Nga Ylli Pata
Dedikimet e Edi Ramës për paraardhësin e tij, si urime ditëlindjeje, janë kthyer në një rit periodik tashmë prej vitesh. Një rit, që më shumë se një reagim miqësor e njerëzor, është një qëndrim politik. Që duket edhe nga viraliteti që shoqëron dedikimet e “të madhit”, ku sot pati edhe një të tillë nga Ali Ahmeti, kreu i BDI-së në Maqedoninë e Veriut.
Fatos Nano, ka që në 2005-n që është larguar nga fusha politike shqiptare, ku ndryshe nga mjaft kolegë të tij duket shumë rrallë në daljet mediatike, e megjithatë sa herë që shfaqet “bën gol”. Shfaqja më e fundit e Fatos Nanos ishte pranvera e vitit 2021. Pak para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, Fatos Nano ha një intervistë “bombë” tek Fevziu ku vizatoi Sali Berishën dhe Ilir Metën me një tablo, e cila ka ngjiti aq fort, sa ai imazh ka mbetur edhe sot në opinion.
Ajo intervistë tregoi se sa e fuqishme është gjuha shqipe e përdorur nga një personazh që di ta bëjë atë mirë.
Fatos Nano, tregoi realisht peshën e tij politike, e cila nuk ishte hera e parë që ishte e rëndë, edhe pse ai nuk ishte një aktor në lojë. Në 2009, e sidomos në 2011-n, Nano ndikoi me qëndrimin e tij kundër Edi Ramës, që të rridhnin ja pak vota majtash drejt aleancës Brisha-Meta.
Çelësi i kësaj influence politike të Fatos Nanos, qëndron natyrisht tek historia e tij politike dhe protagonizmi në kohën e tij, ku ka lënë një gjurmë, e cila shikohet qartë nga një pjesë e madhe e elektoratit, i cili është bashkëkohës dhe bashkëudhëtues i rrugëtimit të tij politik.
Fatos Nano, është një nga personazhet politikë që kanë qenë disa herë në postin e kryeministrit të vendit, protagonist i epokës së ndryshimeve të viteve 90, me rol kyç në kohëra të trazuara siç ishin vitet e fundit të atij dhjetëvjeçari.
Edhe pse një politikan i “vjetër”, Nano nuk u bë kurrë dinosaur politik, për shumë arsye, por në radhë të parë se ai mishëron më shpesh dhe më mirë institucionin e dorëheqjes në Shqipërinë postkomuniste.
Fatos Nano është pjesë e brezit të rinj të ekonomistëve jo dogmatik të periudhës së fundit të komunizmit, i cili punimin e tij shkencor akademik e kreu për Bashkimin Europian që po lindte, përkatësisht Komunitetin Ekonomik Europian. Që e njohu së paku teorikisht më mirë se shumë kolegë të tij. Kjo edhe falë kontakteve dhe zhdërvjelltësisë së kuptimit të sistemit e europian, nëpërmjet know-how të tij në kulturë e sidomos në njohjen e mirë e gjuhëve të huaja; anglisht, frëngjisht e italisht.
U projektua nga Ramiz Alia për të drejtuar qeverinë tranzitore që do të sillte ndryshimet në një vend me ekonomi të rrënuar e të izoluar ndërkombëtarisht.
Nano drejtoi kontaktet e para me botën, ku zgjedhja e tij isht e qartë Perëndimi. Edhe pse i pafat, Fatos Nano udhëtoi të gjithë kryeqyttet europiane për të tërhequr ndihma e fonde për buxhetin e rrënuar shqiptar, ai kurrë nuk pati një dilemë gjeopolitike. Për ndonjë tangenciale në Kinë, Rusi, apo vendet e tjera që humbën Luftën e Ftohtë.
Në zgjedhjet e para të 31 marsit 1991, Fatos Nano arriti të fitoi garën direkte me vështirësi, ndryshe nga Ramiz Alia i cili humbi keqas. Por duhet thënë se Nano garoi në një zonë edhe sot e kësaj dite e majtë siç është Tirana e Re-sot njësia numër 5, e Alia zgjodhi zonën e Tiranës së vjetër, sot njësia numër 8.
Pasi PPSH fitoi zgjedhjet e 31 marsit, Fatos Nano u emërua kryeministër, ku ngriti një kabinet të rinjsh, por që e pati jetën vetëm 2 muaj. Ndodhi 2 prilli i Shkodrës dhe greva e minatorëve të Valiasit që kërkoinin largimin e qeverisë së Fatos Nanos. Kështu fitorja e PPSH i mbeti në fyt dhe qeveria ra në maj. Një muaj më pas u themelua PS, ku Fatos Nano mori drejtimin e partisë, duke drejtuar me një grup intelektualësh dhe profesorësh universiteti.
Gjashtë muaj më pas, Nano përballi zgjedhjet e 22 marsit 1992, kur uragani i ndryshimit solli PD-në në pushtetin e 2/3 të vendeve në Parlament dhe PS me një grup rreth 32 deputetëve. Nano, jep një sinjal politik se kujt i përketë opozita e re ish ao postkomuniste, e cila në mjaft eksponentë të saj kishte nostalgji anti-atlantiste dhe anti-perëndimore. Por Nano, pati një adresë të qatë, kur marrëdhëniet e para ndërkombëtare të PS-së i lidh me Partinë Socialiste Italiane të Betino Craxit, Partinë Socialiste Hungareze të Gjula Hornit dhe Partinë Laburiste të Izraelit të Shimon Perez. Një gur kilometric themeltar që shënoi limes-in gjeopolitik të të majtëve shqiptarë.
Ku opozita e re, ishte një forcë argumenti dhe imponimi të personazheve të rinj e të kualifikuar të drejtimit të saj. Vetëm 4 muaj pas disfatës së rëndë, Fatos Nano fitoi zgjedhjet e para vendore në vend, duke mos hyrë gjithsesi në qytetet e mëdha. Një vit më pas u arrestua nga Sali Berisha, pas një akuze të montuar që nuk qëndronte në këmbë, proces që trazoi dhe shkatërroi që në lindje sistemin e drejtësisë në vend. i cili hëngri gjykatës dhe prokurorë nga më të mirët e profesionistët. Pas 4 vjet burg të bërë në regjim të plotë izolimi, Fatos Nano rikthehet në vitin 1997 me një fitore më shumë plebishitare dhe emërohet kryeministër i vendit.
Me një shumicë të plotë për të bërë çdo ndryshimi që mundet, Nano deklaroi se nuk kërkon hakmarrje ndaj Sali Berishës, por një process politik norma në vend.
Ai formoi një qeveri koalicioni me disa forca politike, edhe pse kishte të gjitha numrat për të drejtuar i vetëm, duke i dhënë aleatëve postet kyçe në qeveri. Në këtë kohë Fatos Nano afron qarqet e rezistencës së porsalindur në Kosovë, e cila kontrollohej nga një formacion politik majtist. Përkatësisht konturet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilën e kontakton me amerikanët. Të cilët nëpërmjet CIA-s, që hynë lirisht në SHIK-un e drejtuar nga Fatos Klosi, nisën krijimin e një strategjie gjeopolitike të re në Ballkan. Ku qeveria shqiptaret ishte partnerja kryesore. Në këtë kohë, kur nis lufta në Kosove me një intensitet më të madh, SHqipëria vuan disa pasoja të këtyre turbullirave. Ku ndodhi vrasja e Azem Hajdarit dhe 14 shtatori 1998, ku Sali Berisha urdhëron trupat e tij të armatosura të pushtojnë selinë e qeverisë dhe zyra të tjera të shtetit.
Nano, në një rrezik eminent për jetën largohet për 24 orë, rikthehet triumfator, por pas një jave detyrohet të japë dorëheqjen. E kërkuar nga amerikanët. i jep kështu drejtimin e qeverisë Pandeli Majkos, në atë kohë 31 vjeç. Nuk zgjat shumë dhe largohet edhe nga drejtimi i PS-së, duke hyrë në një garë për të rimarrë kreun e Partisë Socialiste. Majko, së bashku me disa grupe të tjera fiton sigurinë për të marrë drejtimin e PS.
Garë që Nano e fitoi për pak vota. Në krye të PS-së, afron Ilir Metën në krye të qeverisë, i cili për 3 vjet fuqizohet së tepërmi. Nano, me pushtet të kufizuar nis atë që quhet “beteja për katharsis”, ku akuzon Ilir Metën dhe eksponentët kryesorë të qeverisë për korrupsion dhe lidhje me personazhe të nëntokës. Pas një beteje inkandeshente e fiton davanë dhe Ilir Meta jep Dorëheqjen. Pas një 6 muajsh kujdestari e Majko 2, Fatos Nano rikthehet në postin e kryeministrit, ku qëndron deri në zgjedhjet e 2005-s.
Në këtë kohë Fatos Nano rikthehet me një plan të ri. Jo më dhurim pushteti për rivalët e mundshëm që mbinin si këpurdhat pas shiut, por një pushtet më i përqëndruar dhe i kontrolluar. Largon Ilir Metën nga drejtimi i PS-së, e ky i fundit krijon LSI-në. Izolon Edi Ramën, që doli hapur si kandidat për kryetar i PS-së, duke krijuar një rrjet armiqsh që e futi mazhorancën në një shteg shizmash. Ku më e madhja ishte LSI-ja e Metës, me të cilin në fillim u bashkuan shumë nga figurat e larta socialiste.
Në këtë atmosferë në zgjedhjet e 2 korrikut 2005, PS nuk pëson megjithatë disfatë numerike, por PD e Sali Berishës është fituese. Me një lëvizje aleancash, mund të krijoheshin dy grupe të njëjta 70 me 70 në parlament, ç’ka pati edhe lobe që e shtynë këtë lëvizje.
Por Fatos Nano nuk preferon këtë lëvizje dhe jep dorëheqjen. Falë edhe një shtyse amerikane. Dorëheqja e Nanos është përfundimtare edhe si kryetar i PS-së. i larguar nga drejtimi, Nano kundrshton zgjedhjen e Edi Ramësn ë krye të opozitës dhe kjo marrëdhënie me pasardhësin do të jetë e acaruar deri pas vitit 2013. Nano afrohet me Berishën dhe mbështet hapur Sokol Olldashin për bashkinë e Tiranës në 2007-n. Pak muaj më pas, u kërkon deputetëve të PS-së pranë tij që të votojë Bamir Topin si President i Republikës, pasi dështon të arrijë votat për tu bërë vetë, duke konkretizuar kështu një aleancë me armikun e tij politik Sali Berisha. Aleancë që konkretizohet edhe në 2009 e 2011.
Në 2012 tenton të zgjidhet sërish President i Republikës, por Edi Rama nuk përkrah një eksperiment të tij politik. Pas asaj tentative, Fatos Nano nuk është kthyer më në jetën politike dhe del shumë rrallë politik. Edhe pse me një aktivitet të gjatë dhe intensiv, madje të orës së parë, Fatos Nano nuk u bë dinosaur duke qëndruar në fushë, kur kishte gravitet toksik ndaj tij. Dorëheqja është e personifikuar me Fatos Nanon në politikën shqiptare si pakush apo askush lojtar politik. Dinamik dhe europianist si lojtar, Fatos Nano nuk pati asnjëherë frikë të “ndajë pushtet për të fituar shtet” siç e nxori vetë si aksiomë politike. Nuk kishte frikë të ribëjë betejat politike nga e para, duke i dhënë jo vetëm PS-së, por edhe sferës politike shqiptare një ngarkesë manjetike që nuk favorizonte ujin e ndotur e moçalet politike.
I vettuar që në fillimet e tij, madje duke bërë 4 vjet burg, Fatos Nano është ndër të parët politikanë që e ka provuar në trupin e tij “luftën kundër pandëshkueshmërisë”. Edhe pse ka pasur mjaft akuza, legjenda urbane, në një jetë politike dhe private mjaft kolorite dhe të trazuar, Nano arriti që të ketë njerëzit që e duan, ata që e kritikojnë, por që nuk u urrejt nga mbështetësit e PD-së. Me të cilët pa asnjë kompleks pati një rrugëtim politik aleancash.
Pikërisht kundërshtimi që të qëndrojë në karriken e pushtetit jashtë dialektikës së forcave centrigugale rreth tij, ka bërë që Fatos Nano të jetë i pari politikan europian në Shqipëri. Dhe në kontrast të madh me rivalin e tij të vjetër Sali Berisha, por edhe mjaft kolegë të tij në PS, ku i pari ishte “I dashur mik-armik” Ilir Meta.
Ndaj ai ka imazhin e një politikani liberal dhe jo anadollak në qasjen ndaj pushtetit politik, që ja njohin jo vetëm fansat që vijon t’i ketë nga e majta, por edhe respekti tek votuesit dhe mbështetësit e së djathtës.
Mos shkruaj kaq gjate, se s’te lexon kush. Mjaftoj te lexoj emrin tend dhe as marr mundimin te lexoj c’ke shkruar.
Ndoshta duhet te lexosh pak me shume ne pergjithesi te kuptosh se cdo te thote kontradikte.
Vallaj i kam rënë shumë në qafë atëherë. Me ç'erdhi më pas, ai është pa dyshim më i miri që ka pasur pas 90a.
