“Ishte tezë provë për Amerikën dhe Europën”, Ngjela “përplaset” me të ftuarit në studio: Zonjë, po foli ai, unë ika

26 Shtator 2023, 09:12Politika TEMA

“Ishte tezë provë për Amerikën dhe

Opinionet për situatën e rëndë në Kosovë ka përplasur avokatin Spartak Ngjela me gazetarin Alban Dudushi.

Ngjela hodhi akuza ndaj ndërkombëtarëve duke i cilësuar si të njëanshëm, teksa tha se numri i terroristëve nuk është 30, por 60. Kur deklarata e tij u citua nga gazetari Dudushi, avokati reagoi ashpër.

Në studion e Top Story, Ngjela tha: “Ajo që ndodhi dje në Mitrovicë, ishte një test për Amerikën dhe Europën se si do të reagonin. Serbët e panë dhe ikën me “brekë ndër këmbë”. Borrel dhe Lajçak janë të njëanshëm. Dhe zonjë, nëse këta (panelistët) më ndërhyjnë, unë iki”, tha ai.

Dudushi: E gjithë situata në veri është e majisur prej vitesh. Aty bëhen të gjitha lojërat dhe intrigat politike. Që ka pasur herë pas here ngjarje që kanë esklauar, ka pasur, kjo e të dielës natyrisht është nga më të rëndat që ka ndodhur, vrasja e policit është tragjedi, sulm nga Kosovës.

Ky është sulm terrorist dhe kjo nuk diskutohet nuk ka nevojë për interpretime. Performanca e policisë ishte nga më të mirat. Sjellja ishte perfekte, këto janë fakte, Sa i përket implikimit politik, sikurse tha Ngjela që shiten…

Ngjela: Shiko, nëse do vazhdoni të flisni, unë ika. Unë kam ardhur këtë për të bërë monolog dhe ju e dini. Nëse do vazhdoni të flisni, ika.

Dudushi: Na qenka mërzitur avokati, po lëre të flasë, se këto që po merren me dialogun e Kosovës qenkan të njëanshëm.

2 Komente

  1. K
    Komuna Llapit

    Avokati paksa pjerdhur

    1. M
      Messerschmitt

      Dudushka nuk ka takat te mposhti avokatin.

      Lini një Përgjigje