Rama nga selia e OKB-së: Do të shfrytëzojmë takimin që Rusia të pranojë marrëveshjen për grurin

20 Shtator 2023, 16:50Politika TEMA

Rama nga selia e OKB-së: Do të shfrytëzojmë takimin që

Kryeministri Edi Ranma në një deklaratë për shtyp nga selia e OKB-së, tha se takimin e sotëm në Këshillin e Sigurimit do të shfrytëzojë për “të bërë Rusinë të rinisë nismën për marrëveshjen e grurit në Detin e Zi, që po thellon urinë në botë”.

“Është e padrejtë, ka sjell një konflikt vdekjeprurës dhe të zgjatur në kohë në mes të Evropës. Efektet e dëmshme nuk mbetet vetëm te Ukraina dhe Europa. Po kufizon ushqimin në të gjithë botën.

Duhet të kundërshtojmë atë mesazh të shtrembëruar që kërkon të justifikojë shtrembërimin dhe aneksimin. Të mbrojmë Ukrainën sot përçon mesazhin më të mirë për këdo.

Do ta shfrytëzojmë këtë takim për të bërë Rusinë të rinisë nismën për marrëveshjen e grurit në Detin e Zi, që po thellon urinë në botë”, tha Rama. 

1 Komente

  1. P
    Prec Ulaj

    Marrveshja e grurit eshte iniciative e Erdoganit, keshtu qe Edi po ben sa mundet ta shfrytezoje kete mundesi.

    Lini një Përgjigje