Nanon e glorifikojnë shpesh, çuditërisht. Për të qenë lider duhet vision dhe disiplinë. Nano mund të kish ca vision, por I mungonte totalisht disiplina dhe vullneti në punë. Një kryeminstër që më shumë preferonte të lunate bixhoz. Që I mbathi në 14 shtator 1998 (gjë që edhe mund t’I ndodhë një lideri) dhe që kurrë nuk dha garancinë se në një kohë emergjence do të luante ndonje rol. Në përballjen me një aggressor, në një luftë klasike, kundër integritetit të vendit (siç qëndron sot Zelenski) jam I sigurt që do të shpallte kapitullimin, por dhe në rast të një fatkeqësie të natyrës, zor se do të vlente për gjë. Shkurt fjala, një djalkë I perkëdhelur, që ishte I bindur se ishte më I zoti e më I mençuri ndër shqiptarët dhe që PS, bile gjithë Shqipëria do të duhej t’I shërbenin, me wiskey, gin (tonik) e me favore. Nuk qe I egër si Berisha, por nuk qe dhe nuk u bë dot kurrë lider.
E kishe shkurtuar pak mo shoku !
Sa i vjeter je o Ylldiz Daku! Te ka ngel mendja ke era e mykut, apo meqe e glorifikoi sot kryetari yt aka Mbreti Diell (the ancient Egyptian King Ra) u kujtove t’i besh ca lajka mbretit (jo Nanos). Btw, nuk e morra mundimin te lexoj pacavuren tende
Nano legalizoi korrupsionin dmth ka qenë varikarin
Fatos Nanon qe iniciatori dhe krijuesi i parë i KOSS'it (KRIMI ORGANIZUAR SHTETËRORE SHQIPTARË) që dha garancinë Sali Berishës e Ilir Meta për ndarjen e pasurisë kombëtare, si dhe mosndënshkimit financiar nga cilindo prej tyre të vinte në kryesor të Shtetit, dhe si krijuesi i KOSS'it Fatos Nano, I adiktuar nga bixhozi vazhdon jetën lukzoze ku shpenzon shuma marramendëse të mëdha nëpër kazinotë e botës, por që nuk njihet si sipërmarrës apo administrator biznesi në Shqipëri. Përshpëritet se fabrika e çimentos në Elbasan është nën varësinë e tijë ku administratorë prej vitësh merren për 4 deri 8 vjet nga vende të ndyshme të botës Suedi, Egypt, India, Italia, Turqi, etjera etjera por që asnjëherë nuk e njohin njëri tjetrin apo të jenë nga e njëta organizate, agjenci punë apo korporatë. Dhë kush është garancia dhe mbrojtësi i mosprekjes së intreresave për jetën e çthurur të bixhizit Fatos Nano's? Edi Rama. A e keni parë administratën e Edi Ramës me të vërtetë të ndëshkojë interesat financiare të Berishës, Metës, apo Nano's? Vehtëm zhurmë bën por asnjëherë me ndëshkim siç është rasti i fundit i Metës që burgun e pranon me kusht që financat mos to prekën. Për lexuesit kthehuni në kohën kur Edi Rama fitoji zhjedhjet për kryetar Bashkie të Tiranës, dhe përsëri me Gjykatë e Shtet, KOSS, dhe se lejuan të bëhej përsëri Kryebashkiak të Tiranës, por e lejuan të bëhej Kryeministër. Edi Rama ishte plotësisht i pafuqishëm të merrte Kryebashkiakun edhe pse fitoji zhjedhjet, por papritmas kishte fuqi të bëhej Kryeministër. Unë besoj që Edi Rama është aktori i rradhës në KOSS....
Tosi e nakatosi deri sa i hyri llozi????Çfarë bëri Tosi përveç asaj që pretendon ky patoku se paska liberalizuar PS. Na ngopët me këto liberalizimet: njëri partinë, tjetri tregun dhe ekonominë, tjetri lëvizjen e lirë, e me radhë, shkurt një mut i madh i liberalizuar.
Nano ishte i pari politikan ne Shqiperi qe i zhduku bandat, dhe vuri qetesine ne vend duke i hapur rrugen demokracise Shqiptare dhe per kete ai do te mbahet mend ne histori si politikani me i dashur per elektoraratin vendas
O Patok ! Nano fliste 3 gjuhë të huaja thua ti,po nuk dinte të këndonte dhe s'merte dot një valle ,dinte të lozte kumar ,të pinte sa bëhej drasë ,të merej edhe me kirva.Nano o Patok ishte një palaço pa karakter ,i kompromentueshëm , i dallavereve dhe i pa besë.Ja tha i madhi Dritëroi që je një Buf kënete dhe e vulosi.Ai për interesin e tijë tradhëtoi popullin dhe ktheu Berishën në pushtet dhe e la politikën Shqiptare me Kancer.Njëlloj si Zogu ja mbathi nga frika e Sali lushës nëpër tynele ,doli në Dajt dhe ja shtroi me raki .Të mos zgjatemi si puna jote mos e prish atë imazh që ke si gazetar ,aq sa ke ,se Nano është palaçua më i madh dhe më i poshtër i politikës Shqiptare ,Burr i degje neruar në të gjitha drejtimet .Një njeri që loz kumar shet dhe interesat dhe nderin e familjes së tijë, ai shiti SHTETIN .
Se si dreqin e quan pd të djathtë vetëm ti e di o zoti autor. Mund të më thotë njeri çfarë reforme të djathtë apo ligj të djathtë ka bërë pd kur ishte në pushtet??? As vetë pd nuk pretendon të jetë e djathtë. E nisi jetën si parti demokratike dhe po e mbyll si bandë zhelanësh, por asnjëherë e djathtë.
Nanon e thjeshte e ul pertoke fakti qe ka qene dhe eshte bythe e breke me saliun qe pret ta beje atr president e te mbyllin te dy CV e tyre te plote pa mangesi ne karriket qe kane vene bythen.
Ylli nuk na shkrove gje per Banken e Kursimeve qe nuk kerkonte asgje dhe bente leke çdo dite per shqiptaret, nga shkoi? Po kompania e celulareve? Po...? Na thua dot a hyn ndonje lek ne xhep te pronareve(shqiptareve) sot nga pasurite qe sistemoi Nano? Do thuash qe Saliu i nxori themelin. Ok. Po ky sikur ishte burre i mire? Mjere ne, o Ylli!
patë qorre mbete sado te mundehesh te hidhesh preh me preh ,,, vetem sa te perdoren gojen tender te qelbur per tjua zbutur pak bolet por jo me sh se kaq . legen i pafat dhe i veteperdorur do mbetesh o patë
Nano po qe i zgjuar mbushi xhepin me para gjasme beri burg ku beri jete pashai ne burgun e bences ne Tepelene ? E kan mbajte ne pellembe te dores kur gjithe populli kishte probleme ekonomike te shkaktuar nga keta zagare ne emer te reformave ??? Pazari qe beri saliu me nanon e shperbleu ? Keta duhen varur ne emer te POPULLIT nuk kan asnje vlere perkundrazi jane armiq te ketij vendi bashke i kane bere te gjitha te keqijat qe na kane prure ne kete derexhe ?
Me kujtohet viti 1990 kur filluan gjasme ndryshimi i sistemit dhe u ndane me dysh ,PD dhe PS te kryesuar ps nga nano Pd nga berisha me dirigjent ramiz halen? Nje loje e piset luhej ne kuriz te popullit qe ju besonte ketyre maskarenjeve qe te mernin me te mire ate klase te persekuturish shanin diktaturen figuren e Enver Hoxhes qe te beheshin te besushem ne syte e kesaj klase qe mete vertete ishin persekuruar Po nga keta nepermjet biografive , kur Enver Hoxha kishte vdekur qekur “ vrau “vehten Mehmet Shehu dhe drejtimi ne fakt ishte ne duart e Ramiz halese me gjithe nexhmijen me iden qe ta ruanin nga shendeti te mos shqetesohej ???? Populli i shkrete ke te besonte , saliun apo nanon ? Filluan percarjet brenda familjes , fisit apo kolektivit ne pune dhe perse , per mustaqet e Celo Picarit thote populli? Ti je komunist ai qe mbronte nanon , ndersa ai qe vritej per saliun demokrat ai qe Ishte neutral quhej Enverist ,e cte numerosh bemat e ketyre per lojen qe benin te dy palet , te majte e te djathte tallen bythen me njeriun e ndershem per tu pasuruar per vehte deri me 7 brezat ne emer te demokracise ??? Populli mbeti me Gisht ne goje asgje deri me sot nga ato qe u premtuan ? Ja ku jemi katandisur kokoshi nje thele djepi thate u vrane per saliun e per nanon ??? Nje urim per nanon e saliun dhe te gjithe bashkepuntoreve te kesaj loje te ndyre i pagofshin deri me 7 Breza bemat e ketij populli qe ju Besoj te dy paleve ????