Kryeministri Rama ka kërkuar bashkëpunim vetëm mbi baza ligjore të institucioneve që ka në varësi me strukturat e krijuara nga reforma në drejtësi si SPAK dhe BKH.
Në një intervistë për drejtuesen e revistës “Newsbomb”, Anila Basha ai shprehet i pakënaqur për faktin se në disa raste hetuesit e BKH-së shkojnë në zyrat e shtetit pa lajmëruar më parë, pa ruajtur minimumin e etikës dhe bëjnë shfaqje të shëmtuara.
“Është e vërtetë po, që duke qenë një njeri që jetoj çdo ditë si mbi gjemba dhe e nis ditën i pakënaqur me veten time, e pastaj e ngrys i pakënaqur me të tërë shtetin, nuk kam se si të mos jem i pakënaqur kur informohem për shfaqje të shëmtuara e krejt të panevojshme, të hetuesve të BKH-së në zyrat e shtetit, pa lajmëruar zyrtarisht, pa ruajtur asnjë minimum etik, pa respektuar gjëkundi faktin e thjeshtë se njësoj si ata në zyrat e tyre edhe punonjësit e tjerë në zyrat e institucioneve të tjera, bëjnë punën e shtetit, kanë planin e tyre ditor, kanë takimet, mbledhjet e angazhimet e tyre zyrtare dhe s’ia kanë borxh as SPAK-ut, as BKH-së e askujt në këtë botë, që arbitrarisht t’iu çakordojë punën e të përhapë jo vetëm në tërë institucionin, po edhe në familjet e tyre, ndjesinë e papranueshme të një represioni psikologjik”, thotë Rama.
Sipas tij “Për të marrë dosje e dokumenta apo pyetur njerëz të shtetit për nevoja të hetimeve s’ka asnjë lloj problemi e jo më pengese, siç nuk ka asnjë lloj nevoje për vizita të palajmëruara dhe asnjë lloj justifikimi për sjellje të pagdhendura. Kaq është e gjitha dhe lajmi i vërtetë nuk është që unë kam kërkuar nga drejtuesit e institucioneve “të mos dorëzojnë kollaj mjete pune e dokumenta”, sepse në këtë mes s’ka asgjë as për “kollaj” as për “vështirë”, po thjesht kam bërë detyrën time duke u thënë drejtuesve të institucioneve, se kush shfaqet si e ëma e Zeqos në majë të thanës në emër të BKH-së, duhet të kthehet andej nga ka ardhur dhe bashkëpunimi i padiskutueshëm me SPAK-un duhet të zhvillohet vetëm mbi bazën e qartë ligjore të dhënies së informacionit për qëllime hetimore apo të marrjes në pyetje të personave të nevojshëm për hetimet, duke garantuar proceset e punës dhe qetësinë legjitime psikologjike të punonjësve të administratës”.
Dmth ti po thua, jepu kohe atyre qe jane nen hetim te zhdukin provat dhe pastaj jepu dhe nje orar te te vijne ne zyre per te deponuar pasi te jeni zhdukur te gjitha provat. N.q.se e keni ideuar BKH, sipas modelit te FBI, atehere me nje vendim te firmosur nga nje gjykates FBI mund te mesyje neper zyra dhe te marre ne dorezim dokumenta, pajisje, etj. per ceshtje hetimi. Nga ana tjeter, punonjesi eshte mire te mos ngjyeje gishtat ne mjaltin e popullit, po qe se nuk do qe t'i veje BKH nga pas. Kush nuk ka bere gje, s'ka pse te kete frike. Puna aty eshte do behet, ne mos sot, neser. Nuk jeni urgjenca mjekesore qe mund te humbasin jete njerezish po qe se nuk nxitojne, zyra shteti jeni si ne cdo vend te botes.
Ke shume te drejte me kete qe thua. Mos ja vi re kryeministrit se eshte merzitur per Evisin e Arrsh. I mesyne edhe atij te shkretit pa lajmeruar fare. Skishte kohe as te fshihte 50 mije eurot qe kishte verdalle ne shtepi qe i mbante per lek xhepi. Duhet te ishte lajmeruar te pakten dy dite perpara zoteria.
Edi Rama: Ca jane keta hetues qe vijne pa lajmeruar dhe te kapin provat ne flagrance. Ku jemi ketu ne Amerike?
Qe BKH vjen pa lajmeruar eshte veprimi me i drejte dhe plotesisht profesional qe bejne. Ata jane organ i pavarur dhe askush nuk i ndal dot. Rama eshte vetem nje administrator pallati, jo pronar i nderteses.
duhet raprezalje ndaj korrupsionit force, talent dhe aftesi per ta ç'rrenjosur nga çdo qeveri dhe institution
Po pse o budalla, nga Ty urdherohet prokuroria. Kush pjerdh qe s"te pelqeka Ty!?
Ha ha , Hajde mendje hajde , ka bole prokuror ne Shqiperi ti shkoje Exit e ta kontrolloje!! Jo xhumani , jo Kraja , po as te gjithe bashke nuk guxojne as ta mendojne te levizin pa lejen e Rames. Vazhdo jeto ne realitetin VIRTUAL zotrrote.
Duhet kuptuar mire! Po thote te kunderten. Tashme zyrtarisht mund te thuhet se nuk ka me pandeshkueshmeri. Per kete, kryeministri Rama ka meriten e tij. Kryesore!
Cfare thua?? E di sa ankesa te pafundme nga administrata jote ka neper zyra. Punonjesit apo patronazhistet nuk ia ndjejne, vetem kur co urdhera ti per ato mafien qe ke krijuar ti, beni pazare me tendera dhe fondet e shtetit. Ministrat e deputet, kryetare e drejtora I nderro sikur jane sfilate mode, pa asnje lloj pergjegjesie ligjore nuk mbajne. Vetem kur i therret ose heton SPAKU veprojne : 1. Arratisen 2. Nderrim/zevendsim/shkarkim detyre nga posti (me VKM e firmen tende) Ose 1. Arrestime ( me pas arrest shtepie/burg se kerkojne kam semundje, ka femije te vegjel, pleq te semure ose gruan e semure) Pra, Ligji eshte i njejte per kedo, kush vjedh/abuzon/korrupton ne burg (ska Ahmetaj, Beqja, Manastirliu, Balluku, Denaj, Gjiknuri, Veliaj, Mazniku, Xhafa, Gonxhe, Balla, Manja etj jane te perfshire ne aferat korruptive te ndertimit kullat dhe bizneseve te pista me pseudooligarket dhe lidhja e opozitareve me Berisha,Basha, Meta) Kullat, resorte ne Shqiperi tregojne ku shkojne leket e taksapaguesve nuk ka kontroll te parave per investim neper banka, ku ekonomia eshte shkaterruar e varferuar, me keq do shkoj.
Ediiiiiiiiii ooo ediiiiii, kështu vepron edhe FBI nga të cilët kini marrë bazën ligjore mbi mënyrën e veprimit të BKH-së. Jo vetëm kaq o ediiii por ata të FBI kanë të drejtën e hyrjes edhe në shtëpinë e bardhë pa urdhër( me pak fjalë vulosin vetë një urdhër dhe masandaj u vjen urdhëri i prokurorisë i sakti)… mos o zot ta bëjnë edhe në kryeministri këtë haha. Vetë e ke firmosur mënyrën e kontrollit të bkh-së
Pra kjo eshte e verteta qe zotria jote donte te bente ligj per te kontrolluar SPAKUN dhe BGH ne po te la FBI pa ti ven topet ne bige hallall e pac zoti ymer perendia te shtymen.
Dhe pastaj thote qe beri ky drejtesine e re. Rama eshte armiku nr1 i drejtesise dhe demokracise, po c’tu beje amerikaneve
O Niku bolja o trap o budalla o idiot ,jane zyra shteti ,nuk po i pengon o bythlepires ,ai qe meret me pune te pista ,dij dhe te mari masa mbrojtese ,mor kriç do ti mbajne dokumentetst ne zyre ,e medi presin qe tju vije prokuroria ti vere prangat ,qi je peder te njohin te gjithe se ke shume vite qe shkruan