarkut rus, Oleg Deripaska, pas vendosjes nën sanksione amerikane?"- thuhet në kërkesën e PD, drejtuar kryetare së Kuvendit.

Më poshtë kërkesa e plotë e Grupit të PD:


Ditën e marte, datë 24 Janar 2023, jemi njohur me akt-padinë e Jurisë së Madhe të Distriktit të Kolumbias, datë 15.09.2022, për cështjen penale Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër Charles F. McGonigal, ndaj të cilit rëndojnë akuzat penale për fshehje të të ardhurave, deklarime të rreme dhe falsifikim dokumentesh apo të dhënash.

Në përmbajtje të kësaj akt-padie përshkruhen disa veprimtari të kryera nga shtetas shqiptarë, përfshirë Z. Edi Rama, me detyrë Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, Z. Agron Neza, mik i Kryeministrit dhe Z. Dorian Ducka, këshilltar jozyrtar i Kryeministrit. Konkretisht, sipas të dhënave të akt-padisë, Z. Neza i ka paguar ish-drejtorit të kundërzbulimit të FBI-së, Z. McGonigal shumën prej 225.000 dollarë, me qëllim ky të ushtronte autoritetin e tij për të filluar një cështje penale ndaj lobistit amerikan të Partisë Demokratike. Informacionet dhe të dhënat janë ofruar nga zyra e Kryeministrit shqiptar. Ndërkohë, nga të dhënat e akt-padisë rezulton se Z. Neza dhe Z. Ducka kishin interesa të drejtpërdrejta në dhënien e licencave për sektorin e naftës në Shqipëri.

Në mediat shqiptare janë publikuara të dhëna dhe dokumente zyrtare që provojnë se Z. McGonigal dhe Z. Neza janë bërë ortakë të një studio ligjore shqiptare, e cila ishte në pronësi të Z. Shefqet Dizdari. Ky i fundit rezulton që në vitin 2018, nëpërmjet kompanisë së tij “TransOil Group” sh.a., më pas “TerraOil Sëiss” sh.a., të ketë përfituar koncesionin e tre fushave naftëmbajtëse në jug të Shqipërisë. Referuar vendimit nr. 781, datë 27.06.2019 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, rezulton se përzgjedhja e kësaj kompanie është kryer nën favorizim dhe shkelje të barazisë në tendera, duke i sjellë Buxhetit të Shtetit një dëm të përllogaritur në vlerën 300 milionë dollarë.

Faktet dhe provat e mësipërme dëshmojnë qartë se personat e përfshirë kishin tre qëllime: (i) Për Kryeministrin Edi Rama, fillimi i një cështjeje penale për lobistin amerikan të angazhuar nga Partia Demokratike; e cila më pas do të shërbente për fillimin e një hetimi penal nga autoritetet shqiptare; (ii) Për Agron Nezën dhe Dorian Duckën, përfitimi i licencave koncesionare në sektorin e naftës; dhe (iii) Për agjentin McGonigal, përfitimi i shumës 225.000 dollarë dhe të tjera fitime nga bizneset në Shqipëri. Të tre këto qëllime janë realizuar nëpërmjet mjeteve të paligjshme.

Në këto kushte ngrihen disa pyetje, të cilave deri më tani Kryeministri Edi Rama ka refuzuar t’u japë përgjigje: (i) Kush janë personat, të cilët kanë qenë në katër takimet, e cituara në akt-padi? (ii) Cfarë është diskutuar gjatë këtyre takimeve? (iii) Si e takoi Kryeministri, zyrtarin e lartë të FBI-së, si një person privat që kishte ardhur jashtë funksionit apo si një person i dërguar nga FBI? (iv) Nëse e ka takuar si person privat, përse ka diskutuar me të cështje që lidhen me koncesionet e naftës? (v) A ka qenë pjesë e këtyre bisedimeve sulmi i stisur ndaj Partisë Demokratike për financime ruse? (vi) Si shpjegohet që menjëherë pas takimeve me Kryeministrin, agjentit të FBI-së i janë paguar 225.000 dollarë? (vii) Si shpjegohet që menjëherë pas takimeve me Kryeministrin, agjenti i FBI-së inicion hetimin penal për lobistin amerikan të Partisë Demokratike? (viii) A mundet Kryeministri të provojë se Agron Neza nuk ka vepruar i porositur prej tij, kur ka deklaruar se kishte informacion mbi lobistin e Partisë Demokratike, të marrë nga zyra e Kryeministrit shqiptar? (ix) Kush janë funksionarët e zyrës së Kryeministrit që kanë dërguar të dhëna dhe informacione për fillimin e kësaj cështjeje penale? (x) Cili ishte burimi i drejtuesve të Partisë Socialiste që flisnin për një cështje penale ndaj lobistit amerikan të Partisë Demokratike, ndërkohë që cështja ishte nën hetim dhe mbulohej nga sekreti hetimor? (xi) Cfarë natyre kanë pasur marrëdhëniet e Kryeministrit me Z. Dorian Ducka? (xii) Cila është arsyeja që ky shtetas është pajisur me pasaportë diplomatike dhe me një email qeveritar, në një kohë që ishte i angazhuar në një aktivitet privat? (xiii) Pse qeveria shqiptare ka shkelur ligjin për t’i dhënë koncesionin e tre fushave naftëmbajtëse një kompanie të lidhur me Z. Neza dhe Z. McGonigal? (xiv) Pse qeveria shqiptare i ka dhënë koncesione dhe statusin e investitorit strategjik oligarkut rus, Oleg Deripaska, pas vendosjes nën sanksione amerikane?

Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër, me qëllim dhënien e informacioneve dhe shpjegimeve lidhur me pyetjet e mësipërme, në cilësinë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, në mbështetje të nenit 80, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë dhe nenit 97, pika 1 e Rregullores së Kuvendit, kërkoj zhvillimin e një interpelance urgjente me Kryeministrin Edi Rama.

 

 

FOTO/ PD kërkesë  për interpelancë me kryeministrin për

FOTO/ PD kërkesë  për interpelancë me kryeministrin për

22 Komente

  1. A
    Armand

    O shkoni me naj psikolog ju iher se lat nam cdo gje qe ndodh ne bot Rama e ka fajin

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gimi i Gaqos

      Cudi me keta karat e Alibashes. Sa here ka ndonje sher, behen bythe e breke me Saliun. Njgjiten kaq shume sa nuk e merr vesh kush eshte bytha, kusj jane breket dhe ku ngjit me nder muti qe keta vijne ere.

      Përgjigjjuni
    2. O
      Oligert

      A ju pjerdhsha trut ju se ska pun tjeter Rama vec me u mar me budalliqet e juja

      Përgjigjjuni
      1. Vjosa

        Kjo eshte porosia që ju ka dhene baba saliu të beni pak rremuje që të lani M...n me su..ë. Po krimet tuaja s'ka oqean që i lane.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Deni

          Po ikni mo turf budallenjsh

          Përgjigjjuni
          1. D
            Doni

            Ju jeni turpi i shqipris mir qe erdhi rama na nxori nga llumi qe na futet ju

            Përgjigjjuni
            1. A
              Ani

              Jybte pd merni saliun ne pyeteje per krimet qe i beri vendit pastaj dilni e flisni

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zef

                A cna keni ca koken ju

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Eno

                  Po ju te pd jeni te paret te dhen urdhra ndaj rames se mos nxirrni ndo nje here saliun ti thot te pakten me fal familjeve te atyre viktimave

                  Përgjigjjuni
                  1. J
                    Joni

                    Ju skeni mend per asgje

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      FIERI

                      Te jet i pranishem KRYE KRIMINELI ISA TOSKA ALIBE

                      Përgjigjjuni
                      1. x
                        xhemal

                        Ka 10 vjet qe ngelen rrugeve,i ka bere rama te flasin me vete se jane te gjithe gomere ,iken nga parlamenti,nga zgjedhjet vendore,e ngelen banaqeve duke shpifur e share,Jane kethyere thjesht ne nje kofine me karavidhe ndera salinità ne nje koshe me m...t

                        Përgjigjjuni
                        1. n
                          niku

                          Asnjelloj pergjigje ska oer te dhen sepse eshte i paster

                          Përgjigjjuni
                          1. b
                            beni

                            E pidh i kurves kur bejne keta te pd si te zgjuar aaaaa haapuuuu dhe hapuuuu

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Sinja

                              Filluan prap keto morrat e Saliut

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                Eli

                                Turp turp qe vetem mashtrojne keto te PD-se

                                Përgjigjjuni
                                1. o
                                  orion

                                  a cna ka gjet me ket alibeaj

                                  Përgjigjjuni
                                  1. k
                                    keshtu e kalojn kohen ne Parlament banda e Shkefdh

                                    paguhen nga taksapaguesi shqiptare kta Shkerdhata per me u marr me idiotizma te shpirura qe pjell Shpellari . robt ne pith ktij ksaj qebverria qe s'ju qit jashte politike ,sepse financohet Armiku i Shqiptareve qe nuk i kan dhen se s'i japin asgje ktij Populli vecse e Varferojne si kan bo 32-vjet me radhe ptuuuuuuuh shtet plehrash

                                    Përgjigjjuni
                                    1. U
                                      Universi shprsa ime

                                      U turren sufllaqexhinjt me dy rreshta mundohen të mbrojn liderin Duke Shar Saliun. Po kush po q për Saliun ? KY shaloku e ka dosjen te FBI në USA . Atje do përgjigjet . Sa do zgjas KY muhabet aty qëndron pytja.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. B
                                        Bajgat e kan vendin ne Stalla

                                        Cirk Majmunesh ne Parlamentin Shqipcare

                                        Përgjigjjuni
                                        1. N
                                          Ndoc rroku

                                          Nje pyetje ka lene pa bere ky Alibytha per Ramen e sa kohe ka nder mend te qendroje krye minister se i ka vene perpara Sali nongrada e nnuk kane ku futen .

                                          Përgjigjjuni
                                          1. H
                                            Himarioti

                                            Të gjithë banorët e SHQUP-it, me kryekriminelin Sali Shpellar Berisha, këtë gjakkriminelin Ali Beu dhe me rradhë, duhen zhdukur nga politika shqiptare. Janë rreziku më i madh për kombin tonë.

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje