Meta uron nga burgu Vitin e Ri 2025: Mbyllim një vit shumë të vështirë, përpara kemi një malore jo të lehtë

31 Dhjetor 2024, 14:14Politika TEMA
Meta uron nga burgu Vitin e Ri 2025: Mbyllim një vit shumë të

Ky vit i ri do e gjejë kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta në qeli, ndërsa ai ka zgjedhur që prej aty të përcjellë nje mesazh urimi për shqiptarët.

Meta e konsideron 2024 si një vit të vështirë dhe plot sfida, pasi pak muaj më parë u arrestua nën akuzat për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish, ndërsa ndodhet dhe në proces divorci me Monika Kryemadhin.

'E megjithatë duhet të jemi shumë besimplotë se do të ngjitemi në majë sepse kauzat e mëdha dhe ekzistenciale, qëndresa, vendosmëria, dinjiteti dhe patriotizmi ynë e bëjnë të pashmangshme Triumfin e së Mirës ndaj së Keqes dhe Fitoren e përbashkët që po sjell ky Vit i Ri', shkruan Meta ndër të tjera.

Mesazhi i Ilir Metes:

Të nderuar qytetare dhe qytetarë shqiptarë!

Vetëm pak orë na ndajnë nga ndërrimi i viteve. Siç është zakon secili nga ne bën edhe një bilanc.

Mbyllim një vit shumë të vështirë, plot sfida të panumërta dhe beteja të përbashkëta.

Më shumë se gjysmën e shqiptarëve, në veçanti pensionistët, ky vit që po troket i gjen në varfëri ekstreme, të pastrehë, të braktisur dhe të përjashtuar nga regjimi aktual, që vrau shpresën edhe për të rinjtë.

Përpjekja e hapur dhe e dhunshme për asgjësimin e demokracisë dhe pluralizmit politik avancoi si kurrë më parë.

Përpara kemi një malore jo të lehtë.

E megjithatë duhet të jemi shumë besimplotë se do të ngjitemi në majë sepse kauzat e mëdha dhe ekzistenciale, qëndresa, vendosmëria, dinjiteti dhe patriotizmi ynë e bëjnë të pashmangshme Triumfin e së Mirës ndaj së Keqes dhe Fitoren e përbashkët që po sjell ky Vit i Ri.

Me përkushtim, dashuri dhe vëmëndje ndaj gjërave të mira dhe të bukura, me vullnet, forcë e përgjegjësi, me energji pozitive, mençuri dhe vizion ne të gjithë bashkë do ta bëjmë realitet ëndrrën e bukur të të rinjve për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa!

Nga zemra ju uroj të jetë ky Vit i Ri plot me gëzime, shëndet, mbarësi, dashuri dhe suksese për ju, familjet tuaja dhe të afërmit kudo që janë!

Gëzuar 2025!

8 Komente

  1. .
    ...

    Edi Rama, Sali Berisha dhe ilir Meta qelbesirat e Shqiprisë. SPAK jemi me ju...

    Përgjigjjuni
    1. P
      Përpara kemi një malore

      Hyp - hyp -hip-hip se dhe pak ke ! Ki kujdes se do na lesh mbrapa Vojo Kushin - Blushin !

      Përgjigjjuni
      1. r
        robi

        Leshelija e Nafije dybekut ka vdekur qysh me 14 maj 2023 kur nuk mori asnje bashki ne rang kombetar dhe vodhi apo rrembeu disa keshilltare mjerane nga foltorja e vicidolit pabesisht, poshtersisht sic eshte vete spiuni Agush 50 lekesh qe na cau trapin me kercenime me popullin e 2 marsit dhe na doli se populli i 2 marsit ishte nje balone qe u fik shpejt e nuk u ndez me kurre.

        Përgjigjjuni
        1. x
          xha jaho

          ç'jane keto urime nga Burgu ? Si mund te qendrojne "faktor" keta persona qe jane qofte Non-Grata apo hajdut te burgosur ? Keto gjana bojne vaki vetem te ne !!!

          Përgjigjjuni
          1. J
            Ja kaq

            Edhe ty Ilir gëzuar dhe për shumë vjetë akoma aty ku je. Të uroj me gjithë shpirt që edhe ky vit që vin të jetë një vitë i mbarë për ty si 2024. Ky urim të dedikohet ty, familjes tënde dhe sidomos asoj zorrës që ke për grua Monika Kryekurva.

            Përgjigjjuni
            1. k
              k

              Perse bëni jehonë këtij degjenerate të korruptuar dhe hajdut.Mund të ketë pasoja negative për rininë.Shqipëri je e dhjerë,nuk do bëhesh asnjë herë.

              Përgjigjjuni
              1. F
                Florriri dhe Monika te dy ne Burg !

                E dhjere ka qene me shekuj dhe e dhjere do te vazhdojne me shekuj.... Por hajd mo.. shyqyr ky Trimi Florriri qe te thyente carin ne mese eshte ne Burg plehra..... dhe do zoti aty rin deri sa ti dali shpirti nga bythet legenit....

                Përgjigjjuni
              2. F
                Fierakja

                Ku ka dale ky " koka e madhe"??? Ah po, ka dale ne guroren e tij ne malin e Tomorrit. Ka hipur cjapi I Skraparit ne maje te shkembit. Te vrafte Mali I Tomorrit!

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje