Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, Bardhi ende i pranishëm si kryetar grupi i PD-së! Flutura Açka largohet nga mbledhja

20 Shtator 2023, 15:50Politika TEMA

Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, Bardhi ende i pranishëm si kryetar

Ditën e sotme është mbledhur Konferenca e Kryetarëve për të përcaktuar axhendën për seancën që do të mbahet nesër në Kuvend. Në mbledhje, Gazment Bardhi pavarësisht se i shkarkuar nga Lulzim Basha si kreu i grupit parlamentar të PD-së, ishte i thirrur në cilësinë e kreut të grupit.


E pranishme ka qenë edhe deputetja Flutura Açka, të cilës Basha i ka deleguar kompetencat, për kreun e grupit të PD-së. 

Açka ka braktisur mbledhjen e konferencës së kryetarëve, ndërsa bëhet me dije se ajo ka kërkuar që të njihet nga Kuvendi si kryetare e Grupit Parlamentar të PD-së.

Ajo mori pjesë në konferencë si kryetare e komisionit të arsimit, por nuk e ka pranuar këtë rol dhe është larguar nga mbledhja që në nisje të saj.

 

6 Komente

  1. S
    Socialist i vertete

    Bravo Açka. Si duket qenkan te verteta aludimet per lidhje te fshehta e amorale politikisht mes Rames, Lindites, Saliut e Bardhit kunder PD zyrtare. Reputacioni i Rames eshte ne renie. Fatkeqesisht PS po shkon drejt fundit si PD. Si duket Berisha e Rama kane ardhur me kete mision per shpartallimin e ketyre partive. Rama do katandiset shum me keq se Berisha. Por jeta ka vertetuar se socialistet nuk pyesin per Lideret. Ata do rigrupohen dhe do shporrin Ramen. Ka elitar PS per te nxjerr nje lider. Rama te kete turp se socialistet i kane dhene vota pa kushte por beseprereve gjithnje u shihet sherri.

    1. A
      Adi

      Ti duhet te jesh marksist se nje njeri normal nuk mund te bwje kete koment

    2. j
      joel shkodra

      Ka ndonje pengese ne rregullore qe te jene te dy grupet nga opozita? Ne parlamente te botes ka grupe edhe te pavarura; nuk ka rendesi a perfaqesojne ndonje parti apo jo. Le t'i pranojne te dy grupet dhe le te quhen si te duan. Por ata qe kryesojne ne parlament e gjetke nuk duan qe te qetesohet sherri. Jane te lumtur qe e kane kete sherr ne mes te opozites.

      1. R
        Rajmond Vlonjati

        O socialist i vertete ! Para se te shkruash , njihu me rregullat e lojes se kuvendit . Kryetarin e grupit parlamentar nuk te PD , nuk e zgjedh as Lindita e as Rama . Dukesh qe je i pa informuar per keto gjera . Lulezimi eshte kryetari i PD dhe duhet te perdore rrugen ligjore per zgjedhjen e kryetarit te grupit . Vendimin tia çoje kryetares se kuvendit dhe ajo vetem zbaton vendimin e partise ne grupin parlamentar . Gaze Bardhoshja eshte shkarkuar nga partia si kryetar grupi . Ky po mundohet te beje te fortin dhe te trembe Linditen si beqir qe eshte .

        1. j
          joel shkodra

          Vlonjat, lexoje mire komentin tim. Nuk jam marre fare me zgjedhjen e kryetarit te grupit, por me pranimin e te dy grupeve nga parlamenti.

        2. X
          XXXL

          E shikoni o milet qe demokratet e vertete si tranvestitja Flutra nuk luftojne per poste por per ..... qyte-kar.

          Lini një Përgjigje