Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri foli për situatën brenda Partisë Demokratike dhe lëvizjen e tij të fundit politike.
Kulluri teksa komentoi bashkëpunimin e tij me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha tha se ka marrë ftesë prej tij që prej nëntorit të vitit të kaluar dhe kjo tregon një reflektim dhe akt politik.
Në lidhje me situatën brenda PD-së, ai tha në rubrikën “Opinion, në News24 se tashmë janë dy parti, teksa shtoi se ish-kryeministri Sali Berisha nuk arriti dot të bashkonte PD-në.
“Qëndrimi im ndaj Bashës nuk është personal, por politik. Kam qenë i qartë që zgjedhjet nuk do fitoheshin që në vitin 2021, kjo për mungesën e besimit të shqiptarëve.
Basha më ka ftuar të bisedojmë që prej nëntorit të vitit të kaluar. Ky insistim tregon se ka një reflektim serioz dhe të thellë. Prania e Kadillit si rival i Bashës është sinjal i qartë. Sot kemi dy PD, dhe jo një. Do doja që të kishte një parti. Politika është dinamike. Ajo që them unë është se ky popull opozitar që nuk e do Berishën, kanë kryetar Bashën.
Pse u ktheva në PD? u ktheva, pasi kanë ndryshuar kushtet. Ky është veprim i drejtë besoj. Basha reflektoi kur më ftoi për diskutime, kjo tregon se ka një reflektim.
Rithemelimi, më 6 mars dhe 14 maj, dështoi në mënyrë spektakolare për të rrëzuar qeverinë e Ramës. Çfarë e pengoi Berishën të fitonte në shtëpi, në Tropojë? Pse nuk fitoi? Apo në Kukës. Palët nuk e kanë parë të vërtetën në sy. Jemi në një situatë tjetër, kemi dy parti. Në momentin që Basha fton rivalët e vetë, tregon reflektim.
Berisha nuk arriti dot të bashkonte PD-në, çfarë do që të bëjë nuk fiton dot ato 100 mijë vota pasi ndarja është e qartë. Në këtë situatë me 2 parti çfarë do bëjmë? O do rrimë në shtëpi, ose do japim kontribut.”, u shpreh Kulluri.
Kullur, fakti qe Basha te thirri ty e quan reflektim?! Me fal por ju te gjithe jeni njelloje, sharlatane e te pafytyre.
Ky plehra Kllon Kolluri se ishte mik i Berishes e beri Sek. Pergj.ne Min. E Mbrojtjes me minster gjenerlin Grek te 97 Arben Imami ose perfaqsues i Ramiz Alise ne P.D - ne e Saliut. Kollur sa prona te ushtrise ke shit bashke Imamin mund te na thuash ???? Nga dole ti more njeri me ere hiene kunder Saliut.?!
O Kullur ik se te doli boja.....ik o Kullur se le nam....
Ja ç'bejne qent e Saliut,nuk i len gje te keqe e ofendime pa i thene Kullurit.
Kullur shko kthe gjene e vjedhur kur ke qene Z/Minister i Mbrojtjes, je per SPAK e jo te na tregosh perralla me reflektimet e genjeshtar-gjumashit Basha pse te thirri ty, ti bashkohet korit te laraskave ne PD e e vules.