Ky nuk është operacion special i presidences shqiptare: Rama “godet” propagandën ruse për luftën nga selia e OKB

20 Shtator 2023, 17:36Politika TEMA

Ky nuk është operacion special i presidences shqiptare: Rama

Teksa Kryeministri Rama ka nisur të drejtojë seancën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, vendimi për t’i dhënë fjalën Presidentit të Ukrainës, ka shkaktuar një debat mes tij dhe ambasadorit të Rusisë në Kombet e Bashkuara.

Përfaqësuesi rus e pyeti Ramën se “mbi ç’bazë propozoni t’i jepet fjala presidentit Zelensky përpara se të flasin përfaqësues të vendeve anëtarë të KS?”

Në përgjigje Rama tha se “ky vendim nuk është një operacion i posaçëm i presidencës shqiptare por një vijimësi i një praktike të konsoliduar të këshillit, në përputje të plotë me praktikat dhe udhëzimet e këshillit”.

Rama ka ironizuar kështu qëndrimin e Presidentit Rus Vladimir Putin, i cili e konsideron agresionin rus në Ukrainë, si thjesht dhe vetëm një “operacion special”, pavarësisht dëmeve që ka shkaktuar në jetë njerëzish.

I pranishëm në sallë, Presidenti i Ukrainës përcolli me buzëqeshje falenderuese reagimin e kryeministrit shqiptar.

21 Komente

  1. P
    Pensionisti

    Po kurtiviciv me Osmenoven a rane dakort!?

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pirdhni se liroheni.

      Kar-agjozi Rama ben humor te zi dhe koqja Zelenski buzeqesh per shkaterimin e Ukraines dhe vrasjen e mijere e mijerave ukrainas qe nuk kerkojne lufte, por paqe. Paqen t'a harroje se amerikes nuk i leverdis nje gje e tille.

      Përgjigjjuni
      1. a
        armand

        Ti anonim a u lirove ndopak ?

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taulant

          Po kujt i thua paqe ti o i pjerdhur, nje Ukraine te pushtuar nga Rusia e Putinit? Kjo eshte paqja per ty mer shpellar!

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dauti

            Pirdh e pi pordhet e tua o mendje pordhe.

            Përgjigjjuni
            1. a
              am

              Eee, po s’po vdesin nga marazi ukrainasit. Po i vrasin bombat e rusëve. Hajvan.

              Përgjigjjuni
            2. B
              Beni

              Kunder luftes jemi te gjithe

              Përgjigjjuni
              1. J
                Joni

                Keni folur ashtu sic duhet

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Alban

                  Bravo Shqiperia, bravo Rama

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Luan

                    Bllokojani veton ketyre, nese nuk i bllokohet do kete pasoja akoma me te medha

                    Përgjigjjuni
                    1. O
                      O Lilo...ooo Lamja.

                      Rama "godet" propoganden ruse, c'po na shikojne site dhe c'po na degjojne veshet.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Aleks

                        Shume me vend replikat e zotit Rama bravo ????

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kristi

                          Shqiperia po e perfaqeson sic duhet me zoti Ramen vendin e Presidentit e mrekullueshme ????

                          Përgjigjjuni
                          1. F
                            Flamuri

                            Po ku ke surat ti p…. Se liroheni te komentosh Edi Ramen. Mshoi vendit aty ku je dhe kullot lopen se edhe lopa ka nevoje per nje bari te mbare dhe jo nje karagjoz????????????

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Kristo

                              Bravo Rama, nje lider i pergatitur i cili na perfaqeson ne menyre te drejte!

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Ani

                                Tragojani vendin ketyre komunistave

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  Eno

                                  Ju lumt zoti rama ju urojm suksese

                                  Përgjigjjuni
                                  1. B
                                    Ben

                                    Bravo Rama no.1

                                    Përgjigjjuni
                                    1. K
                                      Kejsi

                                      Bravo rama shume mire ja ke bere

                                      Përgjigjjuni
                                      1. O
                                        Olsi

                                        Si gjithmone me fjalet e duhura thoni

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Albgentius

                                          Rama hap syte se ruset sta zgjasin shume. Shih punet e Shqiperise jo te botes se jemi shume te vegjel per keto pune.

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje