Kryeministri Edi Rama, ka vizituar Kolegjin e Europës në Bruzh të Belgjikës, ku ka deklaruar se sot nuk janë ditët më të mira për Europën dhe BE, teksa shtoi se duhet të ketë një plan për të ofruar garanci sigurie në Ukrainë.
“Këto nuk janë ditët më të mira për Europën dhe Bashkimin Europian. Më shumë se integrim është zgjerim. Mos harroni që BE është realiteti i parë në historinë e hartave me dy kufij; një të jashtëm dhe një të brendshëm.
Mendoj që së fundmi jemi në rrugë të mbarë, jam i sigurt që Federica është më e lehtësuar sepse e la Brukselin me një premtim të brendshëm për të mos u kthyer kurrë dhe erdhi në Bruzh për të gjetur strehë në sytë e një brezi të ri.
Europa ka nevojë për një plan, duhet të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, të projektojë rrugë të qartë për ribashkimin e Europës dhe të mbajë derën hapur për përfshirje më tej të Rusisë në një vizion të gjerë për stabilitet dhe të pozicionohet si një forcë qëndrore për diplomacinë dhe ndërtimin e paqes në skenën botërore.”, theksoi ai.
Po rri or Rame mos jep keshilla se nuk je ti nga ai kaliber te japesh keshilla, shiko konjukturen qe eshte qe te hysh ne Europe sepse per ndrysha as ne 2040 nuk do te te kishin pranuar. Hiq dore nga ai i biri i Sorosit sepse i biri i perendise i eshte qepur kemba kembes dhe shiko se mos e hashe edhe ti. Keto jane keshillat qe te jep diplomati elitar, Muc Xhepa.
Asnjë këshillë mos pranoni o njerëz, nga një hajdut me çisme…