Gogu pret homologen austriake Anna Sporrer: “Në kilometrin e fundit drejt BE-së, me mbështetjen e Austrisë”

29 Prill 2026, 20:09Politika TEMA

Gogu pret homologen austriake Anna Sporrer: “Në kilometrin e fundit

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, priti sot në Tiranë Ministren e Drejtësisë së Austrisë, Dr. Anna Sporrer, në një vizitë zyrtare që u shoqërua me takim të delegacioneve dhe pjesemarrje ne aktivitete te perbashketa. Në fokus të bisedimeve ishte perparimi i procesit të integrimit europian të Shqipërisë dhe bashkëpunimi në fushën e drejtësisë.
Gjatë takimit, ministri Gogu theksoi se vizita e ministres Sporrer vjen në një moment historik për Shqipërinë. “Jemi në kilometrin e fundit të aderimit në Bashkimin Europian – një destinacion i mohuar për një kohë shumë të gjatë,” u shpreh ai.
Ministri nënvizoi se Shqipëria ka avancuar drejt mbylljes së piketave të ndërmjetme, duke hyrë në një fazë vendimtare të negociatave, ku pritet së shpejti mbajtja e Konferencës Ndërqeveritare dhe nisja e punës për mbylljen e kapitujve.
Në këtë kontekst, Gogu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë në procesin e reformës në drejtësi dhe në rrugën europiane të vendit. “Falënderoj Austrinë për mbështetjen konkrete gjatë këtyre 10 viteve të reformës në drejtësi – një mbështetje që ka bërë diferencë reale,” theksoi ai.
Nga ana e saj, ministrja Sporrer theksoi partneritetin afatgjatë mes dy vendeve, duke deklaruar se “kemi një histori të gjatë bashkë, por edhe një të ardhme të përbashkët”.
Gjatë diskutimeve, të dy ministrat u ndalën te sfidat që mbeten në sistemin e drejtësisë, duke theksuar nevojën për të rritur aksesin në drejtësi, përmirësuar efikasitetin e sistemit dhe forcuar garancitë proceduriale për qytetarët.
Po ashtu, u diskutua bashkëpunimi konkret në projekte që prekin drejtpërdrejt qytetarët, si ndihma juridike falas, përfshirja e të rinjve juristë dhe fuqizimi i organizatave të shoqërisë civile.
Të dy palët theksuan se progresi në sundimin e ligjit mbetet kyç për avancimin e mëtejshëm të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian dhe se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vijojë në funksion të një drejtësie që funksionon në praktikë dhe rrit besimin e qytetarëve.

6 Komente

  1. S
    Sass

    Pse dhe ne ne kilometrin e fundit jemi? Fix si non grata qe ka 13 vjet dhe perseri ka ngel tek kilometri i fundit per te rrezuar Edi Ramen

    Përgjigjjuni
    1. R
      Risena Xhaja - qe spjerdh per ty Mirelke

      Tope Gogu paska bere transplant te kollares...

      Përgjigjjuni
      1. g
        galip beu

        Gogu-------->>>>> PUPAC

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gazetari

          Vdiqem me kete "kilometrin e fundit". Salehut edhe nje kilomter i ka mbetur para se te hyje ne kryeministri, ketij Gogolit edhe nje kilometer per te hyre ne Europe. Mund te me thote njeri sa i gjate eshte ky kilometri i ketyre?

          Përgjigjjuni
          1. b
            by the way

            Toni Dema Gogu, jo kilometri i fundit, por fillimi i fundit.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dursakja

              Në kilometrin e fundit ,për t'u përjashtuar me vota nga populli,PS_PD drejt fundit.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje