“Populli i 2 Marsit” në urdhrat e zyrtarëve të Edi Ramës!

1 Gusht 2022, 18:40Politika TEMA

“Populli i 2 Marsit” në urdhrat e zyrtarëve të Edi

Nga Ylli Pata

Ilir Meta shpalli sot nga podiumi i “Partisë së Lirisë” emërimin në një post të lartë të partisë që ai drejton të zonjës Briseida Shehaj, si koordinatore për luftën ndaj korrupsionit.

Në pikëpamjen e logjikës praktike të funksionimit të partisë së Metës, apo edhe dialektikës pragmatike politike, mund të jetë një zhvillim i qëlluar. Ndoshta Meta e ka vlerësuar CV-në e Zonjës Shehaj si ekonomiste, apo edhe si politikane gjithnjë e më shumë në reflektorët publikë si përfaqësuese e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

LSI, siç dihet vdiq një ditë pas ikjes së Ilir Metës nga Presidenca dhe sa hap e mbyll sytë u krijua një parti e re, që nuk kishte lidhje politikisht me forcën që ish-“Bleta Punëtore” e Edi Ramës u largua nga PS për të gjetur një parti ku “socialistët e vërtetë” trajtohen shumë më mirë se në partinë e Edi Ramës. Logjikisht, këtë  qëndrim ish-Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve nuk duhet ta kishte pasur vetëm për vete, por edhe për socialistët e tjerë.

Gjithsesi, këtu çështja më shumë se për sistemim zyrtarësh shtrohesh politikisht. Pasi ish-Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve në mandatin e parë të Edi Ramës, e më pas zyrtare e lartë në gjysmën e një mandatit të dytë, nuk se ishte një teknokrate me përvojë mbi borderotë dhe regjistrat financiarë të shtetit, por një vajzë e re që kreu një karrierë alla trampolinë. Krejt legjitime si logjikë, madje e vlerësueshme si ambicje për të ecur përpara.

Megjithatë, në këtë rast, nuk bëhet fjalë për një rast por një fenomen, një model, një simbolikë politike që Ilir Meta i sjell “popullit të 2 marsit” i cili është ajo pjesë që nuk ka votuar për Edi Ramën, nuk voton dhe do ta rrëzojë nga pushteti.

Për ta ilustruar këtë fenomen, le të imagjinojmë sikur Ilir Meta me Partinë e Lirisë fiton zgjedhjet dhe vjen në qeveri. Vetë bëhet ose kryeministër ose Zv.kryeministër, dhe një nga zyrtaret e larta të administratës, e nuk është çudi edhe drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve apo ministre të Financave të jetë zonja Briseida Shehaj. 

“Ku është problemi këtu?!” Për t’ju kthyer një batute të ish-zyrtares së lartë që është bërë ikonike edhe në statirat televizive, realisht nuk ka asnjë problem. Megjithatë, politikisht shtrohet pyetja, çfarë do mendojë populli i 2 marsit, ai që nuk ka lënë gjë pa thënë, kur zonja Shehaj ishte e preferuara e Edi Ramës.

Natyrisht bëhet fjalë për rreshtim politik, e jo për zgjedhje kuadrosh në “Partinë e Lirisë”. Kjo parti, apo edhe parti të tjera, mund të riciklojnë dhe afrojnë zyrtarë, mbështetës, propagandistë të Ramës dikur, në një opozitë radikale ndaj tij. Por kjo mund të funksiononte në një betejë brenda të majtës ku LSI e PS bënin garë kush i merr njëra-tjetrës sa më shumë zyrtarë e drejtora. Por ka shumë gjasa, që mbështetës të PL e vetë zonja Shehaj të thotë: “Ku është problemi këtu”? E pyetja në këtë rast nuk do të ishte as retorike, do të mbetej siç është ngjizur si batutë e Portokallisë!

TemA  

16 Komente

  1. f
    flamuri

    kush e di me ca eka korruptu likja hahahah

    1. J
      Jorgo

      Po kjo briseida ca bo kshu shko nga fry era femer budalle fare

      1. h
        hasan

        i bien tmires me kemb disa njerez njejt si kjo idjotja qe shkoi te likja floriri

        1. S
          Sara

          A ca mashtrusje na doli dhe kjo

          1. A
            Alda

            Sa femer e paftyr kjo

            1. a
              arqile

              Kjo femer injorante kuptohet per vete se te tjereve ju r..... trapin.Shkon pas like floririt priteni kur ti baskenfjtet sales .Rruga i qofte e lete. ..

              1. M
                Muhameti

                Prisni nja 6 muaj kur ta zere me hu Monika se do behet xheloze.

                1. a
                  arqile

                  Kjo ka qene dhe eshte turp i botes.Duhet thene se edhe rama nuk beri zghedhje te mira te kuadrove ralle goditi ne shenje dhe kjo jo se mungonin njerzit e ditur ne kete vend te varfer.

                  1. P
                    Pandi M.

                    Sakte e thot zoti Pata qe ketu partite shohin ti marrin njera tjetres „figurat“, sidomos Rama e ka akoma fiksim kete. „Blerja“ e fundit e Rames ishte Ciljeta! Mjerim i madh per shoqerine tone, te pakten ka akoma njerez qe mbarojne vete nje universitet, ska nevoj as ky palo shtet per nje si Balluku qe nuk eshte gje tjeter vec nje Brizi e lodhur nga vitet…. E keqja qendron tjeter kund. Qe kjo kaste politike dmth Rama-Berisha-Meta i kane vene kapak sistemit dhe thone sistemi jemi NE. Keta zgjedhin anonime dhe i katapultojne ku duan per qellimin e tyre. Keshtu qe Brizi i artikullit eshte vetem nje rast ilustrimi i kohes qe jetojme. Dhe me e bukura eshte qe kjo treshja Rama-Berisha-Meta nuk i besojne vetes qe akoma nuk jane ne burgje!

                    1. O
                      On

                      Fytyra e Rames. Kur u be drejtoreshe porosite e Ranes zbatoi per 3 vjet. Hoqi sa mundi njerez, shkaterroi institucionet sa mundi, shkaterroi sistemin sa mundi. Nje jane thjeshte u jane prishur interesat. Brisi ben mire te flase per ato 3 vjete ....

                      1. V
                        Vlonjati 12

                        Ky Likja ndryshimin nga LSI ne PL e ka miratuar ne gjykate apo jo , se mos e peson si Sali mavria qe ka edhe s’ka parti e bredh rrugene si qeni i leshuar nga zinxhiret ?

                        1. T
                          Tedi

                          kjo Brisida ka qene dashnorja e Edi Rames per nje kohe te gjate

                          1. T
                            Tedi

                            kjo Brisida ka qene dashnorja e Edi Rames per nje kohe te gjate

                            1. G
                              Gimi me tha per mua aty te 700-cja

                              Cfare zyrtare e larte eshte kjo ?? Zyrtare te larte si kjo bej cdo mengjes . Shpejt do cfryet si llari dhe kjo ....do shikoj qe sdo kete pagim sic mendoi dhe shpejt do mare vrapin se detyra e larte shoqerohet me page te larte ....e keni pyetur se sa merte Brisi ?? Mori dhe burrin ne qafe tani dihet rruga po nuk u pagua , dihen lamashet ...dava lamashi eshte dhe kjo ....vajti per te regulluar vetullat dhe nxori syte ....per pak padroni i saj do mari titullin e madh "NON GRATA "..pastaj do shikojme Brisin te vervitet nga PD-ja Me cfinanca do ta paguaj Partia e Lirise kete ?? Ata nga buxheti shtetror marin shum me pak se cmernin kur benin festa te cfrenuara ne Jale ....se mos mendoni se parate e Jales i jepte nga xhepi Monika ?? Kjo , u tregua me idjotja .....po behet fjale per shume idjote ...ske se cthua , kjo eshte jeta sot , cdo hedhesh , do presesh ......

                              1. K
                                Kalec Dega

                                Mao Ce Duni i Surrelit kurre nuk gabon kur zgjedh Tigra dhe Shtangiste per te drejtuar shtetin dhe vendin me te perbuzur dhe te prapambetur ne Evrope. Evrope.

                                1. K
                                  Kar Kalec Dega

                                  I tha mamase tende ti zinte vendin kesaj , Brisit .....po mamaja jote qe e zene ....bashke me Evin Kokpalarin ia marin me zor pallen ne goje Trumpit .....e pre sta ka fajin Mao Ce duni i Surelit , ta ka fajin karaputana mamaja jote ......thuaj te presi zakonin e keq se do mbete pa nofulla ....do te futi ne shpenzime ...dylber i Janulles

                                  Lini një Përgjigje